SKANDALI/ Bush dhe Blair firmosën për nisjen e luftës në Irak 1 vit para pushtimit

18 Tetor 2015, 10:53Bota TEMA

Një memorandum nga Shtëpia e Bardhë ka zbuluar për herë të parë detaje e “marrëveshjes së përgjakshme” të falsifikuar nga Tony Blair dhe George Bush  për luftën në Irak.

Zbulimi tregon se Blair kishte dhënjë një premtim të pakualifikuar për të nënshkruar për konfliktin një vit përpara se pushtimi të fillonte.

Kjo bie në kundërshtim me pretendimet e Kryeministrit anglez në atë kohë se ai po kërkonte një zgjidhje diplomatike të krizës.

Ai u thoshte votuesve: “Ne nuk po propozojmë veprime ushtarake”, në kontrast të drejtpërdrejtë me ato që tani janë zbuluar në email-et sekrete.

Memorandumi, nga Sekretari i Shtetit Colin Powell tek Presidenti George Bush, u shkrua më 28 mars, 2002, një javë përpara  samitit të famshëm të Bushit me Blair në fermën e tij në Crawford të Teksasit.

Në  email, Powell i thotë Bush-it se “Blair do të jetë me ne përsa i përket aksionit ushtarak”. Poëell i siguron Presidentit: “Mbretëria e Bashkuar do të ndjekë shembullin tonë”.

Zbulimi, sigurisht që do të çojë në thirrje për rishikimin e hetimit të luftës në Irak.

Një memorandum i dytë tregon se si Bushi përdorte spiunë në Partinë e Punës për ta ndihmuar atë që të manipulonte opinionin publik britanik në favor të luftës

Dokumentet e publikuara në Daily Mail, janë pjesë e një grumbulli email-esh sekrete të mbajtura në serverin privat të kandidates demokrate për Presidente, Hillary Clinton.

Ish-Sekretari David Davis tha: “Këto zbulime tregojnë në terma të qarta atë që ne prej shumë kohësh kemi besuar. Tony Blair ka rënë dakord me politikat e jashtme amerikane pa marrë në konsideratë vendimet e Dhomës së Komunave apo të Kabinetit Britanik”.

Blair ishte i lumtur që mbështeti politikën e Bush-it për Irakun, dhe nënshkroi për ndihmën e tij pa pasur ndikimin më të vogël mbi të , dhe në këmbim të çfarë? Se George Bush pretendonte se Blair ishte një lojtar në skenën botërore që arrinte të ndikonte tek votuesit në Britaninë e Madhe, edhe pse vetë amerikanët nuk e besonin diçka të tillë”

Amerikanët kishin në plan ta bënin Blair, të dukej një partner i fuqishëm, për të forcuar pozitën e tij në Britaninë e Madhe.

Ish-kryeministri gjithmonë i ka mohuar pretendimet se ata të dy nënshkruan “marrëveshjen e përgjakshme” për nisjen e luftës, e cila filloi më 20 mars 2003, shkruan Daily Mail./Oranews

23 komente në “SKANDALI/ Bush dhe Blair firmosën për nisjen e luftës në Irak 1 vit para pushtimit”

    1. Shefqet Cela says:

      Kurre nuk kam ptur dyshim. BLERI I KA DUART TE GJAKOSURA PO AQ SA BUSHI, NE MOS ME SHUME, ME GJAKUN E FEMIJEVE IRAKIANE.

      1. Theatrical says:

        Respekt dhe Mirenjohje te pafund per Tony Blair & George Bush nga mbare populli shqiptar,per ate qe bene per Kosoven!!

      2. kurreshtari says:

        Tashti kane fillu ti therrasin Tone Plere

    2. Emiljano Zapata says:

      https://www.youtube.com/watch?v=4VFvfvfnUpY

      Sami Kallmi – Cigani
      opaaaaa…………..

  1. kali i bardh says:

    shifi car portretesh!
    xhorxhi duket si debil lagje,nga ata qe tallen njerzit si bicim shabon qosja,kurse toni duket si mashtrues dobic fshati,qe ato qe flet si beso as vet dhe e shpreh edhe me surrat kte.
    binom fatkeq per njerzit e botes.
    nji idjot bashkohet me nji mashtrues dhe pjellin shkerdhatni pa mas!!!
    po si nuk dul nji njeri tamom nga kta politikant
    t gjith bythqima jan.
    si n shqipni edhe n bot.

  2. Laveri says:

    Po çna i nxirrni keto fytyra te ndyra qe ti shohim prap,mjaft na eshte bere reklame ne ato vite sikur ishin engjejt e paqes ne bote

    1. Dritëroi says:

      Ne shqiptarët, nuk duam që pederat e Janullës të futen ne bllogjet tona dhe të çfryjnë mllefin antiamerikan që ata e kanë të grumbulluar prej dhjetra vitesh, mllef që e kanë të ushqyer nga panortodoksia dhe afiniteti me Rusinë, mëmën e tyre dhe që përputhet me synimet e pansllavizmit në Ballkan.

      Shqiptarët dinë ti dallojnë dhe t’i mbrojnë vetë interesat e tyre dhe aleancat që i shërbejnë këtyre interesave jetike afatgjata të kombit të tyre.

      Asnjëherë, në historinë e gjatë të shqiptarëve në Ballkan, ata nuk kanë pasur një aleat të tillë, më të vyer, më të fortë dhe më të fuqishëm se Amerika.

      Amerika është aleati natyror strategjik dhe i pandryshueshëm i shqiptarëve.

      Amerika e solli edhe Anglinë, tradicionalisht antishqiptare, në krah të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës nga zgjedha genocidiste e kasapëve të Ballkanit.

      Amerika e rreshtoi edhe NATO-n në krahun e shqiptarëve për të rivendosur një nga të drejtat bazë historike që ju ishte mohuar atyre, çlirimin e Kosovës.

      Amerika është edhe garantuesja e pavarësisë dhe paprekshmërisë së Kosovës.

      Amerika është, mbani shënim, edhe e vetmja forcë që do të çojë përpara, do të garantojë dhe do të mundësojë për ne misionin historik të kombit tonë në shekullin e 21-të: Bashkimin e shqiptarëve të Ballkanit në një shtet të vetëm, të fortë, të prosperuar dhe paqësor, me rol të pazëvëndësueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

      Presidenti Bill Klinton dhe Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright bekuan çlirimin e Kosovës, duke shmangur spstrimin genocidal të gjysmës së kombit.

      Presidenti Xhorxh Bush vuri vulën amerikane për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe rreshtoi shumicën e Perëndimit në njohjen e kësaj pavarësie.

      Ata janë heronjtë dhe miqtë e të drejtave të shqiptarëve, të drejta që ju kanë takuar sipas të gjithave ligjeve dhe premisave natyrore, të Zotit dhe të njeriut dhe që shpesh u janë mohuar dhe nëpëkëmbur gjatë historisë.

      Amerika do të mbetet aleatja jonë strategjike, pavarësisht presidentëve të saj, pavarësisht nuancave, axhustimeve dhe taktikave që mund të kërkojë gjeostrategjia në momente dhe në forma të caktuara.

      Mjafton që shqiptarët të kenë shikimin historik të qartë, mëndjen e ftohtë dhe sensin praktik të vendimeve dhe rrugës që zgjedhin, përfshirë këtu, edhe ndonjë hap që mund të duket për momentin si tërheqje apo largim nga objektivi ynë i bashkimit kombëtar apo si largim nga interesat imediate të tyre.

      Shqiptarët nuk duhen të bijen preh e propogandave të armiqve të tyre historikë serbo-grekë, pansllavizmit dhe panortodoksisë fondamentaliste ballkanike.

      Shtypi ynë, përfshirë gazetën TemA të Mero Bazes, duhet të bëjë shumë kujdes kur vjen puna në ekspozimin e temave që prekin aleatët tanë, tema që mund të çfaqen si të një interesi ndërkombëtar, por që më shpeshjanë si show, që në thelb nuk sjellin asgjë të re nga ato që dihen apo që kanë qënë të nënkuptuara.

      Ky kujdes duhet të shprehet që në titujt e lajmit.

      Konkretisht për lajmin qe po diskutojmë, ku është SKANDALI apo zbulimi i ri dhe kompromentues këtu?

      Konkretisht, në Momerandumin e tij, Sekretarit amerikan Colin Powell i përcjell Presidentit George Bush faktin dhe angazhimin që, Anglia/Blair do të jenë në krah të Amerikës, nëse nevoitet, qoftë edhe me mjetet e luftës kundër Sadam Hysejn-it dhe nuk përshkruan ndonjë vendim që ne do të shkojmë në luftë duke përjashtuar çdo alternativë tjetër.

      Nëse Anglia, për debatet e veta politike sjell dokumenta të reja, që mund t’i quajë edhe skandale(nëse e ka emërtuar të tillë, nuk e di), nuk ka pse tek ne përcillet në këtë formë, që disorienton shumëkënd dhe që përfton ndjesi dhe konkluzione që, jo vetëm nuk na vlejnë as ne dhe as të vërtetës, por janë të dëmshme për imazhin që shqiptarët duhet të kenë për aleatët e tyre.

  3. tomsojeri says:

    Dy qelbesira ,perbindsha me ftyr njeriu, ritur dhe ushqyer ne fole hienash !

  4. Luli says:

    Sh mire bene. Hoqen qafe nje diktator te eger si Sadami.

    1. kampaçurreta says:

      O LULE..ATO HOQEN QAFE NJE DIKTATOR DHE KTHYEN VETEN NE KRYEKRIMINELE DHE NJERZIT ME TE URRYER NE GLOB.

    2. toni says:

      Luli ti rrezaton mendjemprehtesi ngado qe ta lexosh mesazhin tend. Jam shume i sigurte qe ne trurin tend gjithnje fryn ere. Lum si ti!

      1. Luli says:

        Natyrisht nuk do jem trap e mosmiremjohes si ty e ca te tjere. Amerika eshte aleatja jone. Bush i dha pavaresine Kosoves. Toni Bler bashke me Klinton cliruan Kosoven nga thonjte e diktatorit Milloshevic. Mirenjohje perjete te dyve.

      2. Luli says:

        Natyrisht nuk do jem trap e mosmiremjohes si ty e ca te tjere. Amerika eshte aleatja jone. Bush i dha pavaresine Kosoves. Toni Bler bashke me Klinton cliruan Kosoven nga thonjte e diktatorit Milloshevic. Mirenjohje perjete te dyve.

        1. toni says:

          jo ere, por furtune qenka aty te truri jot plako!!! Qenke rehat fare!

  5. ilir says:

    A do te vendoset Drejtesia ndonjehere per kriminele te permasave te medha sic jane dy monstrat, Bush dhe Bler?
    A do ti kap hakmarja e te gjalleve – te aferm dhe bashkekombas te miliona irakeneve viktima te sulmit shkaterrues te Shtetit irakien dhe te vet Irakut, prej ushtrive te komanduara nga Bush dhe Bler?
    Eshte fakt, por pergjegjegjsit njekohesisht fajtoret kryesore te lincimit masiv te popujve qe nga 9 Maj 1945 e deri me sot nuk jane ndeshkuar aspak nga Drejtesia.

    1. toni says:

      Ilir nuk besoj se do ti gjeje gje sa te jene gjalle. Ama para Zotit te Madh do kene llogari per te dhene, dhe ajo llogari eshte me e rende sesa ajo qe mund te jepnin para njerezve.

  6. Daja says:

    Dritero! Nuk te heq asnje presje nga komenti.
    Thjesht mund te isha pak me I pa rezervuar ndaj disa komentuesve mosmirenjohes ndaj ketyre dy figurave positive per popullin shqiptare te cilet se bashku me Bill Klinton e pasues te tyre bene per shqiptaret ate qe nuk mund te harrohet pasi zoti do na ndeshkonte.
    Une do te kujtoja per keta komentues se gjeja me e fellicur ne boten njerezore eshte MOSMIRENJOHJA… Qofshi ju qe e beni nje gje te tille (natyrisht nqs jeni shqiptare).
    Nuk po zgjatem per teorite e maredhenieve gjeostrategjike, interesave te paleve, idealizmat e perrallat e te drejtes ideale etj , thjesht interesat e shqiptareve ne kohe dhe hapsire qe jane neperkembur per shekuj e shekuj me radhe.

  7. ts says:

    O Dritero !Sepse kam mirnjohjen e fatit qe na dha rastin te clirohet Kosova si dhe ate sheshin ne qender te Prishtines me emrin e Bill Klinton dhe monumentit qe ndertuan shqiptaret ne shenj mirnjohje,nuk po guxoj ktu te them e te nxjer mjaft hidherim nga goja !Lere moralin e mos kerko mga kjo gazet te ver perden e hekurt per te mos na treguar prapaskena personazhesh si Bush e Bler! Nuk don te thot qe kur i nder doren nje te dhunuari ,te kerkosh prej tij bekimin kur dhunon te tjer ! Do pajtohesha me sa thua kur te mos shifja ambasadoret e ktij vendi te trokasin vazhdimisht te dera e armikut dhe atij qe shkateroi kte komb dhe ti behen mbeshtetje ! Mos vall duhet te heshtim per hir te “miqesis”??????
    Leri ato dritero e thuaja qorreve ………

  8. anton says:

    gjakpiresa angleze,dhe amerikane nen tutelen e cifuteve.kosoven nuk e cliruan se u ha palla per kosovaret,por per te shkaterruar jugosllavine,sic po shkaterrojne lindjen e mesme dhe europen dale ngadale.ne jetojme ne north amerika e dime shume mire sa te dashur jane amerikanet,nuk u ha palla per femite e tyre jo me per ne.

    1. toni says:

      Teper e sakte Anton!!!! eshte ekzaktesisht e njejta skeme!!

  9. W says:

    Respekte për çka bëtë për Kosovën.
    Jo Respekte për rrëzimin e kullave, për luftën në Irak.
    Thellë thellë shumica në botë e dinë që lufta në Irak U be për naftë dhe jo për demokraci
    Nuk i plas asnjerit së si jetojnë irakenet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje