Fehmi Abdiu: Doni të ndryshoni Kushtetutën? Rrëzoni njëherë marrëveshjen e 2008-s, Rama-Berisha!

29 Shtator 2015, 09:13Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Fehmiu Abdiu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, deklaroi për tesheshi.com se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta pa hedhur në fillim poshtë marrëveshjen Berisha-Rama të vitit 2008, e cila bëri të mundur zgjedhjen e Presidentit të Republikës edhe me 71 vota.

Abdiu, i cili drejton një institute studimesh, i ulur në një zyrë të vogël, në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, Abdiu thekson se nuk mund të bëhen arnime të ligjit themeltar të shtetit kutur dhe pa u zhvilluar një diskutim i gjerë publik.

“Ore po c’janë këto arnime për LGBT-ra dhe ushtrira të huaja”, thotë konstitucionalisti i njohur i cili thekson se Presidenti do të duhej të zgjidhej patjetër nga populli, përndryshe, sipas tij nuk do të kemi një situatë të qëndrueshme.

 “Drejtësinë nuk mund ta lëmë pa kokë dhe natyrisht që kryetari i Këshillit të Lartë i Drejtësisë duhet të jetë Presidenti; është krejt e natyrshme kjo pasi bëhet një kontroll pushtetesh; por nuk mundet që presidenti të zgjidhet me 71 vota, pasi ai nuk është garant i askushit”, thotë Abdiu i cili deklaron se duhet të zgjidhet kjo çështje në mënyrën sa më të mirë.

Dhe më e mira, thekson ai, është zgjedhja e një presidenti nga populli i cili do të ishte një personalitet mbi palët që ka prestigj dhe mbështetje publike.

Ndërkohë, në lidhje me Prokurorin e Përgjithshëm, Abdiu thekson se duhet vendosur kritere të sakta dhe të përcaktuara për zgjedhjen e tij, por sipas ish-kreut të Kushtetueses, kreu i organit të akuzës duhet të japë llogari në mënyrë permanente, si para Kuvendit por edhe në KLD dhe publik, në mënyrë që të mos ndodhë siç thotë ai si sot kur “Prokuroria merret me shkelës të vegjël të ligjit, e kur nuk kanë arrestuar asnjë zyrtar të lartë, kur këtu flitet për abuzime të mëdha, për ngjarje si 21 janari dhe Gërdeci, ndërkohë që nuk ka asnjë çështje të shkuar deri në fund”.

Ndërkaq, në lidhje me akuzat që i bëhen sistemit të Drejtësisë, Abdiu thekson se ka një realitet të përgjithshëm që pranohet në lidhje me një gjyqësor të korruptuar, por ky sistem Drejtësie thotë Avdiu është “pjellë e politikës shqiptare” e cila e ka krijuar këtë sistem, që në fakt është bërë shëmbëlltyra e politikës.

“Nuk mund të thuash që drejtësia u krijua vetë kështu, por u emërua nga politika, u krijua prej saj dhe mori shembullin e saj, duke i shërbyer dhe u bërë palë me të”, thotë Abdiu, i cili jep idenë e një rekrutimi gjyqtarësh duke i parë jo vetëm nga CV-të por edhe nga integriteti moral i juristëve.

“Duhen gjendur mënyrat për ta bërë këtë llogaridhënie, por një gjë duhet të bëhet e qartë se llogaridhënia është e domosdoshme”, tha Abdiu.

2 komente në “Fehmi Abdiu: Doni të ndryshoni Kushtetutën? Rrëzoni njëherë marrëveshjen e 2008-s, Rama-Berisha!”

  1. Nje shqiptar says:

    I nderuar Fehmi Abdiu, si familje keni dhene kurdohere kontributin tuaj per ndertimin e shtetit shqiptar ne themelet e tij si dhe ne arsimin e larte. Jeni shume i qarte ne mendimet dhe propozimet tuaja qe i sherbejne forcimit te demokracise ne Shqiperi. Bashkohem plotesisht. Presidenti duhet te zgjidhet nga populli dhe te jete nje krye te sistemit KLD, por mendoje se edhe gjyqetaret duhet te japin llogari dhe te zgjidhen nga populli ne nje periudhe 6 vjeçare.

  2. Nio says:

    Une mendoj se Europa duhet te rishikoj borxhet e prapambetura ne vendet e Ballkanit dhe ti vere nje afate kohe per ti paguar keto detyrime … Skandalet e fundit korruptive tregojne se Shqiperia nuk eshte me nje vend i besueshem … Klithmat e atyre qe paralajmerojne ngjalljen e fantazmave te se shkuares jane klithma deshperuese te nje qeverie te paafte … dhe me keto fantazma do te tremben vete popujt e tyre sepse Europa nuk ka per tu influencuar kurre prej tyre … do te jene vete popujt e tyre qe do e pesojne … Nese Qeverite nuk jane te afta per te zgjidhur problemet e Shtetit dhe nxisin frymen antieuropiane me paralajmerime te se shkuares , me mire te hapin rrugen , te behen zgjedhje te parakohshme … Europa ka me shume arsye per te mos e futur Shqiperine ne Europe sesa arsye per ta futur ate … Droga , korrupsioni , mafia , prostitucioni , politikane te inkriminuar , gjysor i inkriminuar , reforma te padenja per nje shoqeri te varfer , islamizmi radikal , ideologjia komuniste qe po rikthehet , jane nje nder qindra arsye per te mos e futur Shqiperine ne Europe … Shqiperia nuk ka asnje progres … Problemet qe zoteron ky vend apo ndonje vend tjeter ballkanik nuk mund ti kalohen Europes si problem i tyre , duke u futur ne BE , ne nje gjendje skandaloze … me administrata shume te dobta … Shqiperia ka shume rriske qe te digjet ne bisedimet e ardhshme per Antarsim … Nuk futesh ne Europe duke marre pelqimin e disa politikaneve me peshe neper Europe , mbeshtetjen e tyre , por duke zbatuar ligjet dhe reformat … Mendoj se Europa duhet te merret me Serbine dhe Malin e Zi , pasi vendet e tjera jane nje bere nje problem shume i madh per shoqerine europiane … Qeveria eshte votuar per te zbatuar reforma dhe ligjet europiane dhe ato kushtetuese , jo per te palajmeruar apo lypur neper zyrat e BE-se per antarsim … Kjo eshte nje metode shume e padenje dhe e ulet per nje qeveri …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje