Aksioni i Tatimeve/ Ja gjobat për bizneset. Blerësit gjobiten me 1 mijë lekë po nuk morën kuponin

1 Shtator 2015, 09:46Ekonomia TEMA

Udhëzimi i ri që përcakton procedurat se si tatimorët e terrenit duhet të kontrollojnë biznesin, që hyri në fuqi një muaj më parë, tregon format se si ky kontroll duhet realizuar për vendndodhjen, regjistrimin, numrin e punonjësve të biznesit, si dhe përdorimin e kasës fiskale.

Sipas këtij udhëzimi, konstatimi që në herën e parë se mungon pajisja fiskale apo mospërdorimi, ka një gjobë në masën e 50 mijë lekëve.

Konstatimi i të njëjtës shkelje për herë të dytë, vendos një masë më të rëndë, atë të konfiskimit të të gjithë sasisë së mallit.

Ndërsa, udhëzimi saktëson se vazhdimi i kësaj shkeljeje, i përsëritur, konsiderohet evazion tatimor dhe vijon procedimi penal.

Për moslëshimin e kuponit tatimor nga bizneset, gjoba shkon nga 200 mijë lek për subjektet e tatim fitimit dhe 50 mijë lekë për bizneset e tjera, raporton Monitor.

Sipas udhëzimit, edhe mallrat që kapen gjatë transportit të pashoqëruara me faturë tatimore do të konfiskohen menjëherë.

Një tjetër sanksion ndaj bizneseve është parashikuar në rastet kur nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 mijë lekë dhe kur nuk njofton për difekt në kasën fiskale, në masën 25 mijë lekë.

Mosmarrja e kuponit tatimor , sipas nenit 124 të ligjit për Procedurat tatimore, për një individ, blerës gjobitet në masën 1 mijë lekë.

Udhëzimi thotë se Blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit . Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimoret, n.q.s nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë.

10 komente në “Aksioni i Tatimeve/ Ja gjobat për bizneset. Blerësit gjobiten me 1 mijë lekë po nuk morën kuponin”

    1. Joni says:

      Pse qesharake apo sepse duhte te vendoste shtet? Rndesi ka te kuptohet se ai qe s’pagun rendon ne radhe te pare ate qe paguan, pastaj shtetin. Sepse ai qe paguan konkurrohet pa te drejte nga ai qe s’paguan. Kaq gje mund ta kuptoje edeh nje femije dhe besoj se nuk eshte per te qeshur por per te qendruar e folur, per te shkruar drejt.

  1. Martin says:

    Shtet plehre!

    Shtrydhin popullin, per te mbuluar vjedhjet e tyre prej miliardash!

    VDEKJE RILINDJES!

  2. mib says:

    Duhet prere kuponi per ata qe marrin me liste neper dyqane? Sepse ju e dini qe gati 30% nuk e arrin fundin e muajit ne kete vend

  3. loni says:

    Duhet kontroll dhe per ke kontrollon, se marin ryshfete shume ,nuk kane bese.

  4. Tema says:

    Përballohet gjoba e kuponit

  5. Bardhi Tolabi says:

    O Martin,te marte martina!
    Po cilin popull shtrydhin more debil,me keto masa qe parashikon ky ligj?Po a merr “haber” nga ato qe lexon dhe a ke aftesine te kuptosh se per cfare behet fjale dhe cfare i “merret” apo i “ofrohet” popullit nga zbatimi i ketyre masave?
    Jo more i rrufjasur,me te vertete i rrufjasur,se keto qe brockullit ti,nuk ja nxe goja t’i thote as opozita kriminele e Sali Berishes.Popullit,nuk i vidhet asgje,perkundrazi,biznesi,i madh apo i vogel,do te tregoje xhepat dhe do te derdhe ate takse qe i takon,sepse deri tani shume te tille paraqesin bilance me humbje.Ato pare qe deri tani i kane vjedhur shtetit,pra popullit duke mos ja paguar shtetit,i kane bere per vehten e tyre mal me pare,me investime apo depozita bankare ne bankat e huaja.E ne se shteti ju merr ate qe i takon,do te kete me shume pare,per investime ne dobi te vendit dhe popullit,per ngritjen ne nivel me te larte te sherbimeve ne shendetsi e arsim,art, kulture e sport,do te kete mundesi te ngreje rrogat e pensionet,etj.
    Por sic duket,ti do te jesh ndonje nga ata qe ke shire e livadhisur si te ka dashur qejfi deri me sot e tani te vjen shume tharte.Pi pak uthull qe te thartohesh nje here e mire…

  6. gerti says:

    Ore po ne Shqiperi nuk prodhohet asgje Kaq veshtire e ka qeveria te bllokoje mallin qe hyn kontrabande ne vend dhe ta detyroje ate te parin te punoje me fatura te rregullta dhe pastaj te punesoje 600 grupe per te luftuar evazionin e misraxhinjve?Apo duhen shitur kasat fiskale .Shtetin nuk e ben pasja e kases fiskale e as rregjistrimi ne QKR.Cfaredo lloj Biznesi ate mall qe e ka marre pa fature do ta shese pa fature sikur 100 kasa ti vesh Peshku qelbet nga koka keshtu qe kapni njehere te medhenjte se jane me pak pastaj suljuni miletit qe mban frymen me keto biznese qe biznese u thencin.

  7. Arbër says:

    Lideri suprem ne aksion . Nga Sala ne Sal

  8. daku says:

    Nuk kuptoj vetem nje gje; perse quhet Parti Socialiste, kur ne fakt nuk ka asgje sociale? Nje shtet social, ne rradhe te pare mendon per mireqenien e popullit. Ndersa ketu ka ndodhur historikisht e kunderta. 5 lloje te ndryshme taksash per nje makine. Pritet qe te shtohet edhe nje takse e re duke bere rruget me pagese ndersa kjo takse paguhet prej kohesh dhe eshte taksa e qarkullimit. Tani do e paguajme dy here te njejten takse plus te tjerat. Nje bar ose restorant ka mni 14 lloje taksash te ndryshme qe as punonjesit e tatimeve nuk i dine te tera, duke filluar qe nga sigurimet mbi te punesuarit e deri tek takse per te drejtat e autorit per muziken qe ve ne sfond ky biznes. A thua se parate e kesaj takse shkojne per Britney Spears prsh.
    Jemi populli me taksat me te cuditshme ne europe dhe gjithashtu populli me i cenuar nga keto taksa. Litarin e kemi ne fyt. Edhe sa do duroje zverku yne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje