Gaçaj ktheu makinën që të shpëtonte vetë, breshëria e plumbave përfundoi mbi trupin e të dashurës së tij

3 Tetor 2015, 10:09Kronika TEMA

Ka ende shumë dilema se kush ishte objektivi i vërtetë i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes tek ish-Ekspozita.

Objektivi kryesor besohet se ka qenë 40-vjeçari Elvis Gaçaj, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Panorama shkruan se plumbat kanë qenë pikërisht për të.

Por, Gaçaj ka kthyer timonin e makinës për të shpëtuar vetë, duke u nxjerrë kështu atentatorëve, 29-vjeçaren Aurora Oskian, që sipas gazetës, ishte e dashura e tij.

Për këtë arsye, Gaçaj ka marrë vetëm një plumb në shpatull dhe ka shpëtuar, ndërsa e dashura e tij është masakruar me plumba.

Mësohet se ajo ka marrë 10 plumba.

Ndërkohë, Kevin Rugova, personi tjetër që humbi jetën, besohet se punonte si shpërndarës kokaine për Gaçajn.

Por, për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim nga ana e policisë, e cila tashmë është në kërkim të vrasësve.

7 komente në “Gaçaj ktheu makinën që të shpëtonte vetë, breshëria e plumbave përfundoi mbi trupin e të dashurës së tij”

  1. Arber says:

    Sa trim ky Gacaj, trim i vertete..!! Dhe shume altruist..

    1. dine says:

      Prit o trim edhe ti per te nxjere konkluzione !-Nuk ke kohe per te reflektuar ne kete rast,sepse plumbi eshte me i shpejte se ti ne te menduar .Mendoj qe eshte thjeshte INSTINKT dhe aspak llogari …nuk mundet ti veme emer çdo gjeje .

      1. Argita_B says:

        Ne titull e ka mbiemrin Gaçaj, ne artikull Gaçi! Kur nje gazete nuk esjte ne gjendje te redaktoje shkrimet e saj si mund te nxirret konkluzione me lajme sharlatanesh!!

  2. iliri says:

    Mbas qafe e ka edhe ky bythqir. Ai stan atë bylmet ka.

  3. Mondi says:

    une keta tipat i kam ne lagje dhe historia eshte e thjeshte,vrasesi shiste bar tek 1 Maji ndersa tjetri ne Tr te re,Gacja qelloi me shpulle vrasesin para nja 1 muaji dhe i tha mos shit me se do shes une dhe kishte 2-3 dit vinte me djalin tjeter qe vdiq ti mesonte vendin e te shiste ai bar per Gacaj aty,shpia e vrasesit eshte tek shkalla tjeter pra karshillik i papare dhe keshtu djali hyn ne shpi e del e shti me kallash,shoku tjeter eshte i prer ne bes dhe palidhje se vrasesi i tha prit 2 min sa te lej dicka ne shpi doli shtiu,ne panik e siper iken te dy por vrasjen e beri Seldi me pistolete shtiu Gacaj kur Seldi pasi qelloi e iku u kthye prap per te pare a kishte vdek a jo Gacja ai shtiu me pistolet e ky iku me vrap.Kjo eshte historia origjinale

  4. i penduari says:

    chicken!!

  5. Loshi says:

    Mondi harrove kallashin,do te keshilloja te mos merresh me llafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje