Sfida e eliminatoreëve të Euro 2016 mes Shqipërisë dhe Portugalisë, e fituar në sekondat e fundit nga luzitanët 1-0, ka gjetur hapësira në medien botërore. E përditshmja prestigjoze italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një artikull kësaj sfide të skuadrës sonë përfaqësuese, ku vlerësonte lojën e kuqezinjve të De Biasit.
Sipas kësaj të përditshmeje, Portugalia mori një fitore të pamerituar falë dhuratës së Migel Velozos në minuten e 92-të.
Skuadra e Ronaldos ka 15 pikë, 4 më shumë se Shqiperia dhe kualifikimi duket çështje pothuajse e mbyllur.
Për Gazzetta Dello Sport, skuadrës sonë kombëtare i mbetet shija e hidhur e dorëzimit pas një ndeshje vërtetë shumë të mirë; mbrojtje perfekte, me një pjesë të dytë kurajoze kundër një skuadre superiore në paga, emra dhe kualitete, por inferiore përsa i përket lojës me zemër dhe pasion.
Shqiperia 1 vit më parë mundi Portugalinë në fushën e saj dhe ishte duke marrë 4 nga 6 pikët e mundshme ndaj kësaj skuadre.
Duke qëndruar te reparti i mbrojtjes, emra të tillë si Gjimshiti, Ajeti, Cana apo Agolli janë përmendur në këtë artikull të La Gazzetta dello Sport.
“Nëse në krahun e djathtë të mbrojtjes ke një lojtar 22-vjeçar që luante sfidën e dytë të tij me kombëtaren, një tjetër 21-vjeçar si Ajeti, që ende nuk ka gjetur skuadër pas largimit nga Bazeli, shkëmbin Cana dhe në krahun e majtë një futbollist që siguron jetesën te Karabag, nuk mund të kesh luksin të dalësh nga zona dhe të bësh pasime me mesfushorët”, thekson kjo e përditshme.
“Në mbrojtje Shqipëria ishte solide ku secili prej lojtarëve ishte gati të korrigjointe çdo gabim të shokut të tij.
Shqipëria e De Biazit ka pësuar vetëm 3 gola në 6 ndeshje kualifikuese dhe ndaj Portugalisë ajo tregoi vlerat e saj.
Kjo sepse Kristiano Ronaldo, Nani, apo Dani nuk mundën të bënin lojën e tyre më të mirë.
E gozhduar në prapavijë, skuadra e De Biazit nuk kishte shumë interes për lojën sulmuese, por në momentin kur shtoi ritmin e lojës, arriti të godasë shtyllën me Cikalleshin.
U duk se po shkonte gjithçka drejt rezultatit 0-0, kur Kuarezma gjeti Veloso për të djegur Shqipërinë, që gjithsesi e ka një motiv për të buzëqeshur; barazimi i Danimarkës me Armeninë e lë këtë kombëtare 1 pikë nga vendi i dytë me një ndeshje më pak”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.
ORE ti gazetar qe ke ber kte artikull e njef futbollin ti apo boll qe shikon topin verdall ne fush, ku e pe lojen e bukur te ekipit ton ti mor çun i ke syt ne ball apo jo njerez te ushqyer me ndjenjen e inferioritetit karshi ter botes njerez pa byth,portugalia ishte mizerabel SHQIPRIA me nje formacion humbes ku binte ne sy mesfusha e pa denj per te fituar kte ndeshje deçizive plus qe ishin te lodhur por prisnim qe ne mesfush te luanin lojtar qe kan vizion dhe perdorim topi jo lojtar force pa fantazi,nje loj qe te vinte turp kur e shikoje perball nje portugalie te mbaruar qe i vari teneqen lojes qe kur mori vesh barazimin e danimarkes,ekipi jon luante me berishen portierin ton nje turp i vertet mos pafshim me kurr nje loj si kjo te ngjallte neveri dhe na shokoi per çfar prisnim.nuk drejtohet ekipi me njerez me inferioritet te theksuar dhe qe mendojn vetem per kontraten e trajnerit por duam nje kombetare te luaj ne sulm e barabart le te rrifemi por kur do fitojm do fitojm binçem dhe do ndjehemi shum me te gzuar se me nje kualifikim qe çdo ndeshje te mban me gjak te ngrir me rrezultate 0-0 gjithmon ben ekipi dhjet ndeshje ben dy gola nuk na intereson europa me nje trajner qe ndihet inferior, se djemt jan te shkelqyer difekt esht komplet i trajnerit qe formoi ate 11tshe dhe beri ate skem te shemtuar loje,humbja i dedikohet komplet trajnerit pse e çoi ne humbje ekipin trajneri jon ku e pati qarin pyesni vetem ate.
Po ne qofte se nuk do kishim pesuar gol edhe per 90 sekonda?Cfare do thonim?Te luash me shpirt, dhe si plotesisht i barabarte me Portugaline,per 91 minuta e gjysem,dhe per nje gabim,te pesosh nje gol,kjo nuk do te thote qe na mori lumi e te vajtojme.Une, punen e djeshme te djemve e quaj dinjitoze,edhe detyrat taktike te trajnerit per barazimin i quaj te drejta.Djemte vinin pas nje lodhje,dhe pushimi prej dy ditesh nuk se u duk si shkak i humbjes.Kemi ekipin me te mire se kurre,pavarsisht se kemi pretendime per me teper.Per tani kaq eshteb takati.Shikoni kampionatin tone dhe atehere gjykoni per kombetaren.Faleminderit djemve te ekipit.
Ne humbem per faktin e thjeshte, se harruam qe nuk jemi te barabarte me Portugaline. Ne do te humbasim edhe me Serbine dhe Armenine nese do te harrojme faktin se jemi me te dobet se ata. E pash Armeni-Danimarke dhe nuk mund ta besoj se si Armenia humbi ato raste qe do i jepnin fitoren. Ne do te kualifikohemi per ne France vetem nese nuk lozim si te barabarte dy ndeshjet e fundit. Ne duhet te mbrohemi ne menyren me te mire te mundeshme dhe duhet te shfrytezojme me zgjuaresi deshiren e papermbajtur per t’na poshteruar si te Armenise, por vecanerisht te Serbise, te cilat kane bindjen e patundur se jane me te mire se ne dhe se duhej te ishin ato dhe jo ne ne pozicionin qe kemi. Te mos harrojme se Serbet nuk mund te pajtohen kurre me vendimin e apelit ne Zvicer. Nuk e pertyp dot trainer I Danimarkes kete vendim, jo me Serbia. Jo vetem kaq, por plisat nuk duhet te merziten nga ndonje parrulle “Kosova eshte zemra e Serbise” dhe t’na bejne ndonje te pabere. Kete radhe duhet te tregojme se jemi te zgjuar dhe na drejton arsyeja dhe jo pasioni.
Kjo qe thua ti do ishte e vertete po te hanim ate golin e Eliseu qe ja kaloi topin siper Berishes, por shyqyr ajoo sndodhi.
Per mua ishte nje gabim foshnjarak ne fund, nje leshim psikologjik i lojtareve..
De Biasi beri me te miren e smund te thuhet asnje fjale e keqe per te.
SHqiperia ka akoma shpresa keshtu qe te vazhdojme te suportojme Kombetaren tone. Forca Shqiperia!
Asnje gazete italiane nuk ka shkruajtur qe ne nuk e meritonim humbjen.
MOS SHKRUANI ARTIKUJ TE PAQENE. Gazetat italiane shkruajten qe Portugalia luajti shume me mire dhe kishte shume me teper raste se Shqiperia.
HAJD MBUSHINI TANI DHI TE ZGJEBOSURA