Kriza e refugjatëve, Austria ndalon trenat me Hungarinë

10 Shtator 2015, 15:13Bota TEMA

Hekurudhat austriake kanë bllokuar çdo lëvizje nga dhe drejt Hungarisë.

Shkak është bërë fluksi i lartë i refugjatëve që kërkojnë të shkojnë drejt Austrisë.

Siç raporton Kronen Zeitung nuk dihet se sa ditë do të qendrojnë të mbyllura stacionet hekurudhore.

Mbi  3 mijë refugjatë hynë brenda 24 orëve të fundit në Austri duke alarmuar autoritetet.

Bllokimi i linjës Vjenë-Budapest por edhe atyre rajonale ka shkaktuar shumë zemërim të qytetarët por edhe kaos në trafik.

Ndërkohë Danimarka ka rihapur hekurudhar pas mbylljes së ditës së djeshme.

“Mos ejani në Danimarkë”, ishte thirrja e autoriteteve drejtuar refugjatëve./a.l

1 komente në “Kriza e refugjatëve, Austria ndalon trenat me Hungarinë”

  1. pirdh-pirdh says:

    Hopa , u harrua “solidariteti” i para pak diteve.
    Tani e gjithe Europa do te paguaje per krizen demografike gjermane, qe e hapi kete loje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje