Për herë të parë Kina kalon SHBA-në përsa i përket numrit të miliarderëve.
Megjithëse ekonomia kineze nuk ka pasur rritje të madhe vitin e fundit, numri i miliarderëve është rritur ndjeshëm.
Numri i miliarderëve kinezë u rrit këtë vit me 242 duke shkuar në 596 në total.
Kina lë kështu pas SHBA-në e cila numëron 537 miliarderë.
Të dhënat vijnë nga “Hurun Report” që monitoron të pasuri në Kinë.
Miliarderi më i madh kinez ishte Wang Jianlin (ne foto) që kryeson Wanda Group, një kompani që vepron në hoteleri, qendra tregtare dhe kinema,
Pasuria e tij u rrit me 52 përqind vitin e fundit.
Ai zotëorn një pasuri prej 34,4 miliardë dollarë./a.l