Bizneset që nuk deklarojnë punonjësit dhe ato që ushtrojnë aktivitete të paregjistruara në organet tatimore do të dënohen deri në 3 vite burg. Qeveria ka dërguar në Parlament një draft, i cili amendon Kodin Penal, duke ashpërsuar masat ndëshkuese për veprën e evazionit.
Ndryshimet më të forta janë ato në nenin 180 të kodit aktual, i cili flet për fshehjen e detyrimeve tatimore, raporton TCH.
Në fakt, fshehja e taksave, pasi janë marrë më parë masat administrative, konsiderohet si vepër penale edhe aktualisht. Por, kodi ekzistues lë hapsirë që tatimpaguesi, biznes apo individ qoftë, të dënohet me gjobë deri në dy vite heqje lirie. Me draftin e ri hiqet mundësia e gjobës dhe kjo shkelje do të dënohet automatikisht vetëm me burg, deri në dy vite.
Veç kësaj, në të njëjtin nen, drafti i ri shton një pargraf të posaçëm, i cili klasifikon si vepër penale edhe 4 shkelje të tjera tatimore, të cilat janë: ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm, mosregjistrimi në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve dhe moslëshimi i kuponit tatimor. Të katërta këto shkelje do të dënohen deri në 3 vite heqje lirie.
Nga ana tjetër, punonjësit e organeve fiskale, të cilët nuk kryejnë detyrën, që lidhet me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve, do të dënohen deri në 7 vite burgim, pavarësisht shumës së dëmit.
Por, veç taksave, Kodi i ri Penal ashpërson dënimet edhe për bizneset që tregtojnë naftë apo benzinë, jashtë standardeve të cilësisë. Sipas draftit, tregtimi dhe hedhja për konsum e nënprodukteve të falsifikuara të naftës do të dënohet me 5 vite burg.
Në themel, të gjitha ndryshimet në projektligjin për Kodin Penal, që qeveria ka dërguar në Parlament, forcojnë masat kundër informalitetit, kontrabandës, tregtimit të paligjshëm të ilaçeve dhe karburanteve. Këto ndryshime vijnë në një kohë, kur qeveria është duke drejtuar një operacion kombëtar kundër informalitetit, i cili ka përfshirë taksat, energjetikën, por edhe mjekësinë.
bravo i qofte kesaj qeverije qe na ndriti! po kur shteti ben evazion fiskale si ja bejme? ke do fusim ne burg? po kur shteti fundos bizneset duke mos i paguar? po kur shteti jone legen ben tendera te parapecaktuar? po kur shteti jone lep rrogat ministrave qe nuk bejne lloj pune?? si do ja bejme per kete evazion fiskale qe behet nga shteti ne emer te shtetit?
“Dhurata” e rradhes nga dyshja Rama-Basha sipas direktivave te Sorosit
Zahua i paska dhjere ne koke ketij shalegajtit
Shume e drejte, sa vjet burg ben nje drejtor, kryetar bashkie, kryeminister apo president per korrpsion?
Shume shtetas qe nuk paguanin energjine elektrike u futen ne burg. Ne shtetin me te korruptuar ne Evrope, cili minister u fut ne burg? Apo te korruptuar jane vetem nenpunesit, ne qeveri e kane bigrafine qelibar?
lufta ndaj evazionit eshte thelbesore per nje ekonomi te mire te drejte e solidare ,per nje shoqeri me te mire ku kontribojne te gjithe ,ne amerike e shtete te tjera masat ligjore jane me te rrepta ,por edhe taksat qe ve shteti duhet te jene te drejta ,te arsyshme te mundeshme per tu paguar e qellimi i tyre te jete edhe zvogelimi i diferencave mes shtresave te popullsise ,dhe e fundit shpenzimi i tyre ne te mire te permiresimit te jetes se qytetareve ,une mbeshtes ne kete pune qeverine edhe pse per shume veprime te saj nuk jam dakort
Ne Kanada ka nje shprehje:
Njeriu nga dy gjera nuk shpeton,nga vdekja dhe nga taksat.
Prandaj Kanadaja eshte atje ku eshte.Po ne ku jemi?
Ne nuk duam te paguajme taksa,por i kerkojme shtetit te na rrite rrogat,pensionet,te na rregulloje arsimin,shendetsine,rruget,ujsjellsat,energjine etj.Po leket nga ti nxjere shteti?
Ja pra,mos ju kundervini kesaj qeverie,e cila po perpiqet te permiresoje katrahuren ku ndodhemi,paguani detyrimet tuaja dhe kerkoni me force dhe denonconi,ne se te tjeret qe ju sherbejne,apo ju punesojne,nuk ju japin dokumentin perkates per sherbimin,(kuponin tatimor),apo nuk ju paguan sigurimet shoqerore etj…
Perkrahni qeverine dhe jo rumpallen Berishjane,shkaktaren e kesaj gjendjeje ku ndodhemi sot…
o ty bardhi ate motren ku e ke, krahason shqiperine me kanadane. E dime qe taksat duhen paguar, por jo te futen ne burg njerezit se skane dhene nje kupon tatimor. pastaj, gjithe ky represion ne c’vend te botes ndodh more k.. kandari. del kryeministri e u tregon njerezve burgun perdite. ne kanada nuk i sheh njehere tatimoret te dera dhe njerezit i paguajne me qejf. edhe ketu po te ndodhe e njejte gje do paguheshin taksat me qejf, po ketu pa e hapur biznesin, sa ben regjistrimin ne qkr, diten tjeter ke tatimoret te dera per ndonje kafe. keshtu qe lere kanadane dhe hajde ne shqiperi e provoje njehere terrorin e policise. trap me zile
O bardhi motra jote merre kupon ?
Ngjitur me supermarket Joena te 21 dhjetori,shiten fruta perime pa kase fiskale. Per cudi ministrit Ahmetaj nuk i ra ne sy fare diten qe vajti per inspektim, megjithse personat ne fjale kane zene ne menyre te paligjshme nje siperf sh te madhe. Verifikojeni o tatimore.