ISIS dështoi të shkatërrojë qytetin antik të Palmirës (FOTO)

31 Gusht 2015, 16:58Kulturë TEMA
ISIS dështoi të shkatërrojë qytetin antik të

Tempulli antik i Bel në Palmira mund t’u ketë mbijetuar shkatërrimit të grupit terrorist të ISIS, pohojnë zyrtarët sirianë.

Banorët përreth raportuan përpjekjet për ta hedhur në erë temupullin, një nga ndërtesat më të veçanta antike në gjithë Sirinë të shtunën, pak ditë pasi imazhet e nxjerra tregonin një  shkatërrim total afër Tempullit Baalshamin.

Por të dielën, kreu i departamentit kombëtar të antikave të Sirisë tha se “informacioni i përkohshëm” sugjeron se struktura më e madhe ende qëndron në këmbë.

“Kjo tregon se çdo dëm i bërë ishte i pjesshëm dhe struktura bazë është ende në këmbë”, tha Maamoun Abdulkarim për BBC.

Qysh nga nisja e konfliktit në Siri dhe themelimit të Shtetit Islamik, terroristët kanë shkatërruar shumë vepra të lashta, pasuri botërore e historisë së njerëzimit.

1 komente në “ISIS dështoi të shkatërrojë qytetin antik të Palmirës (FOTO)”

  1. pjatalarsi says:

    Keto bomba nuk jane fundi i Palmires, simbol i kultures antike, por fundi i ISIS-it, kesaj kerme cnjerzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje