Çuditë dhe ekstremitetet nga Shteti Islamik nuk kanë kufi.
Së fundmi militantët e grupit terrorist kanë publikuar në revistën e tyre dy fotografi të dy pengjeve, me nënshtetësi kineze dhe norvegjeze.
Ata i përshkruajnë fotot e dy burrave si “në shitje”, të cilët shfaqen me kostumet e verdha në faqet e fundit të numrit të 11 të revistës propagandistike ” Dabiq”.
Në atë që ISIS e përshkruan si një “ofertë me kohë të limituar”, Isis krah emrave të burrave jep edhe detaje të tjera si mosha dhe profesionet e tyre dhe ofron një numër telegram ku thuhet: “Kushdo që do të donte të paguajë për lirimin e tyre dhe transferimin mund të kontaktojnë si më poshtë”.
Pas këtij akti ka reaguar edhe kryeministria norvegjeze Erna Solberg i cili ka konfirmuar se “çdo gjë tregon” se ISIS kishte kapur shtetasin norvegjez.
Ajo tha se 48 vjeçari norvegjez u kap në Siri në fund të janarit dhe është mbajtur nga grupe të ndryshme terroriste para se të bjerë në duart e ISIS.
Solberg tha se ky është një rast i vështirë dhe se ISIS ka vënë një çmim shumë të lartë për pengjet.
Madje revista shkruan se pengjet kanë dalë në shitje pasi janë braktisur nga shtetet e tyre qyshkur janë zënë rob./j.h