Rama në Vjenë: Nuk jemi rajoni i Jezu Krishtit. Jemi rajoni i Shën Tomasit. Nëse nuk prekim, nuk besojmë!

27 Gusht 2015, 00:14Politika TEMA

Nga Edi Rama

Mesa duket Aleksandri trajtoji pjesën “fast”, kurse unë do trajtoj atë “furious”, duke filluar që nga gjëja e parë që dua të vë në dukje. Jemi të lumtur që po takohemi me Shoqërinë Civile, por kjo nuk do të thotë se u desh të vinim në Vjenë që ta bënim këtë, pasi ne e bëjmë gjithë kohës, diçka të tillë. E kemi bërë çdo ditë për shumë vite me radhë.

Do isha i lumtur të shikoja ne dhe shoqërinë civile, së bashku, ndërsa nuk i themi njëri-tjetrin në Vjenë se kush po bën një punë të paqme dhe kush jo, por se çfarë ne, të gjithë së bashku, duhet t’u themi Ju, Komisionerit, BE-së çfarë ata mund të bëjnë më mirë për ne. Kjo do ishte diçka e mirë, sepse unë do doja që Komisioni të dëgjonte çfarë ka për të thënë Shoqëria Civile, jo vetëm për se sa keq gjërat shkojnë këtu apo atje, por edhe sesa keq ndjehen ata për BE-në. Kjo është diçka që po ashtu duhet të dëgjohet.

Së dyti, dua t’ju them, dhe ju vetë e dëgjuat, është një vend, Serbia, që po lufton fort për të dalë nga një gjendje e gjatë stanjacioni dhe të zgjidhë një sërë problemesh, por prapë bëhet fjalë për -1, -0.5, 0.5 dhe pastaj 1. Dhe unë nuk kam ndërmend t’ju them ju se Shqipëria është shumë më mirë, 2 pikë e ca, dhe pastaj diçka pikë 2, sepse gjithë kjo krahasuar me atë për të cilën njerëzit kanë nevojë është zero pikë ca. Jemi në një moment që duhet të kuptojmë diçka, ose duhet të bashkohemi të gjithë bashkë ose s’mund t’ia dalim.

Shikoni çfarë po ndodh me azilkërkuesit, ata po shkojnë nga Serbia, ata po shkojnë nga Shqipëria, ata po shkojnë nga Maqedonia…Ata po shkojnë nga i gjithë Ballkani. Pse? Sepse të rinjtë nuk kanë kohë të presin akoma për një dekadë ose dy dekada të tjera. Ne nuk jemi magjistarë dhe nuk mund realizojmë për ta, në këtë moment, atë çka ata aspirojnë, çfarë ata shikojnë dhe çfarë modeli gjerman ofron dhe çfarë BE përmes televizionit, tek e fundit, ofron.

Ne duhet të punojmë së bashku.

Në këtë aspekt procesi i Berlinit ka qenë një mundësi fantastike. Kemi qenë atje së bashku vetëm një vit më parë dhe shikoni se çfarë ka ndodhur. Kemi harxhuar vite të tëra me një rrugë të shkurtër dhe tani për një kohë të shkurtër kemi bërë një rrugë të gjatë. Fakti që takohemi të dy bashkë me Aleksandër Vuçiç nuk është më një fakt historik. Është vetëm rutinë. Askush nuk do të shkruajë nesër “ata u takuan”, si ai më pa mua apo si e pashë unë atë. Ata do të thonë: Çfarë sollën nga ky takim? A ka ndonjë gjë më shumë për xhepat tanë, apo bëhet fjalë vetë për qëllimet të mira? Ky është thelbi. Ne duhet t’i japim substancë Procesit të Berlinit, sepse ekonomitë tona po ecin përpara. Nuk kam ndërmend të mërzis të nderuarin Zv. Kryetarin e Parlamentit, Presidentin e Fondacionit Erste, Shoqërinë Civile, gjithë të nderuarit e tjerë që janë të pranishëm këtu, duke thënë se çfarë progresi kemi bërë, sepse kjo do ishte shumë e mërzitshme për ta, për të mos thënë acaruese. Unë nuk kam ndërmend t’ju them se sa progres kemi bërë. Unë thjesht do them se Ballkani ka nevojë për një qasje strategjike nga Europa.

Nëse politikisht ne e kemi një qasje strategjike, që ka filluar të jetë e dukshme para një viti, tani kjo qasje na duhet financiarisht.

Një pikë të thjeshtë;

Ne kemi ndërmarrë reformën e sistemit arsimor. Kaluam nga një sistem universitar, i cili ishte i gjithi i bazuar në parimin ‘shko në universitet bëhu jurist’. – Ne “ia dolëm me sukses” të kishim numrin më të madh të juristëve për metër katror në Europë, – një sistem që krijoi qindra universitete private që nxirrnin juristë, pse jepnin para dhe jo për faktin se shkonin në shkollë. Kaluam në një sistem që është dual. Ne duam të aplikojmë në Shqipëri modelin dual-gjerman të arsimit profesional. Kjo për t’i dhënë arsimit profesional një rëndësi dhe peshë më të madhe.

Për dy arsye;

E para, sepse do të kualifikojë forcën tonë punëtore, do të krijojë vende pune reale, do të bëjë që investitorët e huaj të ndihen më të sigurtë teksa vijnë në vendin tonë.

E dyta, sepse këta njerëz mund të shkojnë dhe të punojnë rregullisht në Gjermani ose në vende të tjera në Europë ku këto vende pune janë shumë të kërkuara.

Një vit më parë u përpoqëm që të flisnim për këtë çështje, përpara Procesit të Berlinit, por nuk u konsiderua shumë interesante. Ndërsa sot, kjo duhet të jetë çështja.

Gjithë landet e Gjermanisë po vuajnë kaq shumë nga kjo valë -sigurisht, ne nuk jemi pjesë e pjesës më të madhe të valës. Ne jemi pjesë e pjesës më të vogël të valës. E kam fjalën për Ballkanin. Pasi pjesa më e madhe vjen nga vende të tjera. – Të paktën për Ballkanin ata munden thjesht të adoptojnë dhe marrin në patronazh shkollat tona profesionale dhe kjo nuk është e kushtueshme. Sigurisht që duhen para, por kjo është shumë më pak e kushtueshme sesa gjithë pasojat. Për të financuar një sistem dual në Shqipëri dhe në rajon, jo vetëm në para, por edhe në dije, dhe për ta bërë sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke bërë kështu dy gjëra;

T’u themi të rinjve, “s’keni pse të shkoni aty dhe pastaj t’ju kthejnë mbrapsht. Ju duhet të keni profesionin tuaj, dhe të provoni shansin. Mund ta provoni këtu dhe atje.”

Por gjëja më e rëndësishme është se kjo gjë do i’u japë njerëzve një perspektivë.

Një e dhënë: Përpara hyrjes në BE, në Bullgari vetë 14% e njerëzve thoshte se donte të rrinte në Bullgari. Gjithë të tjerët donin të iknin. Ju e dini se sa shumë janë larguar nga Bullgaria, Rumania, për të mos përmendur vendet e tjera. Është kjo një përgjigje për të ndenjur në këtë hapësirë të ndërmjetme?! Sepse, ne tashmë jemi vende kandidate. Kandidate është si të thuash ‘dua të martohem, por s’ekziston akoma dikush që do të martohet me mua’. Ndaj, duhet të shkojmë më tej, të çelim negociatat. Sepse çështja është që t’u themi njerëzve: Vendi ynë është në Europë. Europa ka rregulla. Ne duhet të luajmë sipas këtyre rregullave. Por në të njëjtën kohë, luajtja sipas rregullave nuk do të na mbajë ne në një gjendje frustrimi dhe izolimi. Loja sipas rregullave do të na bëjë pjesë të një fushe më të madhe. Përmenda fushën, përpara lojës së futbollit, sepse nuk kam ndërmend të luaj.

Dua të them shumë thjesht se kam pasur shansin të jem në të dyja anët. Kam qenë në Shoqërinë Civile, duke urryer faktin që isha në një rreze prej 100 metrash me këdo politikan, dhe më pas u bëra më keq sepse fillova të merrem me politikë.

Kam një pyetje. Nuk mendoni se po krahasojmë të pakrahasueshmen? Në kuptimin që, nuk mendoni se ka një ndryshim strukturor në shoqëri që na detyron të ndryshojmë disi pamjen e shoqërisë civile si një rrjet OJQ-shë? Sepse sot ne jetojmë në një hapësirë ku praktikisht shoqëria ka më shumë zë falë rrjeteve sociale. Rrjetet sociale kanë bërë të mundur që më shumë njerëz sesa profesionistët e workshope-ve, seminareve dhe konferencave, të thonë atë që mendojnë. Dhe s’mendoj se jemi të pandjeshëm ndaj tyre.

Jemi më të ndjeshëm sot se sa gjeneratat e tjera të politikanëve, jo sepse ne jemi njerëz më të mirë, por sepse ne jemi të detyruar t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Pikërisht për faktin se opinioni publik sot ndërtohet më shpejt nëpërmjet instrumentesh që janë krejt ndryshe. Ndaj, unë do isha i kujdesshëm në përkufizimin e Shoqërisë Civile sot, si shoqërinë civile të viteve ’90 që kemi në mendje, ose atë të 10-vjeçarit të parë të 2000-ishit. Disa OJQ mblidhen dhe veprojnë. Shumë mirë. Nuk them se ato janë demode, por po them se bëhet fjalë për një koncept më të gjerë.

Së dyti, Shoqëria Civile ka gjithnjë bindjen se mund të rregullojë qeverinë. Nuk mendoj se qeveria duhet të rregullojë shoqërinë civile. Atë që ne mund të bëjmë, duhet të bëjmë dhe po bëjmë është të krijojmë kushtet më të mira për liri dhe mundësi ndërlidhjeje. Ajo ç’ka kemi bërë për shembull në Shqipëri është se në çdo proces vendimmarrjeje, për çdo ligj, njerëz të shoqërisë civile, jo vetëm OJQ, por edhe grupe interesi, janë dëgjuar. Numri i dëgjimeve që bëhen sot në parlamentin shqiptar po bëhet i madh. Ndonjëherë është dhe tepër i madh.

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje, mendoj se ne nuk kemi asnjë problem në lidhje me këtë. Dua t’ju bëj me dije se me qeverinë serbe ne po punojmë. Për shembull nuk është se presim që të vijë ekspertiza nga gjetkë. Po punojmë, po mendojmë sesi t’ia dalim. Falënderoj Komisionerin Hahn për ndihmën e madhe që ka dhënë, sepse ai na ka ndihmuar shumë me eksperiencën e tij në bashkëpunimin rajonal dhe njohuria e tij ka qenë bekimi ynë në këtë rast. Por, unë dua të them thjeshtësisht se ky proces ka bërë një mrekulli politikisht, dhe kjo falë Europës. Nëse ne jemi sot këtu dhe jemi në një skenar të tillë, kjo para një viti ishte krejt e pamundur të imagjinohej. Tani kjo është diçka normale. Ky është aspekti tërheqës i projektit Europian, dhe kjo na ka bërë të gjithë ne që të sillemi mirë me njëri-tjetrin. Nuk është se u bëmë engjëj. Jemi, siç tha miku im i dashur Ministri i Jashtëm i Bosnjës, jemi të lumtur që nuk kemi më çështje të hapura, ndaj dhe le të flasim për ekonominë. Por askush të mos mendojë se nuk jemi të aftë të kemi çështje të hapura përsëri.

Ne duhet të forcojmë ekonominë. Njerëzit duan rezultate. Ne duhet të përballemi me buxhetet që kemi, me tavanet buxhetore që kemi, me rregullimet fiskale që duhet të bëjmë mbas shumë viteve anarkie financiare, me detyrimet që kemi dhe është e pamundur që të realizojmë gjysmën e aspiratave që njerezit kanë. Ndaj nuk bëhet fjalë që të shikojmë Brukselin si burim parash, bëhet fjalë për ndëthurje. Imagjinoni sikur Gjermani të mos ishte bashkuar menjëherë. Imagjinoni sikur t’i kishin thënë Gjermanisë Lindore: duhet të arrini standardet dhe pastaj të shikojmë sa jeni përmirësuar etj., nuk do të ishte Gjermania që është sot. Sigurisht, nuk po them se ne duhet të evitojmë standardet, duhet të evitojmë prioritetet, duhet të evitojmë gjithë procesin e integrimit, sepse është shumë e dobishme për ne. Është i vetmi mjet modernizimi që kemi.

Por në të njëjtën kohë duke thënë që nuk duam të jemi BE që nesër, duam të jemi “E”. “B”-ja do vijë me kalimin e viteve, por të paktën të bëhemi “E”. Njerëzit që jetojnë në Ballkan duhet të ndjejnë se janë “E” dhe se më vonë do të bëhen “B”, dhe pastaj BE, por duhet ta shikojnë këtë. Dhe për çfarë po flasim?

Me Aleksandrin kemi folur qysh në fillim për rrugën Nish-Prishtinë-Durrës. Po flasim me Malin e Zi dhe Kroacinë për “Korridorin Kaltër” dhe për shumë projekte të tjera. Nga pikëpamja monetare është zero pikë diçka në raport me potencial financiar, por në pikëpamjen e efektit që do të sjellë në rajon, nuk bëhet fjalë thjesht për infrastrukturën e tij, por për shpresën e tij dhe për ekonominë e tij.

Komisioneri Hahn tha diçka shumë të rëndësishme. Ky nuk është një rajon që gjendet diku jashtë Europës, është në mes të Evropës. Çfarë do të thotë të lidhësh Kroacinë e Jugut, Malin e Zi dhe Shqipërinë nëpërmjet Korridorit të Kaltër? Do të thotë të lidhësh në fakt vetë Europën, sepse Sllovenia, Kroacia dhe Greqia nuk janë të lidhura duke qenë se ky korridor mungon. Cdo të thotë të lidhësh Nishin, Prishtinën dhe Durrësin. Do të thotë që porti i Durrësit do bëhet porti i të gjithëve. Ne duam shumë t’i shikojmë këto gjëra. Në të njëjtën kohë ne do bëjmë punën tonë dhe mendoj se duhet të ecim më shpejt në drejtim e ndërtimit të sjelljes sonë si pjesë e Europës, duke pasur një bashkim ekonomik, duke hequr gjithë tarifat dhe gjithë pengesat, çdo lloj burokracie, që do na duhet t’i heqim kur të jemi pjesë e Europës. Ne mund t’i bëjmë tani. Askush nuk na pengon. Ne do të vazhdojmë në këtë mënyrë, por në fund nuk duhet të harrojmë se njerëzit do duan të prekin rezultatet në mënyrë që të besojnë.

Nuk jemi rajoni i Jezu Krishtit. Jemi rajoni i Shën Tomasit. Nëse nuk prekim nuk besojmë

26 komente në “Rama në Vjenë: Nuk jemi rajoni i Jezu Krishtit. Jemi rajoni i Shën Tomasit. Nëse nuk prekim, nuk besojmë!”

  1. Arber Arjan 100% i paster says:

    Ndertimi i rruges Nish-Prishtine-Durres eshte krejtesisht kunder cdo interesi shqiptar.

    E vetmja gje qe do vije nga ndertimi i kesaj rruge ( qe pretendohet te ndertohet nga BE-ja, sepse Servia eshte shtet troke) eshte qe do shtohen mallrat serve ne tregun shqiptar, dhe do fuqizohet ekonomia serve dhe do dominohet tregu shqiptar, pra rruge anti kombetare.

    Tani normalisht, po te funksiononte ekonomia shqiptare sic duhet dhe te mos kishte ligje anti kombetare si ligji i tokave ‘7501’ dhe po te mos ishin shkaterruar 150 fabrika ne 1991-1993, bujqesia shqiptare do ishte 10 here me prodhuese dhe krejtesisht e industrialzuar duke rritur shume GDP-ne e shtetit dhe numrin e te punesuarve, plus qe fabrikat do kishin industrializuar Shqiperine dhe do kishin punesuar 200,000 njerez, ndoshta edhe me shume, emgrim nuk do kishte, do ksihte shkolla dhe universitet te sakta dhe meritokraci etj etj.

    Ne fund te fundit, servia vetem miell dhe ushqime eksporton, produkte qe ne mundemi shume mire ti prodhojme dhe biles eksportojme masivisht vete.

    ‘ Nuk ka pse porti i Durresit te jete porti i te gjitheve’, kjo eshte e pa logjikshme dhe kunder sovraniteti ekonomik te Shqiperise, qe te behet skllave e BE-se dhe FMN-se, asgje me shume se kaq.

    Shqiperia as nuk do kishte nevoje te futej ne BE, sikur ju politikane te shkerdhyer dhe pasardhes te ish elites komuniste nuk do kishi aplikuar gjithe keto ligje kunder kombit dhe te mos kishit krijuar kete oligarki te bazuar ne shvatje dhe rrjepje.

    Ne nuk kemi nevoje per rrgen Nish-Prishtine…. Korridori i Adriatikut na lidhe me gjithe Europen per te esportuar mallrat tona, me ate rruge ne fuqizojme vetem servine qe qe eshte krejtesisht shtet anti shqiptar ne gen, histori dhe identitet. Nuk ka paqe me servet, sepse eshte njeoj sikur te ksh nje bombe me sahat ne shtepi.

    Kuptojini keto gjera kaq te thjeshta o Shqiptare, kuptojini njehere e mire!!!

    1. US says:

      Ik ore pirdhu. Te q…. llogjiken. Ca do ti, korridor Durres-Prishtine-Damask-Bagdad? Rrace m….

      1. Koco Kokedhima says:

        Nish -Prishtine-Durres.eshte rruga e Kombit.Kalon vec ne teritor shqiptar.

    2. Hil says:

      Jam i habitur per, ket shprehje te besimit Kreut te shtetit ton; qe nuk po flet Bujar Nishani ; Per, Kryeministrin ton. Qe, une mund ti bej nje pyetje: Si mund te besoj ne premtimet tua, pa par, veprat tua? Ti a do te gezoheshe, ne se populli Shqiptar te zgjodhi, depotet edhe kryminister? A te besoi ky popull, se ti po vendos mirqenje edhe, po e pastron nga krimi, duke burgosur te varferit ? Une, i besoj trinis Atit Perendi, Birit (Jezus Krishtit), Frymes Shenjt ( Ngushlluesit), qe e shoh ne Frym, ente-vertet ! Qe do te thot; I lumtur eshte ai qe beson ne Lavdin e Hirit te vetmlindur te Perendis Atit pa par; Une jam i lumtur, o Kryeminister; dhe pse jam disa vjet pa pune edhe i dhunuar fizikisht edhe psikoligjikisht e verbale per shkak te besimit te inatosu prej disa pushtetarve, qe un jam nje Ungjillor biblik; nga premtimet tua per pune dhe sme dhe, per shpi dhe skam, per drejtesi ne gjygjsor dhe nuk mu dha ! Keto jan te verteta qe une te besova pa par, ralizimet tua dhe te votova ! Mu pergjigj ! Apo, ……….. !

      I’m surprised to kets expression of faith ton head of state; He was not talking Bujar Nishani; For, Prime tons. That, I can ask a question: How can I believe in your promises, without par, your works? You will rejoice, if he chose the Albanian people, warehouses and kryminister? I have to believe these people, that you will set mirqenje even if cleans crime, imprisoning the poor? I, I believe in God the Trinity Father, Son (Jesus Christ), Holy Spirit (Ngushlluesit), you see the Spirit, organizations-really! Which means; Happy is he who believes in the glory of the grace of God the Father vetmlindur without par; I am happy, my Prime Minister; and though I am working several years without even physically abused even the verbal psikoligjikisht; Your promises to work and SMEs and, for defamation and misery, for justice in the judicial and the granted just not! These are truths that I may have believed without par, your e gove and voted! Replied! Or ………..!……………………………………………………………………………………………………

  2. feniks says:

    Perse genjen edhe te huajt,o kryeministri yne sikur ti i degjon OJQ-te apo grupet e interesit??
    Perkundrazi,ti je MOS PERFILLES,mendjemadh duke injoruar Kushtetuten dhe ligjet e shtetit!
    Ke dy vjet,qe NUK KE BERE ASGJE per te ndrequr PADREJTESITE E BERA PER 25 VJET nga te gjitha qeverite PD-PS,perfshi edhe ty keto 2 vjet!
    Nuk thone kot qe BARK NGOPURI NUK E KUJTON BARK PANGOPURIN!!!
    Ne ish ushtaraket kemi 25 vjet qe nuk marrim as 50% te pensionit tone sipas STATUSIT TE USHTARAKUT!
    Bile per 3 vjet rresht,1996-1998 nuk na kane dhene asnje qindarke pension!
    Sipas ligjeve kriminale ANTIKUSHTETUESE te Sali Berishes,qe nga 2009 e deri sot na mbahen cdo muaj nga 20% te pensionit te pleqerise se na kane shpallur DEBITORE!!!
    A KA KRIM ME TE SHEMTUAR SE KAQ:T’I MOHOSH BUKEN E GOJES USHTARAKEVE DHE FEMIJVE TE TYRE qe tere jeten e kaluam maleve,ne debore e shi dhe shopnim ne shtepi 2-3 dite ne muaj???
    Ti zoti kryeminister e ndertove KESHTJELLEN TENDE NE SUREL prej disa milion eurosh vetem me 2 vjet kryeminister,ndersa shumica jone kane tere jeten qe jetojne me qira se ti dhe koleget e tu NUK E ZBATUAN KURRE STATUSIN qe te na jepnin KREDI LEHTESUESE PER SHTEPI ose ndonje cope nga repartet ushtarake qe u grabiten nga politikanet e radhes,sic ju dhane dyqanet shitesave,makinat,trasktoret,kombajnat etj pperdoruesve,tokat fshatareve etj,ndersa ne ish ushtarakeve nuk na dhate as….NEVOJTORET E REPARTEVE!!!
    MALLKUAR QOFSHI,SUNDIMTARE TE SHQIPERISE!!!
    Gjaku dhe djersa e mohuar per 25 vjet nga ju,u befte HELM per ju e femijet tuaj,qe ta kuptoni me mire se sa KRIM keni bere me ne ish ushtaraket!!!
    KURRE MOS NA E DHENSHI TE DREJTEN TONE!
    E dime se jetojme ne KAPITALIZEM,qe eshte sistemi i PADREJTESIVE SHOQERORE,EKONOMIKE etj per te varferit dhe PARAJSE per POLITIKANET!!!

    1. Thjesht....Pacient says:

      “Majtas, majtas, majtas…”!
      Kur themi Partia,
      kuptojme Qeverrine,
      Kur themi Aleanca
      nenkuptojme LSI-ne!”

  3. Petrit Zela says:

    Me ne fund,po vertetohen parashikimet e mia..E dim qe shum politikane,
    apo dhe ekonomiste mundet tiu kundervihen,me absurditetet e tyre pa fund me qellimin e turpshem,per tiu kundervene -triumfit- tuaj te pa diskutushem,ne realizimin aspiratave, per te cilet aq shum shqiptaret
    kane luftuar nder shekuj por kurre nuk I arriten.Ndersa sot shqiptaret
    jane me krenar se kurre,pikrisht dhe votuan per PS-en dhe LSI-n dhe sot aleanca juaj deri ne kete moment,ka arritur dhe do te arrije suksese
    spektakulare,sidoemos ne ndertimin e ligjeve te drejtesise….

  4. Gjini prej Shkodre says:

    Ç’do rruge sjell zhvillim dhe ne se zhvillohet nji pjese e territorit te Ballkanit rruget transmetojne zhvillimin edhe ne pjeset e tjera.Sa ma shume rruge,pra sa ma shume lidhje aq ma shume bashkepunim dhe ma shume zhvillim.Ato qi jane kunder rrugeve jane kunder zhvillimit.Ato qi jane kunder bashkepunimit jane izolacioniste dhe antieuropiane.

  5. Nikoja says:

    Une nuk di shume per bujqesine apo per disa probleme qe munde te hasin bujqesia por per sa i perket kesaj rruge une jam i bindur se shqiperia dhe shqiptaret do te fitojne .Nje plak i urte thoshte hape nje dyqan edhe nese nuk fiton mos u merzit se dikush ka me ardhe ne dyqanin tende e ka shume mundesi me harru Torben (strajcen ) epra ti ke me fitu dicka .Tash nese porti i Durresit e me shume mundesim i Shengjinit kane me pase hymje dalje te shumta patjeter qe do te cojne edhe fitimin e ketyne qyteteve e si rrjelloj tuj iu shtu taksat , etj etj etj parja do levize dhe ekonomija shqiptare do eci perpara .Per kete une (personalishte ) i jap te drejte KM .Gjdo e mire eka nje te keqe por edhe nje ekeqe e ka gjithmone nje te m ire e kajhere edhe ma shume .P:o Cfare ransijet ka nese Serbet fitojne apo jo e ransishme ashte nese ne fitojme dicka ???nese jo ashte problem .Nese ne fitojme 5 e Serbi fiton 7 pak ransi ka se ne pa ato 5 jemi apo jo ?

  6. tanit says:

    fjale te bukura dhe trasta bosh.

  7. petro says:

    Bla bla bla…E para e punes qe te shkosh ne Europe duhet te denosh Enverin dhe enverizmin, si teori dhe praktike.Administraten tende , nga lart – poshte , si ate te meparshmen e zoteron paaftesia, diplomat e blera, mentaliteti enverist i luftes se klasave, korrupsioni, fobia ndaj kultures perendimore shfaqur ne refuzimin e djemve dhe vajzave qe kthehen nga universitetet pernedimore si dhe pushimi nga puna e atyre qe jane kthyer.Po nuk u kuptua(kuptuar eshte), por po nuk u pajtuat me mendimin se ata do ta kryejne transformimin e administrates ne sherbetore e popullit dhe jo rrjepese e tij, Shqiperia do te shkoje poshte e me poshte.Ka me mijera shembuj(oficeri i lerte i policise ne Vlore i rifutur ne polici me precedent penal) qe e tregojne kete.Ndaj Kryeminiister i vendit tim, mblidhe mendjen, nuk e mashtron dot Europen me fjale te bukura , kur realiteti flet ndryshe.Mblidhi zagaret qe keni vene neper poste dhe jepu udhezime te qarta, paekuivoke.Atokonkurse qe keni vene ju jane per te qeshur.Uluni e shikoni cilet i drejtojne.Nuk drejton dot katra dhjeten o kryeminister drtshkurter.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ‘mentaliteti enverist i luftes se klasave’….petro me pelqeu replika juaj e goditur,mendoj qe gjerat jane te kthjelleta dhe duhet ti themi ashtu sikurse jane per hir te se vertetes…
      populli yne i thote nje fjale qe ‘nuk behet dot jevgu nishanlli’ ose ‘nga ferra nuk del dot trendafili’…edi rama eshte nje person fotozhenik dhe me humor por nuk mund te nxjerri shqiptaret nga mizerja ku e zhyti regjimi i enverit (ku bente pjese edhe babai i edit) dhe pasardhesit e tij ramiz,fatos, PD,PS etj etj.. pra keta jane pikerisht virusi qe nuk e le shqiperine te ngreje koke sepse keta vazhdojne pikerisht luften e klasave por kuptohet e kamufluar dhe e ‘moderuar’…edi duhet ta kuptoje qe ne ate tryezen ku u ul dje nuk u ul te bente humor me batutat e tij thua se popullin e kishte rregulluar dhe punesuar ne rregull,qeverria e saliut ishte komplet e degjeneruar dhe e degraduar por kjo e rames po del akoma me e felliqur,statistikat tregojne qe shqiptaret po largohen masivisht me keq se ne 90 ndersa kryeministri yne na paska orekse per humor…si mund te kesh humor kur ti qeverris ne saj te koalicionit me nje hajdut te dale boje si mos me keq qe ti vete e akuzove kur ishe opozite? si mund te kesh humor kur ti e dergove turmen ne 21 janar si cjapin tek kasapi dhe vete argetoheshe nga distanca? si mund te kesh humor kur ke bere nje liste te gjate me akuza per saliun dhe tani i ke ‘harruar’?….atehere automatikisht kuptohet qarte qe ti nuk ke ardhur ne pushtet per te miren e ketij populli qe po qan dhe ulerin nga mizerja dhe qe te votoi…..ti paske orekse per show dhe per humor…

  8. tirona says:

    Ku injorant kujtoni se eshte politikan e investimet qe mendon BE Jane si rezultat i punes se tij. Sigurisht qe nje dite Europa do ti hedhe syte nga ne per te mos patur keto probleme qe po ju krijojme por po kaq e sigurt eshte qe zhgenjimi me kete lloj specie kryeminister do ti vonoje investimet.

  9. Egzon says:

    Problemi me Edi Ramein eshte qe nuk ju pergjig asnje pyetjeje por bente spiritozin. Vucici u tregua shume me serioz.

  10. eklipso says:

    Do funksionojë ndoshta ca kohë kjo mënyra e kërkimit të parave me shantazhin e azilkërkuesve por ngrihet mbi mendimin se bota janë budallenj.
    Është poshtërsi të përdorësh popullin tënd për të lypur botën.

  11. 01vlora says:

    Te lumt Edi Rama njeriu me vizion qe mundet rregulloi Shqioerin respekt.

  12. besa says:

    Nje BRAVO te madhe per Edi Ramen. Na nderove z. kryeminister. Finally.

  13. zoro says:

    edi rama si berisha . diktatora. na i shpifen .

  14. Kol Tivari says:

    Ky, (Rama), i ka hypur me të vërtetë kallamit…???!!! Kujton se është vërtet “lider i Ballkanit”, jep “mëndje” e direktiva si Enveri…! Dhi e krimbur, bishtpërpjetë…!!!

  15. ed says:

    Perpara se ti japesh mende BEse beje detyrat e Shepise se po digjet. Nuk e shikon tymin e flakes se varferise. Se shikon qe shqipetaret duan sa me pare te lene vendlindjen jo per rroga me te mira por nga varferia e skamja.

    Standartet bejne prioritetet dhe jo e kunderta o nastradin. Edhe pak do marresh titullin e Magjistarit te Ballkanit.

    Si mundet te kerkosh pershtatjen e standarteve te BEse kur ne Shqiperi nuk ke asnje emerues me BE!!!!!!

    Ske faj, merr shembull nga Greqia qe si borxhlije kercenon ata qe e mbajne me para ne jete.

    As mos dil nga shqiperia pa bere detyrat e vendit. Leri keto perralla Rama se nuk je largpames.

  16. Moisi Golemi says:

    jesh!! Pa doreza.

    Atij turkoshakut aty lart, qe kritikon autostraden Nish-Prishtine-Durres, dhe qe thote qe “S’ka pse te jete Durresi port i te gjitheve”, dua t’i them nje gje:

    Hapja e ketij korridori, Nish-Prishtine-Durres, behet per te menjanuar portin me te madh te Ballkanit, Selanikun. Arteria kryesore e te cilit eshte korridori Beograd-Shkup-Selanik. Me krijimin e Ni-Pr-Dr, atehere ajo arterie thahet dhe Durresi behet porti kryesor i Ballkanit, dhe pike lidhese edhe e Europes Lindore me BE Juglindor. Dhe Greqia humb pike strategjike dhe para. Te cilat do fitohen nga Shqiperia.

    A e more vesh tani, o kungull kanali? Ik ha bakllava tani!

  17. Hil says:

    Jam i habitur per, ket shprehje te besimit Kreut te shtetit ton; qe nuk po flet Bujar Nishani ; Per, Kryeministrin ton. Qe, une mund ti bej nje pyetje: Si mund te besoj ne premtimet tua, pa par, veprat tua? Ti a do te gezoheshe, ne se populli Shqiptar te zgjodhi, depotet edhe kryminister? A te besoi ky popull, se ti po vendos mirqenje edhe, po e pastron nga krimi, duke burgosur te varferit ? Une, i besoj trinis Atit Perendi, Birit (Jezus Krishtit), Frymes Shenjt ( Ngushlluesit), qe e shoh ne Frym, ente-vertet ! Qe do te thot; I lumtur eshte ai qe beson ne Lavdin e Hirit te vetmlindur te Perendis Atit pa par; Une jam i lumtur, o Kryeminister; dhe pse jam disa vjet pa pune edhe i dhunuar fizikisht edhe psikoligjikisht e verbale per shkak te besimit te inatosu prej disa pushtetarve, qe un jam nje Ungjillor biblik; nga premtimet tua per pune dhe sme dhe, per shpi dhe skam, per drejtesi ne gjygjsor dhe nuk mu dha ! Keto jan te verteta qe une te besova pa par, ralizimet tua dhe te votova ! Mu pergjigj ! Apo, ……….. !

    I’m surprised to kets expression of faith ton head of state; He was not talking Bujar Nishani; For, Prime tons. That, I can ask a question: How can I believe in your promises, without par, your works? You will rejoice, if he chose the Albanian people, warehouses and kryminister? I have to believe these people, that you will set mirqenje even if cleans crime, imprisoning the poor? I, I believe in God the Trinity Father, Son (Jesus Christ), Holy Spirit (Ngushlluesit), you see the Spirit, organizations-really! Which means; Happy is he who believes in the glory of the grace of God the Father vetmlindur without par; I am happy, my Prime Minister; and though I am working several years without even physically abused even the verbal psikoligjikisht; Your promises to work and SMEs and, for defamation and misery, for justice in the judicial and the granted just not! These are truths that I may have believed without par, your e gove and voted! Replied! Or ………..!……………………………………………………………………………………………………0673933486 Gjegjan Bashkia Puke/ Prefektura Shkoder.

  18. Tema says:

    Katolikt dhe ortodoksit jetojn më mir se ateistët në vëndin ton

  19. Petrit Zela says:

    Naiviteti tek nje pjese e mire e komentuesve,eshte mjaft I dukshem por me shum I demshem..Mundohen te komentojn dicka,por nuk thone asgje.Po
    nuk njojte rrealitetin, detyrimisht do te mashtrosh vetveten dhe te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje