“Boom” i tregtisë me Gjermaninë, renditet partneri i katërt

29 Gusht 2015, 19:00Politika TEMA

Vizita e kancelares Angela Merkel në Shqipëri  më 8 korrik është pasuar nga një boom shkëmbimesh tregtare mes dy vendeve.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në korrik Gjermania është renditur partneri i 4 më i rëndësishëm i vendit tonë, me 5.9% të totalit të shkëmbimeve tregtare.

Ndërsa më përpara, renditej i gjashti, raporton Ora News.

Kështu, sipas të dhënave zyrtare për periudhën janar-korrik të këtij viti, eksportet tona drejt tregjeve gjermane kapën  vlerën e 4.3 mld lekëve, nga 3.4 mld që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa importet vlerësohen në këtë 7 mujor në 20.2 mld lekë, nga 18 mld që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm gjatë muajit korrik, eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 54% ndërsa importet me 22.1%, duke shënuar edhe rritmin më të lartë të rritjes nga të gjitha vendet e tjera me të cilat Shqipëria ka bërë tregti.

Gjermania është motori që udhëheq ekonominë europianë dhe të gjitha vendet e rajonit tonë synojnë krijimin e urave të bashkëpunimit me të si një udhëheqje e sigurt drejt një rritje të qëndrushme ekonomike, gjë që u pa edhe në samitin e Vjenës.

8 komente në ““Boom” i tregtisë me Gjermaninë, renditet partneri i katërt”

  1. Tema says:

    Popullsia jon ësht sa e një qyteti gjerman ndaj jo panikut vazhdues

    1. Diar says:

      Ne itali dhe greqi e di se jeni duke ber boom me brek qe prodhoni per talion e grek, Po… ne gjermani qfare po eksportoni lale, kur shqiperia nuk prodhon asgje, prej nga ky boom,

      1. 30082015 says:

        ne male nuk e gjen dot, por zbrit ne fusha ta kuptosh CFARE ( jo qfare) po eksportohet

  2. Gjirokastriti says:

    Po cfare i keni keto bam e boom???
    Ketu varferia eshte ulur kembekryq njerezit e marin buken me list
    Ngelem duke lepire gjithe jeten
    Beni dicka ketu se nuk te jep dikush falas gje

  3. RILINDJA e vdekur says:

    boooommm varferi bom varferi hahaha

  4. flamur says:

    I keni fut dhe makinat e përdorura në importe. Ne na thanë hiqni doganën për makinat e BE e për vete po deshe ta marrësh makinën në Gjermani të detyrojnë që përveç 19% tvsh të paguash dhe 15% taksë importi dhe pastaj edhe pse makina është prodhuar në Gjermani dhe ka qëndruar vetëm 6 muaj jashtë BE të detyrojë dhe ti bësh tëra kontrollet sikur e ke sjell nga Kina që në fund mund të shkojnë nja 5 mijë euro. E kështu ta bën makinën nga 15 mijë euro në 25 mijë dhe ti ske rrugë tjetër po ta shesësh e të blesh një tjetër. Se kështu e ka globalizimi ne dërgojmë bimë medicinale e shalqinj e ata na shesin rangalla të vjetra në prag vdekjeje që ndyjnë rrugët e mbushin me blozë mushkëritë e fëmijëve.

  5. nostradamus says:

    Po ne kohen e ”arte” te Salehmit o ‘gjirakastrit’ sa e merrnin buken me
    liste ????? Cfare mjerani je !!! Nga Selaniku tatepjete sic ka qene do te
    jete !!! Te pasurit gjinje e me te pasur dhe te varferit gjithenje e me te
    varfer….!!!

  6. Kol Tivari says:

    Na çatë bythën me këto “bam e bume”…! Mbetët duke gënjyer e duke lëpirë, gjithë jetën…! Siç duket “në eksportet” drejt Gjermanisë, llogariten dhe njerëzit (në peshë), që kërkojnë azil në Gjermani…Hahahahahahahaha…!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje