Nis sesioni i ri, Kuvendi miraton me 118 vota kërkesën për arrestimin e Armando Prengës

7 Shtator 2015, 11:38Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë nisi  punimet e sesionit të ri parlamentar.

Në krye te axhendës së seancës së parë të Kuvendit ishte shqyrtimi i kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga.

Kuvendi votoi me 118 vota Pro heqjes se imunitetit për deputetin Prenga duke i hapur rrugë arrestimit të tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në Laç dy ditë më parë ku mbetën të plagosur 7 persona, pas një konflikti mes familjeve Prenga e Cali.

Të dielën në mbrëmje Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve miratoi kërkesën e kryeprokurorit që kërkonte autorizimin e parlamentit për arrestimin e deputetit, i cili u ndalua ne kushtet e flagrancës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje