Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Stambollit, Kadir Topbas, për të forcuar marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Kryebashkiaku i kryeqytetit shqiptar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” tregon se një ndër pikat kryesore të këtij takimi është bashkëpunimi ekonomik midis dy qyteteve. “Pak orë në Stamboll për të takuar mikun bashkiak Kadir Topbas. Biznesi turk në Tiranë është shumë i rëndësishëm për qytetin!”, shkruan Veliaj.
Në takimin e zhvilluar në Stamboll, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar nga homologu i tij që të ketë një frymë të re bashkëpunimi midis dy institucioneve. Veliaj ka shprehur rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike midis dy qyteteve. Sipas tij, për Tiranën është shumë e rëndësishme që edhe biznesi turk të investojë. Në përfundim të këtij takimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ftuar homologun e tij turk për një vizitë zyrtare në kryeqytetin shqiptar.
Per Veliajn kam respekt,per ato qe ka bere:Puntor(me tru dhe trup),kreativ dhe vizionar.,me moshe te re.
Por megjithate kujdes,ne vetedijen e tij,duhet te jete e qarte,qe bashkia kurre nuk duhet ti ngjaje nje xhamie te trete,mbas dy atyre aferndenjese,(ku njera eshte ne ndertim dhe me e madhja ne Ballkan) ne qender te Tiranes.
Realiteti i sotem dhe historia jone,na ka treguar se “vllezrit e medhenj“te babe Sulltanit,ta lozin tapezin para dhe mbrapa.
Kur kishje nje Europé te tere perpara,cfare eshte ky fluturim prej korbi drejt shkretetires se Anadollit.
Nje ibrik te stermadh, te ardhur nga ajo bote na e ke ngulur ne mes te Tiranes dhe qe ne presim qe ti ta heqesh,si te pakuptimte.Mirpo mbas kesaj frika jo e kote e jona, eshte se mund te na vish me ibrike te tjere neper duar dhe ne mendje.
biznesin e qofteve o Erion,,