“Sytë e tyre ishin të hapur, i mbylla me kujdes”, rrëfimi tronditës i banakierit që nxorri në breg trupin e pajetë të trevjeçarit sirian dhe vëllait të tij

3 Shtator 2015, 18:15Bota TEMA
“Sytë e tyre ishin të hapur, i mbylla me kujdes”,

Fotoja e trupit të pajetë të trevjeçarit sirian Aylin Kurdi që nxirrej nga një person në breg tronditi mbarë botën.

Aylin u mbyt bashkë me mamanë dhe vëllian e tij në tentativën për të shkuar në ishullin Kos, vendqendrim i mijëra emigrantëve sirianë.

Ishte banakieri turk Adil Demirtas i cili pikasi dhe nxorri në breg trupin e pajetë të trevjeçarit.

Adil punon si banakier në një ndër lokalet pranë plazhit në ishullin grek Kos.

18-vjeçari turk rrëfen momentin kur mëngjesin e djeshëm si çdo ditë shkoi në punë në orën 06:30 dhe pa në ujë trupin e Aylin.

“Vrapova me një frymë drej tyre për t’i nxjerrë në breg. Dukej sikur ishin ende gjallë. Sikur ishin në gjumë, duke buzëqeshur paksa. Trupat e tyre dukej sikur nuk kishin qenë me orë të tëra në ujë. Sytë i kishin të hapur ende. I mbylla me kujdes”, rrëfen 18-vjeçari turk.

Adil tregon se është prekur shumë nga kjo ngjarje.

“Që prej ditës së djeshme nuk ha dot asgjë dhe nuk mund të fle. Më rri mendja vetëm te ata fëmijë që u mbytën. Unë vetë nuk kam fëmijë por kam dy nipër. Nuk e imagjinoj dot se si do të ndihesha po t’u kishte ndodhur atyre. S’besoj se do ta harroj ndonjëherë atë që pashë dje”, përfundon rrëfimin 18-vjeçari turk.

 

6 komente në ““Sytë e tyre ishin të hapur, i mbylla me kujdes”, rrëfimi tronditës i banakierit që nxorri në breg trupin e pajetë të trevjeçarit sirian dhe vëllait të tij”

  1. fieraku4u says:

    NUK KE FAJI OR DJALE…DHE MUA NUK DO ZINTE GJUMI, DHE AS USHQIM ASHTU SI TY NUK DO HAJA NGA AJO PAMJE A TEMERSHME.

    AH TE SHKRETET FEMIJE THUAJ, NO MOSHEN E LOJRAVE DHE QE DUHET TE GEZOJN ME SHUME PERJETOJN TRAGJEDI TE TILLA.

  2. Tema says:

    Dhe washington post e hapi artikullin me foton e tyre

  3. juli says:

    Neno
    Bir
    Dua buke
    Nena hesht
    Neno
    Bir
    Ngriva
    Nena psheretin
    Neno
    Bir
    Me Dhemb koka

    Nena s pergjigjet
    S ka buk s kazjarr s ka te Holla per doktor
    Nena psheretin dhe Djali nuk i degjon psheretimat e Nenes
    Nena degjon tik Ttaket e zemres se djalit
    S guxon te qaje se ka frike Se zgjohet djali
    Ngadale pa zhurmembeshtet doren e vet mbi ballin e djalit dhe djali perseri zgjohet
    Neno
    Bir i NenEs
    Dua buk
    Nena hesht
    Neno
    Xhan i nenes
    Me ngrin kembet
    Nena psHeretin
    Dhe djali fle perseri
    NE H TRAGJIKE TE NJE NATE DIMRI NE NJE DHOME PA DRITA LUHET NJE NGA MILONAT E TRAGJEDISE SE JETES NJERZORE
    DHE CDO TRAGJEDI ESHTE NJE POEME E GJALLE
    PEMA E SHEKULLIT XX
    NENO
    Bir inenes
    S jam mire
    Tu bEfte nena fli
    Dhe djali fle perseri dhe nena qendron si s
    htatore duke veshtruare djalin i ve doren ne ball
    Balli eshte i fTohtee
    Nena i trazon duartE
    Duarte kane ngrire
    Nena E puth ne buze
    Buzet jane mbyllur peRjete dhe nena qan dhe zerit te nen i prgjigjet heshtja e nates
    Nje nate dImri vdiq i bir i nje lypse
    Nuk U PRISH BOTA DHE AS FUKARALLEKU MORI FUND
    PJESE NGA NENE BIR E SHKRIMTARIT
    NONDA BULKU

    1. Dak Ulqini says:

      Juli bravo e kishim harruar Nonden tone, madheshtine e fjaleve te tij, fati qe nuk ishte nje personazh hollivudian sepse do te kishe patur fame boterore. Njerizimi harron shpejt vuajtjet e milionave te jeteve te pafajshme. Jemi skllever te parase. Egosite dhe te pashpirte, nuk jemi ne mesjete por ne shekullin 21 dhe civilizimi vdiq me vogelushin ne nje vend per absurditet eshte parajse per turistet. Ah e keqja jemi ne, qe nuk ditem te jetojm ne paqe.

  4. aliu dhe qaniu says:

    Turp i madh per kete Europe qe nuk mund te patrulloje kufijte e vet e te shpetoje keta te mjere

  5. dhimbje poetike says:

    historia e tyre eshte e dhimbshme, pa diskutim, por si nuk i plasi njeriu bytha per tregjedine e Otrantos !?
    Si nuk i nxoren njehere gazetat e tu thurnin tregjedi atyre shqiptareve te mjere qe me femije te porsalindur perfunduan ne fund te detit !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje