RAPORTI/ Tahiri: Në Shqipëri është mbjellë 8 herë më pak kanabis, parcelat tani janë zhvendosur nga rrugët, në male

16 Shtator 2015, 12:02Politika TEMA

Ministri i Brendshëm ka thënë se në Shqipëri, gjat ë qeverisjes së majtë, është mbjellë tetë herë më pak kanabis.

Kjo konfirmohet nga një raport i Guardia Di Finanza.

Në konferencë e paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri Rama, ministri Tahiri ka thënë se në kohën e PD-së, hashashi mbillej edhe rrugës, ndërsa tani trafikantët janë detyruar të marrin mallet.

Janë të dhënat e misionit italian të Guardia di Finanza-s, që kanë bërë një punë kolosale dhe i falenderoj.

Janë statistika zyrtare të konfirmuar dhe të konfirmueshme në çdo kohë të Policisë së Shtetit dhe i falenderoj.

Në vitin 2013, kur qeveria e kalur ishte në detyrë, një sipërfaqe prej 323 hektarë me drogë u identifikua. Nga këto, policia shkatërroi vetëm 7.3 përqind.

Në vitin 2015, sipërfaqja e kultivuar është 44 hektarë, ose tetë herë më pak se në vitin 2013. Nga kjo sipërfaqe, kemi shkatërruar deri sot 99.2 përqind.

Kemi shkatërruar 94.7 përqind më shumë drogë se tetë vitet e qeverisjes së PD,” tha Tahiri.

Numri i autorëve të ndaluar për kultivim të drogës që nga dita e parë kur morëm pushtetin është më i lartë se gjatë tetë viteve të kaluara bashkë.

Ka nga ata që thonë se kemi ndaluar vetëm argatët.

Por statistikat thonë të kundërtën,” vijoi ministri i Brendshëm.

Parcelat janë zhvendosur nga buzë rrugës në male.

Parcela e fundit që kemi shkatërruar ishte mbi 1500 metra mbi nivelin e detit.

Lufta jonë pa kompromis ka detyruar krimin të mbjellë parcela fare të vogla shumë larg zonave të banuara, ndryshe nga dje kur mbillej edhe në oborrin e shkollave.

Përderisa shkojnë tek çmenduria me avion, do të thotë se e kanë të vështirë të bëjnë trafik nga toka ose uji,” tha Tahiri.

Kur Lulzim Basha ishte ministër i Jashtëm, policia italiane kapte drogë në makinën e ambasadës shqiptare. Luli dhe Muli janë kampionët më spektakolarë të dështimit të shtetit në luftën kundër drogës.

Ne po bëjmë atë që askush në 25 vite nuk e ka bërë”, theksoi Tahiri.

2 komente në “RAPORTI/ Tahiri: Në Shqipëri është mbjellë 8 herë më pak kanabis, parcelat tani janë zhvendosur nga rrugët, në male”

  1. Sali Berisha says:

    Guardia Di Finanzia eshte vegel e Rames,organizate e paster droge.
    Donald Lu eshte kapobande,bashke me ambasadorin italian qe sot paftyresisht thane qe lufta ndaj droges ka qene sukses.

  2. Agim e Alban Dega says:

    Opinione nga larg

    NGA “REPUBLIKA E LAZARATIT” DHE “KANABIS BERISHES” NE …
    MODEL KUNDER DROGAVE

    – Nje pasqyre model e nje lufte te fituar ne vetem dy vjet …

    – Nga Agim e Alban Dega, Nju Jork

    Vetem ne dy vjet

    Ndoqem drejtepersedrejti Konferencen e sotme te organizuar nga qeveria shqiptare per suksesin e shkelqyer ne luften kunder droges. Ishte ora 5 e sjysem e mengjezit ketu ne Nju Jork
    Shifra dhe fakte te gjalla…
    Fjale e fakt … Fjale e foto… Fjale e realitet
    Nje analize reale e shkelqyer.
    Nje veprimtari shembullore per nje lufte shembullore jo vetem per Shqiperine por edhe Evropen e Boten ne pergjithesi.
    Nga 330 hektare me droga te mbjella ne Shqiperi sot ka rene ne me pak se 43 hektare. Vetem ne dy vjet.
    Nga kanabisi qe kishte shpallur Republiken e Eskobarit nen hunden e Saliut ne Tirane apo Fushe Kruje ne Lazarat apo mbare Shqiperine, ne kanabisin qe po e zhbijne edhe ne shkrepat e Vermoshit apo humbetirat e Lumes se Gashit ne vendlindjen e Saliut….
    Nga rreth vetem 7. 5 per qind e droges se kapur para dy vjetesh ne mbi 99 per qind e droges se kapur ose djegur ne vetem dy vjet.

    Me gjuhen e fakteve

    Nga Shqiperia e rrenuar nga droga ne drogat e rrenuara nga Sqhioperia ne me pak se dy vjet !
    Nga Republika e Lazaratit dhe Canabis Berishes … ne model boteror per luften kunder droges.
    Rreth 5000 police te angazhuar ne kete lufte titanike per nje shtet te vogel; e te varfer si Shqiperia…
    Nje pjestar i tyre i rene ne krye te kesaj lufte vertete titanike ne me pak se 2 vjet. Nje deshmor ose hero. 5- 6 te plagosur.
    150 000 forca policore e ushtarake pat mobilizuar Kolumbia ne dy vjet lufte kunder karteleve te kokaines…
    Mbi 4.500 te vrare…. mbi 20 000 te plagosur midis forcave te rendit… 4 000 numri i viktimave midis kultivuesve dhe tregtareve te saj.
    Jemi krenare per vendin tone. Jemi krenare per bijte dhe bijat me uniforme te vendit tone.
    Jemi krenare sa per Edvin Ramen aq edhe per per Saimir Tahorin , per ministrin e Brendshem me te suksesshem jo vetem te Shqiperise, sic e kemi deklaruar disa here.

    Sa brutale edhe te trashe….

    Jemi krenare per qeverine e vendit tone te lindjes qe e ktheu ate nga Kolumbia e Evropes ne kohen e Lul Mul Sal Vicidol Lazaratit ne shembullin e luftes se suksesshme me nje minimum viktimash.
    A nuk e pohuan kete fakt me gojen e tyre edhe ambasadoret italian e amerikan ne Tirane.E Mafia politike e mediatike shqiptare nderkombetare e narkotrafikut e korrupsionit , e kryesuar nga Sali Eskobari e banda e tij e gangstereve nuk lane shpifje e balte, sajim e trillim pa perdorur per te baltosur e llangosur kete qeveri.
    Sa per Shqiperine, askush e asnjehere nuk e ka baltosur e llangosur me shume se kjo bande gangsteresh me Berishen ne krye.
    Sulmoje armikun ne piken me te dobet te tij, thoshte Makiaveli. As kete nuk dine ta bejne
    Keta as te shpifin nuk dine. Keta as te luftojne nuk dine.
    Sa brutale aq edhe te trashe !

    Drejtesia vonon por nuk harron !

    Perdorin deri edhe nje bastard te diskretituar e degjeneruar te narkotrafikut berishain, nje kriminel fierak qe nxirrte ne prite koleget e tij per te njollosur kete sukses qe e lartuan emrin e policise dhe te shtetit shqiptar.
    Sa brutale aq edhe te trashe !
    Nuk kane faj mjeranet e krimit te organizuar. U ka hyre lepuri i shtetit ligjor ne bark.
    I ka zene tmerri i krimeve te pandeshkuara nga impuniteti i vetdhene.
    I ka kapur paniku i reformes se drejtesise. i ka kapur tmerri i dores se hekurt te drejtesise qe po afron mbi impunitetin e Luigjit te 14te, lexo Saliqit.
    Drejtesia vonon por kurre nuk harron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje