– Nga viti 1912 deri aty nga 1915 dihet se flamuri i ngritur në Vlorë ra disa herê në baltë dhe u ringrit. Ismail beu dha dorëheqjen, Princ Vidi nuk bêri hajër, etj.
– Në 1924, nja dhjetë vite më pas, shteti shqiptar u lëkund sepse ndodhi ai që u quajt “revolucion i qershorit” ku nuk dihet se kush luajti me serbët e kush me rusët, apo serbët dhe rusët luajtën me shtetarët shqiptarë. Muret u rrëzuan.
– Nja dhjetë vjet më pas, aty nga 1935, kryengritja e Fierit tregoi se përballë detit, brenda shtetit, lëviste llava e vullkanit që rrëzonte muret e Kalasë që ishin ngritur qysh nga Kongresi i Lushnjës në 1920 dhe pak më pas. Le të vinin kolonelë të huaj për ta vendosur në vijë xhandarmërinë. Nuk ka xhandar që i mban muret ngritur kur ato lëkunden.
– Pastaj Lufta botërore, dhe dhjetë vjet më pas, 1944, shteti ringrihet në formën jo të një protektorati, jo të një lidhjeje me kurorën perandorake qesharake të xhuxhit përballë, as monarki jolegjitime kushtetuese, por si diktaturë. Mirëpo as këtyre ritmi i rrëzimit të kalasë nuk iu ndahet.
– 1956 – 1960 : ndarja me sovjetikët, eliminime të pushtetarëve vendas, dhe kalim drejt një stalinizmi ideologjik, politik dhe ekonomik shëmbullor. Duket se politika e ka forcën shkatërruese të mureve në dorën e vet dhe e kontrollon me forcën e shtëpisë me gjethe, që sot festojmë si muze dhuratë nga bashkimi. Por, jo. Ku ka pushtet që përballet dot me forcat misterioze të hisrorisë!
– 1972 – 1976, pra nja dhjetë e dymbëdhjetë vjet më pas prishja me kinezët dhe terrori tani përfshin edhe elitat pushtetare komuniste, gjeneralë, ministra, ideologë, nëpunës, artistë, vetë burokracinë shtetrore, dhe shkrimtari nuk e kupton se çfarë po ndodh. Njeri i këndon shkëputjes nga sovjetikët pikërisht kur te ata po ndodhte një liberalizim, dhe tjetri i bën komedinë nëpunësit të shkretë zylambak, që në fakt me rënien e tij personifikonte rënien e shtetit në duart e kontrolleve puntore dhe fshatare si falanga fashiste.
– 1981 : E po qoftë me kaq, thamë, lëkundjet mbaruan. Tani nuk na mbetet veçse të shkruajmë libra se si nga dashuria, kalohet në fejesë dhe pastaj gradualisht në martesë, me autor babin e babait. Cfarë fejese mo? Një fejesë e gabuar dhe kryeministri vret veten. Shteti është përsëri përtokë. Titista, imperialista, puçista, etj., përmenden, por pak rëndësi ka. Muret e kalasë kanë rënë.
– 1991 – 1992 : Shteti ka rënë në formën staliniste dhe po ringrihet nga një revolucion që si për çudi u krye pa shkelur asnjë ligj. Reformim ligjor, por vendi kaloi natyrsisht nëpër llava vullkanesh përpak djegëse. E mo, mirë, po ja erdhi demokracia dhe historia mbaroi shpalli ai babai i sociologjisë duke cituar një pervers tjetër. Por, demokracia, si monarkia, si totalitarizmi, si protektorati, si perandoria ku ne ishim pjesë, nuk e shmangte dot jo misterin e rënies ciklike të mureve të kalasë.
1997 : Shqipëria përpak sa nuk shqyhet në dysh midis kryengritësve që kërkonin paratë tona dhe pushtetit që kishte shkarë nga binarët. Aq sa pati nga ata që tremben nga lëkundja e mureve dhe i duan ditën muret kur duken të fortë, e ikin natën kur muret dridhen me oshëtimë që thanë : Ta ndajmë Shqipërinë, në dy kantone, Veri dhe Jug, Veriu të iki ku të dojë, të bashkohet me Kosovën, Jugu të bashkohet si autonomi me Greqinë…
2008 – 20012 : E mo, pas dhjetë vjet qetësie, pati nga ata të fundit të historisë që deklaruan : Uf, do të mërzitemi tani, demokracia u poq dhe nuk ka më ngjarje madhore! Prit, o prit, tha me vete urithi i historisë, ja sa të gërryej edhe pak themelet dhe muret do të të dridhen, lëkunden e bien në tokë përsëri. Gërdeci na plasi bombën në dorë si një lloj vetëvrasjeje. Pastaj të vrarë në bulevard në përballje politike në sheshe. Askush nuk kuptoi se përse, me çfarë qëllimi, me çfarë nënkuptimi? Të gjitha palët politike nisën të fajësojnë njera tjetrën, dhe loja midis vrasësit dhe viktimës u bë metafora e politikës shqiptare që normalisht duhet të ishte ajo midis shumicës dhe opozitës.
Politikën e kemi bërë si terminologji duke zëvendësuar termat politikë, që asnjëherë nuk kemi ditur ta bëjmë, me terma zëvëndësues :
Baballarë (të kombit) – fëmijë (nështetas)
At (diktator) – nipër (pionierë)
Vrasës – viktima
Hajduti – polici
– 2015 arrin. Politika është pa identitet. Shteti i politizuar dhe që mbahet nga ekuilibrat e brishtë politikë. Kur ato prishen, ikni me vrap se ju zënë muret e kalasë brenda. Zgjedhjet jo demokratike. Mega-afera financiare na trembin. Rinia e tëra ose në Gjermani ose duke bërë tifozllik te arena e Elbasanit për ta dërmuar Serbinë me topa … në rrjetë. Pije dhe sport : ja se çfarë do populli romak! E mbi këtë tortë të prishur, qershia e pastër : kërkohet një qytetar i virgjër, të marrësh kuponin qerrata se përndryshe të ndryj brenda në qeli…
Muret po lëkunden, politika ndodhet siç thamë në fillim në krizë.
ky eshte fati i nje bourdelo/shteti kur perbehet nga popullsi me 90% sunite…….
AKOMA GJALLE TI?
Ka edhe nja 10% bektashi si puna e Skrapkarllinjve te Ilir Kokelopes, qe e dhjesin akoma me shume muhabetin…
Shiitet jane me te keqij se sunitet,pasi ata jane me dy fytyra,nga njera ane disponojne te gjitha kriteret e nje suniti[injoranci,ligesi,pa besi,pa fytyresi,extreme,gjaxore etj,etj] por nga ana tjetr hiqen si te moderuar dhe shpesh perdorin dyfytyresine.Keta jane korraket e baba Mondit……..
Do te te pelqente te ndodhte perseri renia e shtetit apo jo Prof. Fuga? Epo vazhdo te shikosh endra bashke me Saliun, mbajeni me shkume se asgje e tille nuk ka per te ndodhur. Pranojeni qe koha juaj mbaroi dhe shkoni ne P…. te sheqeres.
Tani Se pakut Ti per nga formimi dhe pervoja kulturore e ka mjaft te qarte qe Historia nuk mund te shpjegohet ne menyre kaq skematike e thjeshtezuese.
As qe nuk vihet ne dyshim qe varret dhe prej nesh rruga e saj, por varret dhe nga ata qe komandojne e nderhyjne ne rajonin tone, per interesa te tyret, te aleateve te tyre apo dhe per te kufizuar kundershtaret. Me keq akoma qe rrine e veshtrojne kur punet shkojne jkeq e me keq dhe si sot eshte KOHA E TE LIGUT. Shpesh jane vendime te nxituara momenti por qe neve na kushtezojne dhe ndikojne te ardhmen. Pa harruar se ne po nuk patem ata mbrapa mund te durojme çdo padrejtesi.
Prape o Mero me ate foto Fugen?! Po ate e kemi historian, filozof, nje dite tha jam profesor komunikimi por s’di te komunikoj me njerezit, dhe na del çdo dite ketu; duket ka ngele pa leke nga Edi Rama. Duhet te jap doreheqjen Edi Rama se te ngelet nje njeri si Artan Fuga me keto rroba keshtu kur Grida i ben rojet e permjerrin ne poture para parlamentit me veshjen e saj, eshte e pafalshme, pa le sytjanat e zeza te Jozefines. Profesor Fuga, dil ndonje dite atje para parlamentit, por ruaju se mos te shtypin. I padurueshem je bere dhe ti.