Është e njohur për të gjithë historia e Oskar Shindler i cili shpëtoi më shumë se një mijë hebrenj nga ekzekutimi duke i punësuar në fabrikën e tij.
Por edhe Japona ka “Shindlerin” e vet i cili i ka shpëtuar jetën më shumë se 6 mijë hebrenjve.
Bëhet fjalë për diplomatin Chiune Sugihara i cili punonte në ambasadën japoneze në Lituani.
Në vitin 1940 ai shpëtoi 6 mijë jetë hebrenjsh duke u dhënë viza me procedura të përshpejtuara për t’u larguar nga vendi.
“Nxorra viza për hebrenjtë derisa gishtat më zunë kallo dhe më dhimbte gjithë trupi”, lexohet në kujtimet e Sugiharës.
Sugihara ka shpëtuar më shumë se 6 mijë hebrenj duke kundërshtuar madje edhe urdhërat e dhënë nga Ministria e Jashtme japoneze.
“Në mëngjesin e 18 korrikut 1940 shikoja ën dritaret e konsullatës një numër të madh refugjatësh hebrenj që kërkon viza për të shpëtuar nga nazistët. I shkruajta Ministrisë së Jashtme në Tokio por më ndaluan t\u jepja viza hebrenjve. Vendosa të thyeja urdhrat dhe të jepja sa më shumë viza të ishte e mundur”, tregon Sugihara në kujtimet e tij.
Pas këtij veprimi diplomati u transferua në Berlin dhe në Pragë nga japonezët për të përfunduar më pas në një burg sovjetik deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Në 1947 u shkarkua nga çdo detyrë shtetërore për shkak të atij veprimi.
Historia e tij u harrua deri sa në 1968 një diplomat i Ambasadës së Izraelit në Tokio kërkoi që vepra e tij të njihej nga Unesco.
Sugihara u lumturua që veprimi i tij humanitar më në fund u vlerësua.
Ai ndërroi jetë në Fujisava në 1986.
Por emri i tij ka mbetur në “Ëorld Register” të Unescos si një ndër njerëzit me kontributin më të madh në çështjen e hebrenjve./a.l
undefined
.
Lum kush e ka shpiritin e humanizmit! Bej mire thot Zoti kur ke mundesi dhe kur nuk ke mundesi thuaj nje fjale te mire dhe kurre mos bej keq!