Në Elbasan Arena pritet të nisë pas pak orësh përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Veç gazetarëve shqiptarë, aty ndodhen edhe shumë media të huaj. TemA ka mundur të flasë me njërin prej tyre, danezin Matias Encke. Gazetari u shpreh se Shqipëria do të dalë fitimtare nga përballja e sotme ndaj kombëtares serbe.
Ai tha gjithashtu për gazetën Tema se ekipi perfaqesues i kombit te tij, Danimarka nuk do të kualifkohet dot direkt për në Europian, pasi sipas tij do të jetë Shqipëria ajo që do të renditet në vendin e dytë. Sipas Matias Shqipëria e meriton këtë pozicionim për faktin se i ka marre dy barazime më se të meritueshme Danimarkës.
Gjithashtu ai bëri edhe një parashikim për dy sfidat që kuqezinjtë kanë. “Shqipëria do të marrë fitore sot ndaj Serbisë, ndërsa në transfertën e Armenisë do të dalë barazim dhe do të kualifikohet direkt për në Francë”. Fatjon Baze, Elbasan
Na ja bere qejfin , duje u treguar me te vettete njeri i edukuar
Sepse nganjehere njeriu duhet te genjeje per te treguar edukaten e tij te larte , per te mos u treguar i paturpeshem me te verteten e tij
Danezet jane njerez me shpirte dhe jane njerez me sinqeritet te paster… Gazetari ka thene ate qe ndjen.., danezi kur thot zi eshte zi, dhe kur thot batdh eshte bardh.. Keta njerez jane me nje fytyr.. Kate nuk jan me 300 fytyra si ne shqiptaret…. I lumte si danezet ne kurr nuk behemi.. Duhet ti kemi zili per kulturen e paster qe kane… Vete jetoje ketu.. 15 vite, por jam e lumtur qe kam ardhur ne kete shtete, se kam mesuar shume prej tyre.. Dhe me eshte pershtatur mendimi dhe jeta ime me ta… Keta jane shume humanitare… Per te gjithe… Por kane kufi ne cdo gje .. Pa dal jashte kultures se tyre… I uroje suksese kombetares sone.. Dhe besoje dhe une tek gazetari danez.. Qe do jemi fitues.. Do jem gjithmon me vendin tim.. Rrespekt per danezet…????
Ashtu te lumte goja!
BRAVA NINA !!