Avokati i Popullit, Igli Totozani, zhvilloi dje në Prishtinë, një takim me homologun e tij kosovar Hilmi Jashari. Ky është takimi i parë zyrtar që Avokati i Popullit të Kosovës zhvillon që nga mandatimi më 3 korrik 2015.
Totozani përgëzoi Jasharin për zgjedhjen e tij në krye të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunimin dypalësh, duke pasur fokus ndjekjen e problematikave të qytetarëve respektivë në vendet tona, si edhe shkembimin e eksperiencave veçanërisht referuar punës së Mekanizmit Kombëtar Parandalues të Torturës .
Homologët nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në planin rajonal dhe atë ndërkombëtar.
Avokati i Popullit të Shqipërisë z. Totozani shprehu angazhimin për të mbështetur përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës në organizmat dhe rrjetet ndërkombëtare të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut.
Duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit të institucionit të Avokatit të Popullit me shoqërinë civile, të dy palët u dakorduan për zhvillimin së afërmi në qytetin e Kukësit të një auditoriumi të përbashkët me organizma të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë.
Avokati i Popullit të Kosovës z. Jashari vlerësoi dhe shprehu mbështetjen për nismën rajonale të Avokatit të Popullit të Shqipërisë për të krijuar një platformë të bashkërendimit të institucioneve të Ombudsmanit në Ballkanin Perëndimor në angazhimet e tyre në përgjigje të krizës së emigracionit. Nisma rajonale synon të kontribuojë në sigurimin e respektimit të të drejtave të njeriut për emigrantët të cilët tranzitojnë vendet e rajonit, por edhe mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve azilkërkues nga rajoni të cilët kthehen nga vendet e Bashkimit Europian në vendet e tyre të origjinës.
Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar z. Totozani për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë që do të diskutohen ndërmjet dy institucioneve për realizmin e projekteve të përbashkëta, për të kontribuar dhe për të ndikuar në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.
Në përfundim të takimit z. Totozani ftoi për një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij kosovar z. Jashari.
CFARE TE DREJTASH TE NJERIUT THONE KETA? Duan te hapin kampe refugjatesh ne Shqiperi keta dhe te shkaterrojne Shqiperine me lufte civile.Te ngrihet krimi dhe perdhunimet apo vjedhjet.Kush do ti mbaje me buke keta se ne po na,ikin shqiptaret refugjate per vete.Jo vetem,qe ,uk,na japin azil,por tani,na detyrojne te bajme me buke te tjeret me buke.Ne,nuk,kemi asnje pergjegjesi te mbajme te tjeret me buke sepse as luftrat dhe revolucionet ne bote nuk,i shkaktuam ne por dhe,lek per te mbajt te tjeret nuk kemi.JA PRA PER KETE ERDHI ANGELA MERKEL NE SHQIPERI DHE BISEDOI ME TRADHETARIN RAMA