Ligjvënësit rusë janë duke i quajtur stërvitjet më të mëdha ajrore në Evropë, të cilat po kryehen nga vendet e NATO-s, më shumë si kërcënim, se sa si stërvitje mbrojtëse.
Në këto stërvitje po marrin pjesë rreth 5,000 ushtarë nga 11 vendet e NATO-s, që do të fluturojnë mbi Gjermani, Bullgari dhe Rumani.
Ato kanë nisur nga 15 gushti dhe do të vazhdojnë deri më 13 shtator.
Në njoftimin e 18 gushtit të ushtrisë amerikane, thuhej se këto stërvitje kanë për qëllim demonstrimin e “gadishmërisë së lartë” për të mbajtur “një siguri të lartë në Evropë”.
Por Vladimir Komoyedov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes në Dumën ruse, ka thënë se përgjigja e Russië ndaj këtyre ushtrimeve, është se do të mbajë forcat e saj “në gadishmëri”, raporton REL.
Konstantin Kosachyov, kreu i Komitetit për Çështje Ndërkombëtare në Këshillin Federal, ka thënë se stërvitjet janë nxitje për përshkallëzim të luftimeve në lindje të Ukrainës.
“Këto stërvitje, të kryera nga NATO-s, janë të barasvlershme me kryerjen e një operacioni për të mbuluar apo mbështetur një tjetër aventurë të Kievit”, u shpreh ai.
Ai tha se këto stërvitje, më shumë e minojnë sigurinë në Evropë, se sa e rrisin atë.
O putin me naton ka fjal pak more bastarr a i ke mushe breket plot
Pas putinit vjen “Hitleri” ne Rusi
Te keqen te Putinit!!!!
Ti palla ja ke gjet emrin vetes perfekt. E meriton
S’duhet stërvitje për luft
o pallosh ke te drejte,rusia e ka frike naton,sepse eshte edhe shqiperia anetare e natos.muhahahaha