Lufta e Ftohtë në Europë është kthyer, vetëm se kufijtë kanë ndryshuar

30 Shtator 2015, 20:07Blog TEMA
Lufta e Ftohtë në Europë është kthyer, vetëm se

<> on May 9, 2015 in Moscow, Russia.

Nga Paul Mcleary

Kreu i Ushtrisë së SHBA-ve në Europë po vështron me vëmendjen një rrip të ngushtë toke që lidh Poloninë me Lituaninë, i shqetësuar nga ushtarët dhe pajisjet ushtarake ruse që janë përqendruar në të dyja anët.

Me nofkën “Hendeku Suwalki” sipas emrit të qytezës polake Suvalki, e cila gjendet në mes të një lugine mes enklavës ruse të Kaliningradit në veri-perëndim dhe kombit prorus Bjellorusisë në juglindje, zona është bërë pika e re nevralgjike mes Moskës dhe NATO-s.

Qyteti port i Kaliningradit ka qenë prej kohësh përplot me ushtarë rusë dhe me armatime moderne ndërsa Bjellorusia ra dakord së fundmi të pranojë një bazë të madhe ajrore ruse, gjë që e bën zonën Suvalki një urë të vogël dhe të dobët tokësore mes Rusisë dhe Kaliningradit. (Enklava gjendet e ngjeshur mes Polonisë dhe Lituanisë).

“Nëse rusët do të bëjnë stërvitje të shpejtë [pranë hendekut] atëherë mund të shohësh nëse kanë potencialin për ta mbyllur atë hapësirë,” i tha Foreign Policy komandanti i Ushtrisë së SHBA-ve në Europë Leitnant-Gjenerali Ben Hodges.

Gjeografia e konfliktit ka rëndësi në kohën tonë, për shkak se Rusia po tregon gjithnjë e më shumë dhëmbët duke pushtuar toka në Ukrainë dhe në Detin e Zi, duke bërë fluturime kërcënuese mbi Detin Balltik dhe duke ndërtuar me shpejtësi kapacitetet e veta ushtarake në Arktik. Për planifikuesit ushtarakë të Perëndimit, sigurimi i aksesit tokësor te tri shtetet Balltike anëtare të NATO-s është me rëndësi themelore në përgjigjen ndaj ndonjë agresioni të mundshëm rus.

Nëse Rusia arrin të pushtojë Hendekun Suvalki, ajo mund të ndalojë të vetmen lidhje tokësore mes Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në njërën anë dhe Perëndimit në anën tjetër. Nëse ndodh kjo, e vetmja mënyrë për të mbërritur në shtete Balltike do të jetë nga ajri ose nga deti, gjë që rusët do të kenë punuar për ta marrë nën kontroll shumë përpara se të sulmojnë hendekun, duke stacionuar armë moderne anti-ajrore në Kaliningrad.

Kaliningradi mbetet një bazë e përparuar ruse me portin e saj që është shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë, flotë që ka 50 anije dhe që në mënyrë aktive ka testuar mbrojtjen e Suedisë përgjatë viteve të fundit. Në Kaliningrad gjenden gjithashtu edhe tri brigada këmbësorie.

“Është shumë mirë e mbrojtur me armë të rënda, gjë që mund të na ndalojë ne aksesin në Detin Balltik, në rast se ata vendosin ta bëjnë,” thotë Hodges.

Kjo është një nga “zonat më të militarizuara në Europë,” thotë Jorge Benitez, studies i lartë mbi sigurinë transatlantike te Këshilli i Atlantikut. “Dhe me këtë nuk nënkuptoj që NATO ka investuar aty. Është Rusia.”

Zyrtarët amerikanë kanë kërcënuar se gati një e treta e Polonisë bie brenda rrezes së veprimit të baterive antiajrore Ruse S-300 të vendosura në Kaliningrad dhe vendimi i fundit për të ndërtuar një bazë ajrore ruse në Bjellorusi pranë kufirit me Lituaninë e ka shqetësuar NATO-n.

Ajo që është goditëse mbi dobësitë shumë pak të diskutuara në Balltik është se sa shumë të ngjashme janë ato me problemet që po përballen forcat amerikane në anën tjetër të botës. Për më shumë se një dekadë, forcat kineze janë përpjekur të pengojnë forcat detare dhe ajrore amerikane të kenë aftësinë të afrohen me brigjet e Kinës – në një strategji të njohur si “anti-akses/Mohimi i zonës” ose A2/AD. Tashmë, komandantët e SHBA-ve dhe NATO-s në Europë po përballen me makthin e tyre A2/AD.

“Anti-Aksesi/Mohimi i Zonës, ose A2/AD, është një problem në rritje,” tha Gjenerali Philip Breedlove, komandanti suprem aleat për Europën dhe komandant i Komandës Europiane për SHBA-në në Uashington të hënën. Kaliningradi i ka dhënë Moskës aftësinë për të mbrojtur më mirë Balltikun ndërsa aneksimi i Krimesë ka bërë të njëjtën gjë për Detin e Zi, tha ai.

“Gjeografia e Europës ka ndryshuar” që nga fundi i Luftës së Ftohtë, tha Benitez. “Gjeografia e NATO-s ka ndryshuar, Në Luftën e Ftohtë, kufijtë e NATOs qenë në qendër të kontinentit, por tani vija e fronit është në Balltik, dhe ti mund të dallosh një urë të vogël tokësore [pranë Suvalkit].”

“Rusët kanë zgjedhur ta bëjnë këtë zonën e re të fërkimeve, këtu është vendi ku ne po shohim provokime ajrore,” të tilla si avionë lute rusë që fluturojnë me transponderë të fikur, tha Benitez.

Ndërsa prania ushtarake amerikane në Europë nuk ka gjasa të rritet në vitet e ardhëshme, Hodges ka ndërmarrë një përqasje të re për tregimin e pranisë në lindje. Grupe të vogla ushtarësh amerikanë marin pjesë në stërvitje në Balltik dhe ata kanë marrë urdhër të udhëtojnë me transportuesit e këmbësorisë Stryker nëpër rrugë në kthimin e tyre në bazat në Gjermani dhe Itali, ndryshe nga më parë, kur mjetet e blinduara hipeshin në trena.

Udhëtimet, të cilat vijojnë për qindra kilometra, kanë shërbyer si një lloj marrëdhënieje me publikun për Shtetet e Bashkuara. Ata janë përshëndetur në rrugën e kthimit nga turma dashamirëse nëpër Poloni, Hungari, Çeki dhe nëpër vendet BAlltike, duke iu gëzuar pranisë amerikane përballë kërcënimit rus në rritje.

Udhëtimet nëpër rrugë janë “një demonstrim se SHBA-të janë këtu. Është për të siguruar lirinë e lëvizjes,” thotë Hodges.

Udhëtimet ndihmojnë gjithashtu për të ndihmuar një bazë dijesh mbi kufirin e ri të NATO-s, një territor që deri tani ka qenë jo shumë i njohur për amerikanët. “Përgjatë gjithë atyre viteve ne ishim në Gjermaninë Perëndimore, ku dinim për çdo rrugë, çdo kodër apo çdo tunel dhe se ku të shpinin të gjitha këto,” thotë Hodges. “Ne nuk e kemi këtë njohuri në Europën Lindore.”

Në panoramën e re Europiane, terreni vendimtar nuk është më në Gjermaninë qendrore. Hendeku Suvalki, pranon Hodges, “është një pjesë e rëndësishme e gjeografisë aktualisht.”

Foreign Policy-Diary of Tirana

7 komente në “Lufta e Ftohtë në Europë është kthyer, vetëm se kufijtë kanë ndryshuar”

  1. X says:

    Ksaj i thone i bie dritares qe te degjoje dera.

  2. Kol Tivari says:

    Prandaj dhe është “zgjeruar” NATO-ja, që në rast konflikti me Rusinë, të parët “që do ta hanë” dhe do “të shfyjnë” k…in rus, të jenë shtetet e varfëra lindore dhe jo shtetet e pasura të Evropës Qëndrore me Gjermaninë në krye…!

    1. 454545 says:

      Me cfare te filloj Rusia konfliktin me NATO-n me Tasin e Groshes

  3. jules \vern says:

    Ky eshte nje artikull qe shfaq nje pamje qarte te situates ne Europen lindore por edhe te pjeses aziatike.Gjeneralet kur bejne nje permbledhje te situates e bejne ne menyre te qarte dhe te ftohte.Me sa dime nga zhvillimet qe po ndodhin dy jane superfuqit qe mund te rrezikojne paqen ne bote per shkak te ambicieve te tyre pra jane Rusia dhe Kina.Megjithate per kete te fundit dyshoj por asnjehere mos thuaj kurre thote nje shprehje popullore. Shba eshte e pamundur ti perballoj te dyja. Ajo vertet eshte shume e fuqishme nga ana ushtarake mirepo largesia e saj nga aleatet eshte shume domethenes.Plus qe qellimet amerikane nuk jane kurrsesi si ato te ketyre dy vendeve qe duan ekspansion dhe perdorin cdo mjet per ta arritur kete.Atehere lind pyetja se kush mund ta perballoj ne Europe dhe Azi keto dy superfuqi kaq te medha? Pergjigja e vetme eshte rimitiralizim te dy shteteve. Per mendimin tim vetem Gjermania dhe Japonia mundet qe me kapacitetet e tyre ti bejne balle ketyre dy superfuqive ne rritje sepse ato jane ne kufi ne rradhe te pare me keto dy shtete.Se dyti jane vende shume te fuqishme ekonomikisht dhe qe nuk jane prekur nga kriza ekonomike.Zoterojne dhe resurse te medha.

  4. Kol Tivari says:

    @454545, shko ruaj dhitë se mos t’i hajë ujku, se sa për të tjerat, flet përçart…,ose i bën qejfin vetes…!

  5. Kol Tivari says:

    @454545, shko ruaj dhitë se mos t’i hajë ujku, se sa për të tjerat, flet përçart…,ose i bën qejfin vetes…! Ndërsa @jules vern, është “Njëzet mijë lega nën det”…!

  6. Ajaxs says:

    Mos kini frike nga lufta e Ftohte? Frike duhet te kini nga lufta e Ngrofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje