Mesfushori i Barcelonës Sergio Busquets ka arritur në përfundimin se futbolli është më mirë se seski – sepse kënaqësia që të dhuron sporti mund të zgjasë për ditë të tëra, por ajo që arrihet në dhomën e gjumit mund të zgjasë vetëm një minutë!
Veterani i “Camp Nou” është mësuar me fitore, duke siguruar tre Champions, pes kampionate dhe tre Kupa të Mbrerit deri tani në karrierë.
Vetëm sezonin e kaluar Busquets ka luajtur një rol kyç në skuadrën e Luis Enriques që ka fituar “tripletën” për herën e dytë në historinë e Barçës, dhe ai ka thënë se kënaqësia që dhuron futbolli nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. “Në futboll, kënaqësia zgjat tre ose katër ditë”, ka thënë lojtari për emisionin spanjoll “El Hormiguero”.
Pavarësisht se Barcelona ka fituar shumë në 2015-ën, Busquets e di mirë se cilët janë aspektet më të vështira e të qenit një futbollist profesionist. “Pas një ndeshje të keqe do vetëm të shkosh në shtëpi, të mbyllësh derën dhe të mos dalësh për tre ose katër ditë”, ka shtuar mesfushori.
“Tifozët nuk do të fyejnë pasi ke bërë një paraqitje të keqe, por shumë prej tyre të kujtojnë se nuk ishte një nga ditët e tua më të mira”. Busquets ka komentuar edhe operacionin e dështuar mes United dhe Real Madrid për transferimin e De Geas në Spanjë. “Dukej gjithçka e mbaruar. Shpesh janë lojtarët që vuajnë sepse nuk e dinë të ardhmen e tyre”, ka thënë spanjolli për shokun e tij të kombëtares., shkruan Telesport
“Nuk di çfarë të them më shumë në lidhje me këtë çështje. Ai ishte gati ta transferohej në Madrid, por… David do të jetë i lumtur gjithsesi”. Busquets ka luajtur në katër nga pesë takimet zyrtare të zhvilluar nga Barcelona deri tani, duke munguar vetëm në humbjen befasuese 4-0 të katalanasve në fushën e Bilbaos në takimin e parë të Superkupës së Spanjës.
Sepse eshte me skenar te gatshem
gay
mbaje loqen me puder , mos e perdor se te konsumohet. jepe me qera si bibiron per te vene kalajt ne gjume.
GOMAR
Dikur kam pyetur nje shoke shkrimtare duke bizeduar ne klube.I thashe me mire kete kamarjeren e bukur apo nje shishe me raki? Ai u mendua shume dhe me dha kete pergjigje; E mire eshte kjo kamarjerja por qefi me te zgjat 10 min. Me mire nje shishe raki se qefi zgjate mbi 24 ore.
Busquetsi ketu ja fut sikur Kau ndonjehere Peles .
Ehu..ha …..ku Gopi e ku Topi ….