“Kam frikë nga uji, nuk dua të hipi në varkë”, ishin këto fjalët e fundit të Rehan, nënës së dy fëmijëve sirianë të mbytur në detin Mesdhe.
Rehan Kurdi dhe dy fëmijët e saj Aylin dhe Galip u mbytën para dy ditësh për shkak të përmbysjes së gomones që do t’i transportonte drejt Greqisë.
“Rehan nuk dinte not dhe kishte shumë frikë nga uji”, rrëfen kunata e saj Tima Kurdi.
Tima Kurdi thotë se ndihmoi me para familjen e vëllait për t’u nisur me gomone drejt Greqisë e më pas në Kanada, ku i priste Tima.
Fotoja e dy fëmijëve të mbytur të Abdullah Kurdit shokoi mbarë botën.
Ata u gjetën në breg pajetë nga një banakier 18-vjeçar turk.
Jan varrosur dje