Putini imponon një zgjidhje midis murtajës dhe kolerës

29 Shtator 2015, 11:59Blog TEMA

Nga Ingo Mannteufel

Ai që kishte besuar se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të shpallte në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York një propozim të ri rus kompromisi për konfliktin e Sirisë dhe që të paktën në retorikë do të distancohej pak nga sundimtari sirian, Baschar al Assad, ai duhet të ndihet i zhgënjyer. Presidenti i Rusisë e bëri të qartë në fjalimin e tij se një koalicion i mbështetur nga Moska në OKB kundër milicëve terroristë të Shtetit Islamik mund të ekzistojë vetëm me regjimin e Assadit.

Vetëm me Assadin

Dhe jo, Putini nuk e lë të bjerë Assadin – tani jo, e ndoshta jo edhe në të ardhmen. Nuk e lë të bjerë për hir të parimit. Sepse Putini – kështu thotë – është kundër çdo përzierjeje të jashtme në punët e brendshme të një shteti. Pas kësaj nuk qendron vetëm shqetësimi për partnerin e Rusisë në Lindjen e Afërme, Assadin, por me këtë ai kundërshton padyshim edhe çdo kritikë perëndimore për sistemin e tij të diskutueshëm të sundimit në Rusi.

Vetëm sa për protokollin: me dënimin e qartë të një ndërhyrjeje të jashtme Putini natyrisht që nuk ka parasysh aneksimin jo sipas së drejtës ndërkombëtare të gadishullit ukrainas Krime nga Rusia dhe separatistët e mbështetur nga Moska në Ukrainën Lindore.

Me qëndrimin e tij, Presidenti Putin e detyron Perëndimin të bëjë në krizën e Sirisë një zgjedhje midis murtajës dhe kolerës: ose SHBA dhe Evropa e pranojnë Assadin si partner faktik në luftë kundër terroristëve të IS. Me këtë do të stabilizohej jo vetëm regjimi i sundimtarit sirian, por do të avanconte dukshëm edhe roli i Rusisë si lojtar global në politikën botërore. Izolimi i Rusisë nga Perëndimi si sanksion për përzierjen ruse në vendin fqinj Ukrainë atëherë do të thyhej.

Ose të vazhdojmë si deri tani

Nëse nuk do të ketë dakordim me Putinin, situata e tanishme në Siri mund të vazhdojë pa ndryshim: lufta vrastare në Lindjen e Afërt do të dëbonte miliona njerëz të tjerë – ndoshta para së gjithash në drejtim të Evropës Qendrore. Dhe për opcionin e tretë – angazhimin plot rreziqe të një fuqie perëndimore masive me trupa tokësore në Siri pa një mandat të OKB-së – për këtë deri tani askush nuk ka dëshirë të mendojë me zë të lartë në kryeqytetet perëndimore.

Të gjitha këto nuk janë zgjedhje të thjeshta për Perëndimin, i cili nuk ka dëshirë ta pranojë krejtësisht dobësinë dhe pafuqinë e tij. Kohët për veprime unilaterale të SHBA në Lindjen e Afërme gjithsesi kanë kaluar, gjë që e bëri të qartë edhe Presidenti Obama në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

4 komente në “Putini imponon një zgjidhje midis murtajës dhe kolerës”

  1. Kol Tivari says:

    Akoma nuk e kam kuptuar: Pse duhet të rëzohet Assad-i…???!!! Apo sepse është “mik” i Rusisë dhe jo i Amerikës, prandaj duhet të bëhet dhe Siria si Iraku, Afganistani, Libia etj.etj. “lule” të politikës amerikane…???!!!

    1. enter''" says:

      Sepse amerika historikisht kerkon te beje nje loje te ndyre, dhe nuk eshte me surprize qe te gjitha problemet sot me bote jane shkaktuar nga idiotesite e amerikes.

  2. beni says:

    Assad nje arab nga me tolerantet ne boten arabe dhe presidenti qe pranoj pluralizmin nje sistem politik qe nuk ekzistonte ne kushtetuten siriane dhe ashtu sic kerkojn amerikanet nuk munde

  3. Shqipetari nga myzeqeja says:

    @@ Eshte pikerishte Rusia ajo qe ja “Futi” Europes me te ashtuquajturen “Krize Refugjatesh”….
    1-Europa i vuri Embargo Rusise per C´eshtjen e Krimes…dhe Europa jo vetem qe nuk e zgjidhi dote c´eshtjen me Embargo..por z.Putin ja “Futi” perseri duke kerkuar Territore ne kurrize te Ukraines..te ashtuquajturit Separatiste ne Ukranine(Donzek)jane te gjithe Russe..
    2-Putin dhe Rusia qe ka nje Baze strategjike ushtarake ne Siri nuk do qe ta Humbasi,pasi ka Investuar ne te, po jo thjeshte ne aspektin Ekonomik..
    per te hequr qafe te ashtuquajturin “Diktatorin Assad”, na dolen Grupe qe gjoja Filluan Luften kunder “Diktatorit” qe ne te vertet eshte nje Lufte Anarkike, duke shfrytezuar Dobesin e ushtrise se Assadit, qe ja Fusin njeri-Tjetrit dhe nuk dine se ku do te dalin.
    3-Europa qe e pa se me “Pranveren arabe” me Tunizine..Egjiptin..LIbine…ka sjelle vetem Destabilitet te rajonit,dhe Turma Refugjatesh, nuk eshte e Gatshme qe te “Heqin Qafe Assadin”….sepse pika e pare nuk eshte Mbeshtetja Russe por eshte se nuk ka nje figure me te Besushme dhe Politike se Assadi.
    4-Putin duke pare se Siria ka nevoje per Ndihmen e tije..ja “Dhuroj” ate me Skuadrilje avjonesh..Ushtarake..ect…por jane pikerishte Sherbimet e fshehta ato qe Frymezojne Turmat e Refugjateve per ne Brigjet Europjane..keto Sherbime jane ne koherence te plote edhe me ato Rrusse.
    Pra z.Putin po i kthen “Borxhin” Europes qe nuk eshte e pergatitur per nje “Invazjon Refugjatesh” qe ne te vertet eshte nje Ushtri pa Arem qe kerkoj ne emer te “Urise dhe Demokracise” te “Pushtoj” Territore Europjane..Destabilizoj Shtete dhe KOmbe.
    @ Kthehemi te kryefjala:Se c´fare Marreveshjesh ka ber Putin me Obama kete do ta marrim Veshe me Vone..sepse gjithnje e paguajne te vegjelit..hallexhinjte Popujt..por nje gje mbetet e VERTET:Edhe kesaj Here perseri ka FITUAR Z.Putin, se paku ne rrafshin POLITIK..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje