I harruar prej vitesh artisti Tonin Tërshana u rikthye në vëmendjen mediatike pasi mori një banesë sociale nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Tërshana rrëfeu se paratë i kishte humbur në vitin ’97 në firmat piramidale së bashku me shtëpinë që e shiti për të blerë një më të mirë.
Ai ka dhënë një intervistë për Panoramën ku flet për karrierën e tij dhe natyrisht për një nga zërat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, Vaçe Zelën.
Ai thotë se ka pasur festivale gjatë të cilit nuk janë dhënë fare çmime të para, vetëm çmime të dyta, pasi juria kështu mendonte.
Tërshana thotë se nuk paguheshe për pjesëmarrjen në festival.
Vetëm nëse fitoje, merrje 3 mijë lekë.
Çmimi i dytë ose i tretë merrte një stilolaps 700 lekësh.
“Unë e merrja dhe e çoja tek mapoja dhe ia lija shitëses për 600 lekë. Ajo e shiste 700 lekë dhe që të dy fitonim ndonjë gjë”.
“Kur këndoja unë, zakonisht i fitonte Vaçe Zela çmimet e para. Pastaj ia mora unë, kam katër çmime të para”.
Sa i përket Vaçe Zelës, Tërshana thotë se ajo ishte një këngëtare e mençur.
“Ajo arriti një pushtet që nuk e ka pasur dot asnjë këngëtar. Psh në festival dhe prova. Ajo vinte aty si një e huaj. Nuk vinte siç hynim ne, si tufa. Ishte e veçante. Kishte një pushtet edhe që të zgjidhte këngët që donte. Nuk dua të keqkuptohem kur them se Vaçja kishte pushtet, por kjo është e vërteta. E kishte arritur falë falentit të padiskutueshëm dhe jo ndonjë gjëje tjetër”.
Tërshana thekson se Vaçes nuk i ra ndonjëherë pushteti, por u ndje konkurrenca kur dolën emra si Ema Qazimi, Liljana Kondakçi, Lindita Theodhori, Parashqevi Simaku apo Arta Babaramo, për të cilën ai ka shumë vlerësime.
Lidhur me Babaramon, ai thotë se nuk e di pse ajo u hoq nga festivalët.
Sipas tij mund të qëndrojë ajo që thotë Gjergj Leka se ajo u spostua pasi shihej si rrezik për këngëtaret e mëdha.
“Por një zëri të bukur nuk ka çfarë t’i bëj askush. Edhe nëse lejon që të të spostojnë, është faji i vetes. Edhe mua, pasi mora çmimin e parë në vitin 1965, nuk më lanë për katër vite që të marr pjesë në festival”.
Ai thotë se arriti të rikthehet në festival me ndihmën e Petrit Dumes, pushkatimin e të cilit thotë se e ka përjetuar shumë keq.
Tonin, respekte dhe shtëpinë ta Gëzosh, të dëgjojmë përherë të mirën. Vaçe Zela ishte dhe është si një Yll që do të shkëqejë, ndërsa këngëtarët e tjerë ishin si meteorët.
Vaçe Zela, “Artiste e Popullit” dhe shumë artistë të tjerë me këtë dekoratë, populli nuk ia ka diskutuar kurrë, profesionalizmin dhe personalitetin.
Vace Zela ishte MBRETERESHA E MUZIKES SE LEHTE SHQIPTARE,ndersa te tjeret ishin oborrtare!!
Zoti Tonin,megjithe respektin qe kam se jami brezit tend,te kam dashur dhe duartrokitur shume po dua te them se :
Se pari ti e kruajte b… qe e shite shtepine per te fituar me shume (si duke ke besuar Saleshin kur tha”paret tona jene te pastra”),tani mos u hiq si i persekutuar.
Se dyti ti u largove vete nga skena dhe muzika,nuk te tha njeri”ik”.
Se treti,ke te drejte ta quash vehte tufe (bageti),po leri te tjeret ta gjejne vet vehten.
E fundit Vacen e shenjte mos e prek.
Per te gjithe ne qe e kemi jetuar ate kohe,gjithmone kishte nje distance sado te vogel ndermjet Vaces dhe te gjithe kengetareve te tjere…..Ajo ishte nje hap perpara fale talentit te saj,ketu tek ne ende te paperseritshem…..dhe mbani parasysh “korrnizat” e rrepta te rregjimit edhe ne muzike….kualitetin e paisjeve rregjistruese ne krahasim me te tashmen,etj.VACJA mbetet pa diskutim NO 1,me distance nga tonini dhe gjithe te tjeret.Kishte “pushtet” thote i nderuari Tershana,por cdo te thote kjo ? Cdo kompozitor synonte Vacen sepse edhe nje kenge fare te thjeshte e “nxirrte” ne krye,me zerin e saj brilant.E paharruar qofte !! Iliri
Ka pasur nje ze engjellor.Zeri i tij nuk i kendoi diktatures.Une nuk mbaj mend ndonje kenge me parti-enver nga ky kengetar.”Te dua o det” do te mbetet perjete .
VACE ZELA.NGADO QE TA RROTULLOSH ESHTE PERPJEKJE E KOTE PER TE NENVLEFTESUAR ME NJE MENYRE OSE TJETER TALENTIN E MREKULLUESHEM TE INTERPRETIMIT TE SAJ.KETU NUK DUA TE FYEJ NJE GJENERATE TE TERE KENGETARESH TE NDERUAR KU SEJCILI KISHTE VECANTINE E TIJE.SHPREHJET SE DIKUSH TJETER KISHTE ZE ME TE MIRE SE VACJA POR SKISHTE FORCEN E SAJ INTERPRETUESE,KJO DO TE THOTE SE VACJA ISHTE NJE KENGETARE E KOMPLETUAR,E PA DISKUTUESHME. SA PER TEKSTETE KENGEVE NUK I BENTE VETE KENGETARI DHE TE MOS KENDONTE PO TE DONTE NJE TEKST KU FLITEJ PER PARTINE.A JENI NE VEHTE?? DIKU TJETER MUND TE MANOVROJE POR NE NJE FESTIVAL AS NUK MUND TE TERHIQESHE PREJ TIJ PER ARSYE IDEOLLOGJIKE.
Ky nuk eshte per tu degjuar seriozisht,eshte nga ata qe la leke me fajde,shkurt viktime ne komunizem e e njeta gje ne demokraci.
Tonini eshte njeri i respektuar dhe nje nga zerat me te mire te muzikes shqiptare ,e kjo nuk diskutohet.I vetmi “mekat” i ketij njeriu te mire ishte(ishalla s’eshte me) rakija …e tepronte pak !
vacja kishte talent, por ne kompletin e sistemit komunist duhej vetem 1 kengetare e pare dhe jo me shume ( gjithmone kishte 1 te pare , per cdo gje, dhe te tjeret popull), prandaj nuk kishte te tjera. Ne lidhje me boten pertej kufirit , vacja ishte nje kengetare e mire dhe kaq. Sot ka si vacja ne shqiperi ne cdo event amatoresh. Nostalgjia dhe realiteti jane shume larg.
po cfare thua o merhum.si paska si vacja ne cdo event amatoresh!!si e krahason Vacen e madhe me kengetare qe konkurrojne jo me ze por me bythe dhe gjoks me silikon. do kalojne 100 vjet dhe nuk ka per te dale me kengetarre si Vacja.ema, liljana, lindita, parasjqevija, irma e ku di une te mira ishin, por vite drite larg nga Vacja. sa i perket Toninit, kishte ze brilant, por me vjen keq si ishte katandisur pasi erdhi nga greqia.shpresoj dhe uroj te rehatohet te shtepia e re.
Vacja kishte pushtet si thua ti, po ishte ne pushtetin e nena natyres qe i kishte dhene zoti zerin, eshte turp qe te shprehesh ashtu, ishit tufe, e ke gabim, nuk eshte aspak e ndershme te shprehesh ti dhe shoket e tu.Zeri i Vaces nuk do te vije kushedi sa breza me vone, pa mohuar zerin tend dhe kengetareve te asaj periudhe.Edhe ti erdhe nga Shkodra, sigurisht ne baze te aftesive te tua, te dhane pune ne Ansambel, te dhane shtepi, a mos dhe ti ishe i pushtetshem? Njatjetja i dashur , ta gezoc shtepine.
Nostalgjiket e shkrete sulmojne Tonin Tershanen pse thote nje te vertete. Edhe ai e thote se Vacja kishte talent te jashtzakonshem por talent kishte edhe Kadare qe perndiqej nga sigurimi si i rrezikshem. Talenti duhej te ishte “socialist” ose rrezikoje (apo humbisje) koken. Sa talente pane burgun e denime deri me vdekje?
Nuk do te them emra, por brezi im i di, se sa jane sakrifikuar per shkak te “biografise” jo vetem ne art (ne kete sfere me shume), por ne çdo fushe. Sidomos kur “njeshit” fillonin t’i dilnin konkurente.
Vacja padiskutim gjigante e padiskutueshme.le te kete bere cte doje S`me intereson ka qene ne prova apo jo Sa i zgjidhte Vacja Kengetaret e Gaqo cako si mungoi festivalit as Tonini as Ema as Irma as Lindita e as kozma Dushi e Luan zhegu Si pati asnjehre frike se ja kalonin. Nuk i ka mare Vacja perhere cmimet e para. Ka mare dhe te dya ete treta Ka patur raste qe ska mare dhe afre cmim per me shume s`ia kane futur fare kengen ne nate te zgjdhur. (pra s`ishte absolute) Vacja skishte vnevoje per prova si te gjithe dhe kjo ishte fale talentit Mbani mend ndonjehere Vacen te deshtoje ne ndonje intrpretim Live kurre vesh absolut fraze magjike sa ishte Vacja e pushtetshme Arta Babaramo e Tonini si munguan kurre festivalit Shikoni kengetaret qe kane dubluar vace Zelen vetem Ema Qazimi e ka dubluar tre here dhe Gaqo Cako dy here. te tjeret vetem nga njehere Pthuajse te gjithe te njohurit Liljana, Tonini (Mirmengjes Fest 14 Feim ibrahimi kur per hir te se vertetes duket dallimi me gjithe interpretimin e jashtezakonshem te ketij te fundit) Luani Avni Mula Alida Hisku, Justina, Arta Babaramo, Myfarte laze e deri tek kengerat lirike Tatjan kora e Fatbardha Hoxha dhe Vacja ishte perseri Vace Me e mira padyshim. Fshati qe duket s`do kallauz Pyeti kompozitoret si jane ndjere ne pune me Vacen te diskrimnuar apo komode Assnje fjale te keqe per Vace Zelen Ajo eshte atje e para magjike Le te dale dikush t`ia kaloje. Nje Stacion tjeter ku muzika e lehte shqiptare pati persiatje e ndryshime ishte Parashqevi Simaku Ajo ndryshe nga kengeraet e kesaj kohe qe ishin modeluar nga shkolla e Vace zeles perdori timbrin dhe sharmin e saj duke bere dhe ajo ne njefare menyre shkolle ne interpretimin eknges se lehte dhe jo vetem t e lehte Gjithe avangarda e kesaj kohe nuk imitonte as irma libohoven qe qe derivat e shkolles se Vace Zeles as Arta babaramon e as Lindita Theodhorin Imitonin Parashqevine Koha qe e saj dhe kjo padyshim fale talentit dhe zerit te jashtezakonshem te Simakut Megjithate Tonini ngelet zeri me i bukur mashkullor ne Shqiperi derime sot (per mua) dhe mendoj se eshte vlersuar atehere e tani. Sa per Arta babaramon dhe per mua ka qene nje kengetare e vecante pjesmarrese ne mbi 23 festivale nga i 5 deri ne te 23 me nga duy kenge ne cdo festival nganjehre dhe tre me kenge fituese te cmimeve te dyta e te treta plot. Me daljen e Parashqevise si kengetare primare e skenes sone kengetaret te brezit te vace zeles per hir te vertetes filluan te tingellonin pak jashte mode (te gjithe me zera te medhenj timber te vecante secili qe si kishin vene re performances po me shume zerit e interpetim) Jo vetem Arta @ festivale me vone u largua liljana Pataj Ema pastaj Luani Gaqo cako pat kohe qe qe larguar.Mbijetoi Irma Libohova dhe Myfarete Laze derisa dhe keto fluturuan matane oqeanit keshtu qe largimi i artes dhe te tjereve nga festivali qe i antyrshem sado qe ne fansave te tyre na mungonin
“Profesionisti” duhet te flasesh me fakte dhe jo me hamendje, derisa i ke vene vehtes kete emer. Nuk eshte e vertete se A. Babaramo ka marre pjese nga festivali i 5 deri ne te 23 me nga dy kenge. Ka marre pjese ne disa festivale dhe me shume nderprerje. Me poshte po te rendis festivalet ku ka marre pjese dhe kenget qe ka kenduar:
– Festivali 3 (1964): “Zemra kendon” (muz. Aleko Kareco) dhe “Kenge e vendit tim” (muz. Kristo Kote) – kjo e dyta doli ne finale, por nuk mori çmim.
– Festivali 9 (1970): “Ku po shkon o partizan” (teksti Populloir – muz. Feim Ibrahimi) – mori çmim te dyte.
– Festivali 14 (1975): “Zeri i nenave” (Murati-Gjini) – nuk doli ne finale.
– Festivali 17 (1978): “Nenat tona luftetare” (Qatipi-Kushta) – doli ne finale, por nuk mori çmim.
– Festivali 18 (1979): “Lulet e dasmes” (Londo-Peçi) ne duet me T. Tershana – doli ne finale, por nuk mori çmim.
– Festivali 21 (1982): “Jam me ty o shok proletar” (Puci-Agolli); “Nje grusht dhe nga toka meme” (Hila-Kotani) ne duet me T. Papapano – asnjera nuk doli ne finale.
– Festivali 22 (1983): “Kenga e zemres” (Muço-Prodani) – doli ne finale, por nuk mori çmim. Dhe ketu mbyllet pjesemarrja e saj ne festivale.
Pra, ka marre vetem nje here çmim te dyte.
Zoti Tershana fole gabove thojm knej ka shkodra qe duhet ta dish edhe ti qe ije shkodran me duket,ma mir gezoje shtepine e re e leni thashethemet se ti ulin vlerat si artist dhe si jneri,ne qoft se te ka mbetur gja me dhan si muzikant ije i mirpritun prej bublikut muhabetet lenjav gazetarucave
o tonin ta gezosh shtepine…analiza te tilla si hynin e si dilnin kengetaret nuk na interesojne….VACJA GJIGANDJA E MUZIKES SHQIPTARE…E PE DISKUTUESHME…
Tonini sipas gazetares, te pakten, shprehej se Vace Zela “pushtetin” e kishte fale talentit te padiskutueshem, prandaj nuk shoh vend per keqkuptime, me duket vleresim per kolegen mbretereshe te kenges se lehte shqipe.