Donato Bilancia, monstra e Ligurias

18 Gusht 2015, 20:51Bota TEMA
Donato Bilancia, monstra e Ligurias

Krimet e parë i kreu në ambientet e kazinove klandestine që Bilancia frekuentonte, i shtyrë nga dëshira për të shlyer humbjet e pësuar në tryezën e lojërave të fatit. E pësuan Giorgio Centanaro, bosi i lojërave të fatit dhe Maurizio Parenti bashkë me bashkëshorten Carla Scotto. Eshtë ajo viktima e vetme për të cilën Donato “është penduar”, siç e ka pohuar vetë më vonë.

Më tej, Bilancia e zhvendosi shënjestrën për nga prostitutat, “gjuetinë” e të cilave e nisi në 15 mars 1998. I zgjidhte me një kriter: të vriste të reja me kombësi gjithmonë të ndryshme. Ditën e Pashkës së 1998 ndodhi vrasja e parë e pasagjeres së një treni, rastësore dhe pa asnjë vlerësim logjik, e cila u pasua nga një e dytë. Zgjedhja e trenit ndoshta vinte prej një plage të vjetër të Bilancias: në vitin 1987, vëllai i tij ishte vetëvrarë duke u hedhur në binarët bashkë me të birin 4 vjeç.

U zbulua prej një viktime që ai besonte që kish vdekur (dhe që realizoi një identikit të saktë), si dhe deklaratat e personit që i huazoi Mercedezin e zi me të cilin lëvizte. Rrethi u ngushtua vazhdimisht përreth tij deri në ditën e arrestimit, në 6 maj 1998. Tetë ditë më vonë bëri një rrëfim të plotë të të gjithë krimeve, në një deklaratë të gjatë që u rregjistrua në disa kaseta. Pas 36 dëgjesash ku ai nuk u paraqit asnjëherë, Gjykata i dha 13 dënime të përjetshëm, duke hedhur poshtë tezën e paaftësisë totale mendore. Paolo Bonolis e intervistoi në televizion në prill 2004 dhe me temën e tij është realizuar edhe një film: “Plumbi i fundit” (2005).

Bota.al

1 komente në “Donato Bilancia, monstra e Ligurias”

  1. Paqesori says:

    Nuk e kuptoj aresyen me te cilen keni botuar kete shkrim…..per ta marre shembull ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje