Artur Zheji ka komentuar në një shkrim të sotmin, akuzat e ngritur ndaj Ilir Metën për çështjen e CEZ.
Ai analizon fillimisht rritjen e peshës së LSI-së dhe Ilir Metës, duke thënë se ky i fundit vit pas viti po i merr terren PS-së dhe PD-së.
“Si një telenovelë e lënë përgjysmë, mbas “Çështjes Doshi”, ku Ilir Meta akuzohej për një histori hollivudiane me plane të stërholluara vrasjesh dhe pusirash, që më pas, pas zhurmës së tmerrshme, ku dhe mbeti në fund vetëm një pluhur i tmerrshëm, tani seriali rifillon sërish.
Rifillon me shumë zhurmë mediatike, gjithaq, me shumë zhurmë parlamentare dhe nuk mungojnë as edhe vringëllima shpatash ndër konferenca shtypi. Një si ethe, apo një si virozë akute për të sulmuar dhe demonizuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila, duhet përsëritur shpesh, si na “mëson” edhe Arian Çani, nga zgjedhjet në zgjedhje, rritet, bymehet, shahet, zgjerohet, mallkohet, shumohet, dhe qëndron aty, e vetme me rezultate preferenciale në rritje.
Numra të bezdisshëm padyshim, që ndajnë tortën e influencave politike dhe jo vetëm në tresh, një ekuacion ky, si edhe e kam shkruar, tejet i sikletshëm, sepse Meta, me sa duket me një kokëfortësi të pandryshuar nga vitet dhe humbja në peshë, nuk hap rrugë. Kërkon ndoshta në fshehtësi dhe në mënyrë “quasi konspirative” ta rrisë partinë e tij pa kufij dhe me çdo mjet dhe çdo mënyrë. Sigurisht në këtë ambicie politike, legjitime dhe të “rrezikshme”, që hedh në çdo palë zgjedhje hapa inatçorë përpara, ka shkaktuar në mënyrë të vetëdijshme një tërmet politik të mirëfilltë.
Kjo ndjehet jashtëzakonisht shumë në bazën e Partisë Socialiste dhe në bazën e Partisë Demokratike, nga dhe ku vijnë “akuza” këmbëngulëse se Meta e ka me “të hedhur”, se përkujdesi i tij, tani më i famshëm për “të Tijët”, kudo qofshin ata, në kasolle, banesë pallati, apo në vilë, është një “sekret strategjik” që funksionon, edhe më mirë sesa fjalimet më frymëzuese apo platformat. Duke krijuar kësisoj një disbalancë votash në favor të LSI, që po ta gjykosh simbas progresionit të tanishëm, edhe në zgjedhjet e ardhshme të 2017-s do të ketë një rritje akoma më të madhe, jo vetëm duke gllabëruar pothuajse të gjitha partitë më të vogla, që nga parti kanë mbetur thjesht sigla, por duke shkelur thellë “Vijën e Kuqe” të oborrit elektoral të partive të “mëdha”, shkruan Zheji te Mapo.
Ai analizon pastaj se nga vjen ky sulm ndaj Ilir Metës.
Sipas Zhejit, nuk është çudi që pas këtij sulmi të qendrojnë grupe të mëdha ekonomike që financojnë PS-në dhe PD-në.
“Tani çështja shtrohet: akuzat ndaj Metës, janë një tërësi rastësish, apo ka pas tyre një regji politike?
Apo janë oferta vullnetare nga grupe të caktuara interesi, për të ngritur një gijotinë të tërthortë morale ndaj Ilir Metës, që është në të vërtetë një gijotinë politike ndaj LSI?!
Kjo nuk është një pistë për t’u nënvleftësuar, duke pasur parasysh “regjimin partitokratik” në të cilin ne sot jetojmë, dhe mbi të gjitha gërshetimin e interesave të mëdha, të grupeve të mëdha të interesit, që qëndrojnë de facto, mbas partive politike shqiptare.
I gjithë ky realitet interesash të grupeve ekonomike lihet mjeshtërisht në harresë dhe “zjarri i akuzave” përqendrohet drejt politikanit, në këtë rast drejt Metës.
Deklarata më e fundit e djeshme e Ramës, që nuk sheh asnjë implikim real të Metës në çështjen e CEZ-it, është në të vërtetë një refuzim që kryeministri bën, në dijenitë që disponojmë deri më sot, i ofertës më të fundit për të demonizuar kryetarin e Kuvendit.
Për më tepër, renditja e fakteve më të fundit, përgënjeshtrimi dhe dalja në skenë e emrave të tjerë, si avokati Tim Schreiber i studios ‘Clifford Chance’, apo z. Nepravishta i ERE-s dhe z. Dollapi i KESH-it, të cilët u thirrën në lojën e kësaj çështjeje nga mediat dhe nga vetë Meta në mbrojtjen e tij publike në Kuvendin e Shqipërisë, demontuan sakaq skemën e thurur me art.
Nëse ka pasur vërtet korrupsion me CEZ-in, aktorët përbërës janë të shumtë dhe jo vetëm një, ashtu si edhe u servir në fillim disa ditë më parë, për të trashur helmin mbi një politikan të vetëm, Ilir Metën, Kryetarin e Lëvizjes për Integrim. Për të dëmtuar dhe dobësuar pra politikisht LSI-në dhe askënd tjetër”, shkruan Zheji.
Ai thotë se akuzat ndaj Metës kanë rënë dhe nuk i kanë prekur as këtë herë, zgjedhësit e LSI-së.
Meta eshte vlere e shtuar ne pulitiken shqiptare.
LSI eshte kthyer ne halé, duke mbeldhur gjithe llumin e PS, PD.
Por, sa m… paska patur , xhanëm ?!
Shkruan mire per te Zheji, pse Meta i paguan borxhet e kumarit.
Akuzat vijne nga baza e PD dhe PS ??? Heysek nuk eshte baza e PS dhe PD dhe as kompania e avokatures qe perfaqeson qeverine shqiptare ne procesin e arbitrazhit.
Nuk eshte kaq filozofike ceshtja,sa e paraqet ky zoteria.Ne zgjedhjet e kaluara vendore,prane c’do qendre votimi rrinte nje anetar i LRI-se qe shperndante para per vota.Bile nje miku im qe shkoi per te votuar pothuajse afer momentit qe do mbyllej qendra dhe qe donte dhe ai te merrte hisen e vet,nje nga ata te LSI-se i tha:-Tani erdhe ti?!Ai(personi qe shperndante leket)sapo iku-.Megjithate personi ne fjale nuk kishte nguruar dhe ia kishte dhene vrapit.E kishte arritur “tufen e parave”,kishte terhequr nje “bilete” dhe ia kishte sjelle ne dore mikut tim.E gjitha kjo kishte ndodhur pa asnje lloj frike apo konspiracioni.Nqs vazhdohet keshtu sigurisht qe Meta do ti shtoje radhet e partise se tij Z.Zheji!
ne shkrim servili
Po mbas teje cfare interesash fshihen,zoti Zheji?!
lsi ka qeverisur me saliun e nuk e ka ndritur ta ndrisi tani shikoni ministrin e buqesise perfaqesues i prodhueseve e tregetareve te medhenj i cili me paaftesine apo dicka tjeter po detyron prodhuesit e vregjel qe jane shumica te mjellin droge si mundesia e fundit per te mbijetuar ,shikoni ambientin apo trasportin e njejta gje te kethyera ne monopole te partise
pse na ben filozofin, kur e di dhe vete qe po more ate qe nuk te takon do krijosh probleme ekonomike dhe sociale kundrejt nje te treti. meta & co po vjedh nga dita ne dite shoqerine shqiptare dhe nje cikerrime te vogel ta jep dhe ty per te llapur keto pallavra qe thua ne mbrojtje te tij. skandalet me politikane plasin sepse nuk i mbyllin mire te gjtha “brimat”. meta e ka mbushur aq shume thesin e tij te hajdutlliqeve sa nga momenti ne moment hapet nje brime e re. kjo do vijoje dhe ne te ardhmen, ska nevoje per analiza.
Fatkeqesisht njeriu I LSI eshte njeriu pa shtylle kurrizore,qe per nje rroge apo nje thes me miell hedh poshte te ardhmen e femijeve.Dicitura e LSI duhet te jete ajo e videos se Metes:…ka nje 7% per ty….
Me fjale te tjera numri I votuesve te LSI,perfaqeson numrin e njerezve te pandergjegjshem dhe pafytyre ne kete vend.
Me kete analize qe ky ben nuk na pasqyron asgje reale. ,bla bla bla . Fakti eshte qe Meta eshte nje politikan i skrupullt nga te gjitha anet ,por ai ka gjetur nje terren te pershtashem me felliqesira per tu zgjeruar cdo vit.
Cfare ndodh ne Shqiperi nga ky popull teper idiot , nuk ndodh as ne vendet me te prapambetura.
Mbas ketij “sulmi” jane te vetmit gazetare te pavarur te shqiperise ata te rrjetit BIRN. Bravo i qofte! Keto teorite konspirative nuk kane asnje vlere.Qeveria e Berishes i shiti cekeve nderrmarrjen per 110 milion Euro me te drejte per te mbledhur 230 milion € borxhe si dhe 200 milion € kamata. Dhe nje nxenes fillore e kupton qe ky eshte nje budallek.
Si e shpjegon z. Zheji faktin qe Ilir Meta ka prona te rregjistruara ne emer te tij gati ne çdo skaj te Shqiperise. Keshtu, sa per te sjelle nje shembull, ku i gjeti pronat ne fshatin Palase te Bregut? Kush ia la “trashegim”, i ati, e ema, apo Monika?
Meta me ministrin e tij te bujqesise e ktheu shqiperine komplet ne kultivim droge, Panariti i sherben vetem vetes, ne ministrine e jashteme ka vene gramshiote qe nuk e dine nga bie diplomacia, cfare pret nga ky profesor doktor
I ke lene prape leket ne bixhoz mor bixhosci i degjeneruar ? per sa mije EUR po ja lepin Metes ?
Gjithsesi e dime qe nuk e ke personale, sepse ne fund te fundit ti je njeri pa personalitet dhe do tja lepije edhe vete djallit …. “per disa dollare me shume”
Funderrine mediatike !
Kur flet dhe Artur Zheji ne rolin e Analistit mos i ardhte zeri asnje te gjalli. Ky njeri qe hiqet si Shen Meria, eshte njeriu me servil dhe ordiner i medias dhe shoqerise Shqiptare. Nje pijanec, bastexhi, ordiner e llafazan. Nese e njeh ndonjeri nga afer, menjehere te krijon nje antipati dhe besdi. Te gjithe tenderat e RTSH i la tek Taivani, te gjithe tenderat e ATSH i la ne Shen Stefan dhe sot del e na ben avokatin. PO si nuk i vjen turp ketyre njerezve te ulet qe dalin pa piken e turpit, qe ja nxiu fytyren atyre dy prinderve te mrekullueshem qe kane dhene shume per kete vend. Ky njeri n.q.se eshte akoma ketu ku eshte, ti falet emrit te prinderve, me kete karakter dhe pafytyresi ky vetem pastrues mund te punonte qe mos ta shikonte njeri.
E mos shikoni kisha e xhamija feja e shqiptarit është LSI ja
Aman Artur te hash e te vjellesh.
Komentet me siper permbajne nje fjalor tejet te piste, me ato fjale nuk ndyhet por ne te kundert lartesohet plehu i mbeshtetesve te PS dhe PD.
LSI eshte nje parti tashme, qe u krijua nga rrjedhjet e pakenaqura ne PS dhe PD.
Te dish te manaxhosh apo te kesh mesuar te manaxhosh humbjet dhe fitoret keto 25 vjet sikurse po del nga puna e liderit te LSI Meta dhe zonja Meta, tregon sriozitet dhe konseguence per te zhvilluar Levizjen Socialiste per Integrim, Do te ishte me mire te theksonim “Ciftin Meta” pasi qe te dy kane ne politike nje kariere lavderuese dhe ne ngjitje. Jane te gjitha keto “asete politike” dhe “investime sociale”, qe kontrollon kjo Levizje, te cilat rrisin xhelozine e “Bert Cumcakizave”, “te artistit te krisur” apo te “Lulit te vocer”, apo te Avokat Ngjeles qe si dhelpra pret ti bien koqet dashit qe ti haje per meze.LSI eshte faktor politik shume qetesues dhe publiku preferon rregull dhe qetesi e jo horrllek. Nuk mund te fitoje Edi Rama ndaj LSI me njeerz si Tom Doshi e kompani. LSI po ben jo progres por hope te medhenj para. Duhet nje force e paarsyeshme e jashteme qe ta dobesoje kete trend te LSI.
Por qe jane superhajdut, super te korruptuar, dhe te inkriminuar edhe kete e kane. besoj te kujtohen shoferet dhe bodyguard-et e Monikes kur arrestoheshin ne kukes dukke kaluar droge apo kur i gjemonte polici per ti ndaluar dhe fluturonin pakot e droges rruges qe mos ti kapte policia me droge ne makine? kam dhe plot e plot ngjarje cudiberese te tjera me permbajtje mielli nga cifti Meta, te thena nga korrieret me disa nga te cilet rastesisht kemi qelluar te njohur. po te kerkosh mund te gjesh psh qe shume nga te fortet apo ish te fortet e tiranes se re jane bythe e breke me lsi-ne dhe jo vetem ata te tiranes se re. nejse kshu e ka kjo pune, sa me shume te vjedhesh aq me i parekshem je, meta e ka relizuar normen per 20 vitet e ardheshme.
Na rrofsh per dimer o Kalmant, antar i devotshem i LSI-se. Akoma nuk e ke marre vesh o lumeedet se LSI eshte kthyer ne nje ISS per kete vend? Ku punon ti Kal-mant se si shume pergjegjesi paske marre per bdermarrjen e falimentuar LSI me drejtue Like Floririn dhe Mona Paskalin.
LSI, JEP LEKE NE CDO VOTIM Z ARTUR.
Jashtë vlerësimeve të z, Zheji. Eshtë e drejtë e tij të ketë këtë këndvështrim, qoftë për ndjesi politike, qoftë për interesa personale. Vërtet jemi para një ekuacioni të vështirë për t’u zgjidhur, që sa më shumë ditë, javë, muaj kalojnë, aq më e komplikuar bëhet zgjidhja dhe aq më me rrjedhoja për interesin e publikut, për zhvillimet demikratike. Për mendimin tim zgjidhja më e mirë është, që PS të gjejë mundësinë e qeverisjes pa LSI-në. Me këtë nuk dua të them koalicion me PD-në. Nëse nuk arrihet kjo, z. Rama të kërkojë zgjedhje të parakohëshme, duke mos bërë koalicion parazgjedhor me LSI-në dhe duke deklaruar për jo koalicion as pas zgjedhjeve. Pas kësaj do e shohim rritjen, fryrjen etj të LSI-së.
Tek LSI-ja jane mbledhur “interesaxhinjt” ekonomik pa pik vlere politike sepse pa pik vlere politike eshte HAJDUTI Ilir Meta!…
Mercenaret e LSI-se ose elektorati i saj, perbehet nga hajdutet e pabese, qe nuk e kane problem te braktisin ish koleget apo “shoket” e tyre te meparshem, ne kembim te perfitimeve me te sigurta dhe me te shpejta.
Te kuptohemi, termi mercenar nuk eshte i pamoralshem dhe i denueshem, per sa kohe qe shperblimi dhe qellimi eshte i deklaruar dhe transparent perpara ligjit dhe publikut. Imoraliteti dhe kriminaliteti fillon ne momentin kur mercenaret e paguar nga Porositesi hiqen sikur luftojne ne emer te parimeve dhe idealeve te tyre dhe sa me i kamufluar te jete nje mercenar, aq me i denueshem eshte akti i tij. Aq me i rende eshte krimi, kur parate me te cilat shperblehet i jane vjedhur popullit. LSI = Vjedhje dhe Pabesi.
Ne bashkesine e kryemercenareve me diploma dhe kollare te ketij vendi, ky analisti me mjeker, pinjoll i familjes Zheji, radhitet sigurisht nder nuhatesit me te forte per te gjurmuar dhe zhvatur parate e popullit te tij.
Kontrolli dhe sekuestrimi i pasurive te paligjshme eshte i vetmi ilac per te ndalur degradimin e metejshem te shtetit shqiptar. Nese nuk e bejme dot nga brenda, te kerkojme ndihmen e nderkombetareve. Nuk duhet hezituar!
Ti gazetar bythelepires i metes e di mire qe lsi eshte nje parti e fryre si tollombace nga gazetare si puna jote. Kjo parti me leket e vjedhura blen vetem vota