Kreu i PD-së së Vlorës shpërthen ndaj Ristanit: Ka qenë i dehur, analizën po e bëjnë pijanecët e kapur pas karrigeve

7 Tetor 2015, 09:02Politika TEMA

Kreu i PD-së së Vlorës, Moisi Meminaj, ka reaguar ashpër pas raportit të hartuar nga Arben Ristani dhe Enno Bozdo për humbjen e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Ai ka thënë se Ristani ka qenë i dehur.

Të gjithë bla-blat, të verbuarit nga ethet për karrige, pijanecët e derbederët, t’i hapin sytë e t’u dal pija dhe ta mbyllin sqepin, të shohin rezultatet në KQZ”, u shpreh dje kreu i demokratëve të Vlorës.

“Deri tani nuk kam dashur të bëjë komente dhe status mbi zgjedhjet e 21 Qershorit 2015, kam preferuar të pres.

Por, vjen një moment dhe heshtja thyhet pasi dëgjon nëpër korridore dhe cepave se do ketë rikonceptim të degëve dhe kjo e Vlorës është në listë, bla-bla etj, etj..”, thotë më tej ai.

Duke iu referuar tabelave, ai shprehet se e djathta në zgjedhjet e 21 Qershorit ka marrë 10 mijë vota më shumë se në vitin 2013.

E them këtë me bindje të plotë dhe të jemi krenar se fituam një bashki, ku morëm edhe 4% më shumë këshilltarë se në 2011.

Ndërsa për Bashkinë Vlorë rezultati për kandidat është po ne ata parametra si në 2011 ( +-) , përfshirë 4 komunat bashkangjitur dhe të mos harrojmë se në 2011 kishim pushtetin, koalicion me LSI dhe PDIU.

Këtë herë gjithë dynjanë kundër.

Për dijeni morëm 10.000 vota më shumë se në 2013.

Ndërsa për Këshill Bashkiak në Vlorë jemi 2.03 % më shumë se 2011. Jemi degë e klasifikuar në 15 më të mirët në rang vendi. 2009 vija blu, 2013 e verdhë dhe 2015 gri”, thotë Meminaj.

Reagimi i ashpër i tij vjen pas paralajmërimeve të Ristanit dhe Palokës, së kryetarët e dgeëve të PD-së do të bëhen “koka turku” për humbjen e zgjedhjeve. /b.l

4 komente në “Kreu i PD-së së Vlorës shpërthen ndaj Ristanit: Ka qenë i dehur, analizën po e bëjnë pijanecët e kapur pas karrigeve”

  1. Bond says:

    Ristani nuk preket nga SRB se ka sherbyer si vegel qorre ne zgjedhjet e 2009 dhe ai di shume gjera ‘te ndaluara’ dhe, natyrisht, mjaft te denueshme…
    Shkurt, Ristani eshte sherbetor i kapur nga SRB por dhe i shperblyer prej tij (qe te mos flase)!

  2. latif says:

    Ju fitoni gjithmone.Keshtu fitofshi!

  3. ismeti says:

    krejt shqiptaret e din qy ky mut asht pijanic vetem kta derrat e pd se din

  4. pordhi kali ne dere te hanit says:

    keshtu fitoni gjithmon me raki dhe mish deri, me ndertime pa leje , me kioska ne ruge te militanteve tuaj, pirdhni se fitoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje