Delegacionet dhe zyrtarët e lartë i bashkohen nismës “Tirana pa makina”

22 Shtator 2015, 19:59Sociale TEMA

Bllokimi i Unazës së Vogël në Tiranë nuk ka penguar delegacionet e huaja dhe zyrtarët e lartë të shtetit që të kryejnë veprimtarinë e tyre. Një prej atyre që respektoi nismën “Tirana pa makina” është edhe Jorg Asmussen, Sekretar Shteti në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve Sociale në Gjermani, i cili i është drejtuar në këmbë Bashkisë së Tiranës për të takuar kryetarin e saj, Erion Veliaj. Zyrtari gjerman është parë që të kalojë në sheshin Skënderbej gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që në këtë zonë zhvilloheshin aktivitete kushtuar Ditës Ndërkombëtare pa Makina.

Më herët ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu, që mbërriti me biçikletën e tij përpara Hotel Dajtit, ku u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe mori pjesë në aktivitet kushtuar ditës pa makina.

Një tjetër delegacion që respektoi nismën “Tirana pa makina” ishte ai i Çekisë, i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Michaela Marksova, e cila shkoi në këmbë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të takuar drejtuesin e kësaj ministrie, Blendi Klosi. Në respekt të ditës pa makina, edhe delegacioni i Korpusit të Paqes ka zhvilluar takimet e parashikuar duke i përshkruar rrugët në këmbë.

Krahas delegacioneve, edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka preferuar që të ecë në këmbë drejt zyrës së tij për të vijuar punën e përditshme. Ndërsa ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, kanë përdorur biçikletat për të shkuar në punë

2 komente në “Delegacionet dhe zyrtarët e lartë i bashkohen nismës “Tirana pa makina””

  1. Dritëroi says:

    Po opozita, opozita ju lutem.

    A mos bëri gabimin t’i bashkohej maxhorancës dhe të shkonte në proresta me këmbë dhe më biçikleta?

    Do të ishte një zhgënjim i madh për këdo në Shqipëri!

    E si mund ta trashës zërin kundër maxhorancës duke ecur në këmbë apo me biçikletë dhe të tregohesh me gisht se ju bashkove një veprimtarie të qeverisë?

    Ndjehem shumë fajtor që nuk i sugjerova Berishës dhe Bashës që më përpara, që në Ditën pa Makina, të mblidhnin gjithë bandat e tyre paramilitare me xhupa e kapuçonë të zinj, qafëleshë dhe mjetkëroshë, dhe të parakalonin triumfalë brënda Unazës së Vogël të Tiranës, me kallaçë në krahë, me vargun e veturave me flamurë valavitës të PD-së, për të më nxjerrë mallin dhe emocionet e papërsëritëshme të këtyre manifestimeve që i kam përjetuar kur festohej grabitja e zgjedhjeve të 26 Majit 1996 dhe masakrimi i deputetëve të opozitës në Sheshin Skënderbe apo kur bëhej Grushti i Shtetit në Shtator 1998 dhe digjej Kryeministria dhe pushtohej Televizioni Shtetëror.

    Janë kujtime të paharrueshme dhe Luli-Berisha kishin ta rastin ti përsërisnin këto skena të lavdishme të Historisë së Partisë Demokratike Shqiptare si protestë ndaj Bunkerit komunist që po ngre Edi Rama si dhe kundër Erion Veliajt që po na shet shumë pordhë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, vetëm për ti bërë karshillëk gjumit anadollak të Bashës-ish kryetar, duke shkelur edhe mbi gjakun e shenjtë të dashit përçor, që u therr si kurban për turbanin kryebashkiak të Bashës.

  2. Toni says:

    Ska opozite ky vend !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje