Berisha, me laps në dorë: Nëse fitojmë, sigurojmë vendin e dytë

2 Shtator 2015, 18:51Sport TEMA

Etrit Berisha i ka idetë e qarta për ndeshjen e së premtes kundër Danimarkës. Portieri i Kombëtares deklaron për “Panorama Sport” se do të ndihet mungesa e Mavrajt, por gjithsesi në ekip ka edhe mbrojtës të tjerë cilësorë. Sipas tij, në rast fitoreje, Shqipëria siguron vendin e dytë.

Vini në Kombëtare pas ndeshjeve të mira së fundmi me Lacion. Sa ju ndihmojnë ato në aspektin personal?

Për mua ka qenë shumë e rëndë- sishme dhe gjithashtu shumë pozitive që kam luajtur në ndeshjet e fundit me Lacion. Kjo, për formën time fizike, është diçka që më ndihmon shumë.

Si e shihni gjendjen e përgjithshme të skuadrës përpara dy ndeshjeve shumë të rëndësishme?

E shoh të mirë. Kemi bërë tri seanca stërvitore dhe shumica e lojtarëve vijnë me minuta të shumta me skuadrat e tyre. Për këtë, them që do të jemi mirë në anën fizike në këtë takim, për të përballuar si duhet një ndeshje të tillë.

Mungesa e Mavrajt dhe fakti që Cana dhe Ajeti kanë qenë pa skuadër, a ju bëjnë të jeni më shumë nën presion?

Normalisht që mungesa e Mërgimit do të ndihet, pasi është një lojtar shumë i rëndë- sishëm për ne. Megjithatë, ne kemi parë edhe Arlind Ajetin që e ka bërë mjaft mirë detyrën e tij në ndeshjen kundër Francës, për të zëvendësuar edhe Mavrajn. Ai tregoi mjaft siguri dhe e bëri si duhet punën e tij. Tashmë kemi edhe një tjetër mbrojtës, siç është Berat Xhimshiti, i cili duket në formë. Për të mos harruar që është edhe Amir Rrahmani që ka bërë një progres mjaft të mirë në Kroaci. Për këtë, unë mendoj se jemi të mbuluar në repartin defensiv.

Pjesa e parë e edicionit ka qenë thuajse perfekte. Çfarë cilësish duhet të ruajë Kombëtarja?

Kompaktësia dhe angazhimi i gjithsecilit në fushën e lojës janë ndër gjërat më të çmuara që ka Kombëtarja jonë. Jam i bindur që do t’i ruajmë gjithmonë këto cilësi mjaft të mira që na kanë shërbyer deri tani.

Si duhet të luajë Shqipëria në këtë transfertë, duke pasur parasysh edhe barazimin në Elbasan?

Kjo është një pyetje që nuk më takon mua t’i përgjigjem, pasi i bie të futem në punën e trajnerit. Megjithatë, sipas mendimit tim personal, unë them që do të shkojmë që të bëjmë lojën tonë në Danimarkë.

Për çfarë rezultati duhet të futet Shqipëria në fushë? Do të mjaftonte një barazim?

Askush nuk futet në fushë duke menduar humbjen dhe as ne nuk e kemi bërë asnjëherë këtë dhe nuk kemi pse ta bëjmë diçka të tillë. Ne do të mundohemi që të bëjmë atë që duhet për të fituar takimin. Do të jemi të vendosur dhe të motivuar për këtë qëllim.

Sipas jush, sa pikë mund të marrë Shqipëria në dy takimet e radhës?

Është e ditur që çdo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe në veçanti këto dy takime, siç e përmenda edhe më lart. Megjithatë, unë dua që të fokusohemi te përballja me Danimarkën. Nuk dua që të mendojmë aspak për Portugalinë në këto momente, pasi do të ketë kohë për ta bërë edhe këtë gjë. Ne e dimë rëndësinë që ka ky takim për ecurinë tonë drejt rrugës për në Europian dhe të gjithë duam që të marrim maksimumin në këtë ndeshje. Duam fitoren! Mbështetja e tifozëve shqiptarë në Danimarkë do të jetë e madhe, ashtu si në çdo vend ku ka shqiptarë.

Megjithatë, edhe kërkesa e tyre është e lartë. E shton presionin mbi ju kjo gjë?

Mbështetja e shqiptarëve na motivon më shumë dhe na jep edhe më shumë vetëbesim. Normalisht që ka qenë edhe ndihma e tyre pjesë e forcës që kemi treguar deri tani. Nuk është aspak presion.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për kualifikimin direkt?

Kjo është një ndër ndeshjet më vendimtare, megjithatë të tilla kanë qenë edhe të gjitha të më- parshmet që kemi bërë. Duke ditur që secila vlen njësoj me pikë, edhe rëndësia e secilës është e njëjtë. Megjithatë, për pozitat ku ndodhemi në grup, ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Me një fitore të mundshme, mund të them që së paku vendin e dytë do ta siguronim.

A do të ishit i gatshëm që të pranonit një barazim përpara kësaj ndeshjeje?

Jo. Për ne është shumë e rëndë- sishme që të marrim maksimumin në këtë ndeshje, pavarë- sisht sa e vështirë është, apo ku luajmë dhe kundër kujt kundërshtari.

9 komente në “Berisha, me laps në dorë: Nëse fitojmë, sigurojmë vendin e dytë”

  1. . says:

    Sikur do vini ne parajse,
    kaq shume lajme per nje budallallek me top
    Danezet jane kampione evrope prandaj nuk ka shanse

  2. . says:

    Dyshoj se do ta beni 2/1 per danet

    1. Albann says:

      Ndeshjaeshte 3+, 3-2,,3-1.jo 2-1

  3. "BALASHI" says:

    Vetem suksese. Nje barazim nuk do ishte keq. Klasifikimin nuk e kuptoj. Pse jemi ne ven te trete. Ne kemi pie te barabarta me Danezet, kemi golavarazh me te mire e me e rendesishmja aq pik i kemi me nje ndeshje me pak. Kush e shpegon?…

    1. O balash jane ne vend te dyte ato se merret parasysh ndeshja direkte
      ato kane bo gol ne fushen tone..keshtu qe ne cdo barazim pervec 0-0 ne ne ato i parakalojme….mgjth shpresoj si gjithe shqiptaret per nje fitore te kombetares tone

    2. ed says:

      ndeshja direkte me danimarken ne shqiperi ta jep shpjegimin

    3. gert says:

      Balash, Danimarka te ka fut dy petlla ne shpi prandaj je ne vendin e trete. por nese perseritet nje 2-2 ne danimarke atehere shqiperia del ne vendin e dyte ne renditjen provizore dhe ben diferencen ajo ndeshja me pak qe permend ti. kurse per momentin 4 apo 5 ndeshje, dmth nje ndeshje me pak nuk ka rendesi. rendesi kane piket dhe golavarazhi aktual per aq ndeshje sa ke lujt ne perballje direkte.

    4. ballafaqimi says:

      merren parasysh ndeshjet direkt..ka dale 1-1. na kan shenuar ne fushen tone prandaj ata jan vendi i 2

  4. bobo says:

    Jemi ne vend te trete sepse barazimi me danimarken ndodhi ne fushen tone. Forza cuna na nderoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje