Ajo është ndoshta arratisja më historike nga burgu famëkeq i Alcatrazit megjithëse FBI gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë.
John dhe Clarence Anglin u arratisën nga burgu famëkeq Alcatraz në 1962, por FBI tha se ata nuk ja dolën dhe u mbytën në det, megjithëse trupat nuk u gjetën kurrë.
Dy grabitësit e bankave ama supozohet se ja kanë dalë të mbijetojnë dhe janë arratisur në Brazil.
Janë nipërit e tyre që kanë nxjerrë disa prova që dy vëllezërit Anglin mbijetuan.
Në një dokumentar të transmetuar në “History Channel”, nipërit Ken dhe David Widner kanë publikuar foto të vitit 1975 ku shihen dy vëllezërit e arratisur në një fermë në Brazil.
Një specialist kriminalistik duke analizuar fotot tha se ka shumë mundësi të jenë ata dhe foto është origjinale.
Madje Fred Brizzi, personi që ka rritur dy vëllezërit thotë se i ka takuar ata në Brazil.
Dy të burgosurit u arratisën nga Alcatraz bashkë me një person të tretë, fati i të cilit nuk dihet.
Ata dolën nga qelia duke gërmuar me lugë murin.
Sipas nipërve ata u hodhën në det ku u kapën pas nëj trageti që i nxorri në breg.
Nipërit e dy kriminelëve deklarojnë se FBI-ja deklaroi mbytjen e dy të burgosurve për të fsheur dështimin e saj./a.l
Personi i trete quhej frank morris ,,,,,
amerike = mashtrim
FRENK MORRIS thuhet se ka jetuar i qete pa dyshim me emer tjeter ne IRLANDEN E VERIUT.
Ne fund te fundit banga grabisnin nuk e meritonin te mbydheshin ne alcatraz.Ne Shqiperi grabitesit e bangave me ne krye Fullanin dalin te pafajshem.