Një zog humb shtëpinë me zhdukjen e bunkerëve

29 Shtator 2015, 18:02Kulturë TEMA

Nga Altin Raxhimi

Mauro Fasola s’e fsheh një farë trishtimi kur kujton si ka ndryshuar Shqipëria mes vizitave të tij, e para në 1996-ën dhe tjetra në 2013-in.

Para nëntëmbëdhjetë vjetësh, me një grup biologësh, ky profesor i ekologjisë nga Pavia në Lombardi, i binte nga ana në anë rezervatit natyror të Lagunës së Karavastasë për identifikim zogjsh. Zona ishte mbushur me bunkerë kundër-ajrorë që shihnin nga vendi i tij, Italia.

Për Fasolën, i cili tani është 65 vjeç, ky ishte “reagim i ekzagjeruar dhe paranoiak” ndaj “aktit hajvan” të pushtimit fashist të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, kinse për shkak të korrupsionit të politikanëve të saj.

Një bunker ishte mu në mes të Divjakës, ngjitur me Karavastanë. Një banor po ngrinte shtëpinë mbi një tjetër. “S’të lë kush ta shkatërrosh bunkerin,” i thotë fshatari Fasolës. “Por për të ndërtuar mbi të, s’ka problem.”

Të tjerë quknin arat e mbjella. Në rripin e tokës që ndan lagunën nga deti rradhiteshin strehimet për artilerinë kundërajrore. Bunkerë më të vegjël qepnin linjën mes rërës dhe pyllit të pishave, me ç’duket për këmbësorinë.

Një zog i rrallë në Itali, një dallëndyshe kërbishtkuqe, po hynte në njërin bunker. “Me siguri do kishte folenë brenda,” thotë Fasola. “Plus që është zog që jeton në koloni, prandaj nëpër bunkerë do kishte dhe të tjera fole.”

Fole të tjera pati. Duzina të tëra kërbishtkuqesh të ngjitura tavaneve të bunkerëve. Të gëzuar nga ky zbulim, ai dhe Taulant Bino, i vetmi vrojtues zogjsh në bordero që kishte Shqipëria, nxituan t’i botonin rezultatet tek Alauda, revista e Shoqatës për Studime Ornitologjike në Francë.

Hirundo ose Cecropis daurica u përcaktua si dallëndyshe e Liqenit të Bajkalit në Siberi nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë, punë burokratësh luteranë të punësuar nga Perandoria Ruse për të studiuar territoret e saj në ekspansion.

Në Ballkan, dhjetëvjeçarët e fundit ato po përhapeshin prej jugut të gadishullit drejt veriut, mes shtigjeve që krijonin lumenjtë me derdhje në Adriatik, por edhe nëpër karstet e litoralit slloven.

Më e rrallë se dallëndyshet e zakonshme, është më e bukur se ato, me kërbishtin ngjyrë ndryshku. “Është shumë zog i bukur! Ka atë bishtin e zi dhe shpinën e kuqe,” thotë Fasola.

Por cicërima, meh. “Këngë mediokre” e pat quajtur në vademecum-in për rendin e harabelëve dhe dallëndysheve në Evropë Paul Géroudet-i, ornitologu i njohur zviceran.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, kur Fasola dhe Bino vizitonin prapë zonën, bunkerët që shihnin nga Italia ishin zhdukur. Një pjesë u kishin lënë vendin zhvillimeve turistike, asaj sipërmarrjeje që fillon me një restorant me dysheme çimentoje dhe mbyll ciklin me blloqe të tërë apartamentesh për pushuesit në bregdet.

Rezervati natyror i Karavastasë kish mbetur thuajse i paprekur, por të varfërit mes shqiptarëve u kishin vënë dinamitin masave të betonit për t’u marrë shufrat përforcuese të hekurit, dhe për ti shitur për pak pare në metalurgjik.

“Kjo prishi folenizimin e dallëndyshes,” thotë Fasola.

Bunkerët. Ato rëndojnë edhe më shumë kujtimet e komunizmit. Kurrkush nuk ua di numrin e saktë, por hamendjet vërtiten mes gjysmë dhe një milioni. Ishin ndërtuar për tu bërë ballë sulmeve të dy superfuqive, sovjetike dhe amerikane.

Edhe pse dokumentet e fundit e tregojnë atë Shqipëri hermetike më të rëndësishme se ç’mund të merrej me mend për lojërat e Luftës së Ftohtë, këto kërpudha betoni ishin tepri tragjikomike.

Nga fundi i viteve tetëdhjetë, kriza e rëndë ekonomike po i zinte vendin frikës nga pushtimi imperialist si prioritet, dhe vijat e mbrojtjejet po nisnin të braktiseshin. Diku, shërbenin si fole për të dashuruarit e kësaj shoqërie konservatore, tjetërkund, aty për aty, si nevojtore çasti.

Dallëndyshet preferojnë të ndërtojnë foletë në qoshe ndërtesash pranë njerëzve, për të shfrytëzuar zinxhirin ushqimor që poshtë njeriut vazhdon me bagëtitë. Plehrat organike të bagëtive mbledhin insektet, këto të fundit janë ushqim për dallëndyshe dhe të tjerë zogj. Megjithëse ha të njëjtin ushqim, dallëndyshja kërbishtkuqe preferon foletë në hapësira vertikale, nëpër të çara shkëmbinjsh. “Është shumë i turpshëm si zog,” thotë Bino, ornitologu nga Tirana.

Por si mjet përshtatjeje, gjatë shekullit të kaluar kërbishtkuqet mësuan t’ua ngjeshin foletë sipërmarrjeve njerëzore të çuara dëm. Ornitologët i gjenin nëpër barqe urash të harruara të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Francë, fortifikime të luftës së dytë botërore në Pirenej apo karkasa ndërtesash në Bullgari. Në Shqipëri, u hynin në punë ato kërpudha betoni. Gati gati sikur natyra reklamon dhe ndreq çmendurinë njerëzore, reflekton Fasola.

Bino sikur nuk di ç’mësim të nxjerrë. Në Universitetin e Montpellier-it në Francë, ai i pat përfunduar ato studime biologjie që Enver Hoxha, porositësi i bunkerëve, i pat lënë në mes gjysëm shekulli më herët. Ishte nga të rrallët profesorë të Universitetit të Tiranës që u fut në grevë urie për heqjen e emrit të Hoxhës nga universiteti në vitin 1991. Më vonë, bëri pjesë në një qeveri që donte të shpërbënte trashëgiminë staliniste të Shqipërisë, përfshirë këtu ç’kishte mbetur nga muzeu i Hoxhës, një tjetër kaba betoni.

E prapëseprapë, mbas grevës së urisë, ai u nis për ligatinat e jugut të Francës për studimet e tij ornitologjike. Punimin e doktoraturës e pati mbi pelikanin kaçurrel, zogun magjepsës që folenizon në Karavasta. E ka ëndërr të arrijë të nxjerrë katalogun e zogjve të Shqipërisë.

Dhe kohët e fundit, ka krijuar Shoqatën Ornitologjike Shqiptare, e cila po inkurajon dhjetëra amatorë të rinj të zogjve. Në një takim syresh një fundjavë plot diell nëntorin e kaluar, Bino u tregonte kolegëve fotografi folesh të kërbishtkuqes. Ishin interesante, foleja e atij zogu ka një tunel prej ku hyn në një kupolë më të gjerë, gati si një farë modeli bunkeri i bërë nga një dallëndyshe, i cili i ngjitet tavanit të bunkerit tamam, të bërë nga njerëzit.

Nga prilli, më nisi fotografinë e një tjetër foleje kërbishtkuqeje që sapo kish marrë afër Topojës në Fier, dhjetë kilometra e ca tutje Karavastasë. Më thotë se planet për gazsjellësin nga Azerbajxhani për Itali e çajnë atë fushë mes për mes mes, duke marrë rrezik me vete edhe folenë me gjithë bunker.

“Bunkerët sjellin kujtime traumatike për shumicën, por për mua si ornitolog janë strehë për ata zogj.

“Edhe për lakuriqët e natës. Edhe lakuriqët e natës i duan bunkerët.”

5 komente në “Një zog humb shtëpinë me zhdukjen e bunkerëve”

  1. Moisi Golemi says:

    Shpendet aty ne Karavasta, e gjithkund ne Shqiperi, i kane zhdukur ata bashkopatriotet e tu italiane, o Mauro. Ata qe gjate mbreterimit te dyte te Saliut, u lejuan te bejne masaker mbi faunen tone. Italiane bastarde te ndyre, qe e keni fashizmin ne gjak. Fashiste ndaj natyres shqiptare. Vrases shpezesh. Keta duhen ndjekur penalisht, a e more vesh o keqardhes italian Mauro Fasulja?

  2. intelektu-hali says:

    Birn-i nga denoncimi i aferes CEZ paska kaluar me artikuj per eko-sistemet e zogjve apo mos valle ishte i shqetesuar qe nuk po botonte artikullin e Altinit. Bullshit!!!

  3. nji kafe me pak te lutem says:

    Zogu do gjej fole tjeter, po ne ku ta fusim koken ne qoftese nis nje luft,asnjeher nuk mund te themi kurr per diçka.

  4. A says:

    TE PAKTEN ITALIANET DHE GJERMANET NUK DUHET TE ZENE NE GOJE BUNKERET E ENVER HOXHES…AJO ESHTE CESHTJE E SHQIPTAREVE..KY ZOTNIJA TE KUJTOJE JO VETEM 7 PRILLIN 1939..POR DHE PROVOKACJONET E GUSHTIT,PUSHTIMIN E CEKOSLLOVAKISE,MASAKRAT E HUNGARISE..LUFTEN E VIETNAMIT DHE LUFTEN E ANGLISE ME ARGJENTINEN..ISHTE EKZAGJERIM POR JU ITALIANE QEPENI GOJEN.

    JO ME LARG SE NE 1997 KUR 3 POLITIKANE ITALIANE NE SHKURT 1997 BENE THIRRJE QE MBYTINNI SHQIPATRET NE DET..DHE MARINA ITALIANE E ZBATOI URDHERIN:

    Në 28 mars të vitit 1997, anija “Kateri i Radës”me 115 persona në bord, në përpjekje për të udhëtuar drejt brigjeve të Italisë, u përplas me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. Për pasojë humbën jetën 81 persona mes të cilëve mjaft gra dhe fëmijë, ndërkohë që mbijetuan 34 të tjerë. Prej tyre, 57 trupa u gjetën, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
    Në tragjedinë e Otrantos, humbën jetën,
    Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe,
    Blerina Fejzaj, 8 vjeçe,
    Zonja Fjezaj, 36 vjeçe,
    Mihal Fejzaj, 60 vjeç,
    Fatos Fejzaj, 39 vjeç,
    Roland Fezaj, 14 vjeç,
    Oltion Fejzaj 13 vjeç,
    Mimoza Xhavara, 32 vjeçe,
    Kamela Xhavara, 9 vjeçe,
    Majlinda Xhavara, 4 vjeçe,
    Desantila Xhavara, 24 vjeçe,
    Firdesa Xhavara 1 vjeçe,
    Gerard Xhavara, 4 vjeç,
    Majlinda Roshi, 38 vjeçe,
    Qemal Roshi, 38 vjeç,
    Roland Roshi, 2 vjeç,
    Pushime Meminaj, 60 vjeçe,
    Donika Idrizi, 40 vjeçe,
    Elona Idrizi, 14 vjeçe,
    Semiranda Idrizi, 11 vjeçe,
    Romeo Andrea, 28 vjeç,
    Silvana Andrea, 18 vjeçe,
    Kristina Andrea, 2 vjeçe,
    Bardhyl Lame, 37 vjeç,
    Tushe Lame 38 vjeçe,
    Artuela Lame, 35 vjeçe,
    Kasiani Bestrova, 6 vjeçe,
    Viktore Bestrova, 9 vjeçe,
    Konstandin Bestrova, 2 vjeç,
    Anife Begotare, 41 vjeçe,
    Rezart Begotare, 12 vjeç,
    Erald Begotare, 13 vjeç,
    Zeman Avdia, 37 vjeç,
    Nertila Avdia, 11 vjeçe,
    Olsi Avdia, 6 vjeç,
    Irma Greko, 21 vjeçe,
    Kristi Greko, 3 muajsh,
    Bardhosh Deliaj, 46 vjeç,
    Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe,
    Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe,
    Hanëme Birçe, 41 vjeçe,
    Besmir Birçe, 9 vjeç,
    Lavdosh Kaja, 22 vjeç,
    Robert Bajrami, 19 vjeç,
    Miklovan Troqe, 17 vjeç,
    Anastas Mërkuri, 30 vjeç,
    Lindita Demiri, 12 vjeçe,
    Lindita Demiri 12 vjece,
    Bektash Tahiri, 47 vjec,
    Andi Aliaj 17 vjec,
    Teferi Saliu 48 vjec,
    Lirim Bulla 17 vjec,
    Zini Muça 27 vjec,
    Ermal Xxhaka18 vjec,
    Fatmir Geraj 28 vjec,
    Kastriot Sharraj, 36 vjec,
    përparim Mamanaj, 13 vjec,
    Zylyma Sulejmani 22 vjece,
    Krenar Sulejmani 27 vjec,
    Alban Sulejmani 4 vjec,
    Mirand Kaçuku, 28 vjec,
    Kizeta Sulo 21 vjece,
    Klodian Sulo 2 vjec,
    Fiqiei Sulaj 30 vjec,
    Ervin Sula 15 vjec,
    Latif Berberi 53 vjec,
    Maze Seferaj 31 vjec,
    Brunilda Seferaj 25 vjece,
    David Seferaj një muajsh,
    Vjollca Kaçupi 22 vjece,
    Albana Botrova 22 vjeçe,
    Merita Ferko 32 vjece,
    Bledar Ferko 10 vjec,
    Fredi Ferko 8 vjec,
    Viktori Kaçupaj 25 vjece,
    Robert Llanaj 30 vjeç,
    Kastriot Hasanbashaj 27 vjec
    , Klorida Hasanbashaj 24 vjeçe,
    Xhuljana Hasanbashaj 3 vjeçe,
    Ilir Kicja 34 vjec,
    Maringlen Bardha 16 vjec,
    Fatbardha Sejdia 21 vjeçe.

    as Adolf Hitleri nuk beri kete krim kunder njerzimit ne kete fare feje por kete e beri Italia nje vendi i Natos dhe Bashkimit Europjan.

    Ishte koha qe perbindeshi Berishe urdheronte avjonet te bombardonin Jugun,te sulmonin Jugun me mercenaret e Veriut.dhe te hidhej lende kimike kunder populates civile.pa permedur gerdecin,3000 te vraret ne 1997 ,genocidin ndaj haklajve etj etj…eleminimi i kundershtareve …

    ZOTI FASOLJA ME KETE AXHAMIUN QE TE KA MARRE INTERVISTE A JU VJEN KEQ PER KETA ZOGJ…PA VARR QE KA ME MIJRA NE OTRANTO PA VARR…TURP E NEVERI…QE BENI SIKUR ENVER HOXHA KA HEDHUR BOMBEN ATOMIKE NE JAPONI…HIJENA DHE VAMPIRE TE URRYER

  5. bato suedija says:

    epo Dulla paska bo gjith at pun te levdueshme per ekologjin kafshet shpezet lepujt kermijt qent zagaret dhe zogjt.
    jo me kot nuk njifet edhe si “kujdestari me i shquar i kafsheve” ne historin e planetit.
    ai do mbahet mend si rojtari vigjilent i kopshtit zoologjik me autentik dhe natyror ne bot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje