Investitorët e huaj: Lufta ndaj informalitetit, parandalon rritjen e taksave

10 Shtator 2015, 14:49Ekonomia TEMA

Invetitorët e huaj që operojnë në vendin tonë mbështesin luftën e qeverisë ndaj informalitet.

Në një dekalratë të Shoqatës së Investitorëve të Huaj, (FIAA) thuhet se lufta ndaj ekonomisë informla është e vetmja mënyrë për të parandaluar rritjen e më tejshme të taksave.

Shoqata e Investitorëve të Huaj operon prej 15 vitesh në vendin tonë dhe është ndër aktorët më të rëdësishmë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë synon ta bëjë Shqipërinë një mjedis më të mirë për të investuar dhe për të punuar.

FIAA në deklaratën e saj vlerëson se kjo iniciativë është një hap mëse i mirëpritur për ekonomine e vendit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm mjedisin e biznesit me përfitime të dukshme për të gjithë popullsinë. Për më tepër, FIAA beson se një lufte efektive ndaj informalitetit është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar një rritje të mëtejshme të taksave, e cila do të pengonte rritjen ekonomike. Sipas FIAA lufta ndaj ekonomisë informale është një ndër sfidat e Shqipërisë, e cila është ngritur vazhdimisht nga komuniteti i biznesit si një nga pengesat kryesore në mjedisin e biznesit, se fundmi e identifikuar në Pyetesorin e FIAA-s mbi Klimen e Biznesit në Shqipëri 2015. T.SH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje