Dosjet shpërthyese të droneve/ "Snoudeni i ri” nxjerr zbuluar sekrete ushtarake për luftërat e fshehta të Obamës

15 Tetor 2015, 21:47Bota TEMA

Revista digjitale The Intercept ka siguruar një sërë dokumentash që hedhin më shumë dritë mbi operacionet e vrasjes/kapjes nga ana e ushtrisë amerikane, në një moment kyç të evolucionit të luftës së dronëve – mes viteve 2011 dhe 2013.

Dokumentet janë nxjerrë nga një burim brenda komunitetit të inteligjencës, që ka punuar me këta lloje operacionesh dhe programesh.

“The Intercept” i garantoi burimit kërkesën për anonimat, për shkak se materialet janë të klasifikuar dhe sepse qeveria e SHBA është angazhuar në një persekutim agresiv të bilbilfryrësve.

Burimi tha se vendosi të ofrojë këto dokumenta për The Intercept, për shkak se beson se publiku ka të drejtën që të kuptojë procesin me anë të të cilit njerëzit futen në listat e vrasjeve dhe në fund vriten, sipas urdhërave të skalionëve më të lartë të qeverisë së SHBA.

“Ne po lejojmë që kjo të ndodhë. Dhe kur them ‘ne’, e kam fjalën për qytetarët amerikanë që kanë qasje në këtë informacion tani, por vazhdojnë të rrijnë duarlidhur”, i tha “burimi” revistës Intercept”.

Sipas revistës, që nga dita e parë si komandant i përgjithshëm, droni ka qenë arma e preferuar e presidentit Obama, e përdorur nga ushtria dhe CIA për të gjetur dhe vrarë njerëz që administrata e tij ka vendosur – përmes proceseve të fshehtë, pa gjyq – se duhen ekzekutuar…

The Intercept shkruan se mbledhja e informacioneve të zbulimit kur vriten terroristë, dhe nuk kapen, është përshkruar në studimin për Jemenin dhe Somalinë, i kryer nga një njësi e Pentagonit, ajo e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISR).

SI I AUTORIZON PRESIDENTI VRASJET

Sipas The Intercept, “është raportuar gjerësisht se presidenti Obama miraton direkt shënjestrat me vlerë të lartë për t’u përfshirë në listën e vrasjeve, por studimi i fshehtë i ofruar nga burimi, ofron një ide mbi zinxhirin e vrasjeve, duke përfshirë një grafik të detajuar që shtrihet nga mbledhja e informacioneve elektronikë dhe njerëzorë, e deri tek tryeza e presidentit.

Në po atë muaj që u shpërnda raporti i ISR – Maj 2013 – Obama firmosi udhëzuesin për përdorimin e forcës në operacionet e kundërspiunazhit jashtë vendit.

Një zyrtar i lartë i administratës, që nuk pranoi të komentojë për dokumentat e klasifikuar, i ka thënë revistës se këta udhëzime mbeten në fuqi edhe sot”.

Më tej, revista investigative amerikane ka bërë një përshkrim të procedurave.

Sipas saj, “kur dikush futej në listën e vrasjeve, analistët e shërbimit të fshehtë krijonin një portret të të dyshuarit dhe të rrezikut që ai paraqiste, duke e mbledhur në një format të quajtur “karta e bejsbollit”.

Më pas, ky informacion i bashkohej informacionit operacional dhe vendosej në një “dosje të informacionit të shënjestrës”, e cila përcillej më lart në pritje të urdhërit për veprim.

Mesatarisht, presidentit i duheshin 58 ditë për të firmosur për një shënjestër.

Në atë pikë, forcat e SHBA kishin 60 ditë për të kryer sulmin.

Dokumentat përfshijnë edhe dy raste studimorë që bazohen pjesërisht në informacione të detajuar të lartave.

SHPESH, SULMET VRASIN SHUME ME TEPER SE SA SHENJESTRAT

The Intercept shkruan se ndërkohë që SHBA dhe Pentagoni deklarojnë se programi i vrasjeve të shënjestruara është preciz, në të vërtetë, dokumentat që flasin për një fushatë speciale operacionale në Afganistanin verilindor, operacioni Haymaker, tregojnë se mes janarit 2012 dhe shkurtit 2013, sulmet e operacioneve speciale të SHBA shkaktuan vdekjen e më shumë se 200 vetëve.

Prej tyre, vetëm 35 ishin shënjestra të miratuara”.

USHTRIA I QUAN NJEREZIT E PANJOHUR SI “ARMIQ TE VRARE NE AKSION”

Sipas dokumentave, ushtria i quan “armiq të vrarë në aksion” edhe ata që nuk kanë qenë shënjestër e sulmeve, por që janë vraë.

Nëse pas vdekjes së tyre nuk dilnin prova se ata nuk ishin terroristë apo “luftëtarë të paligjshëm të armikut”, mbetej që të quheshin armiq të vrarë në aksion, sipas burimit të The Intercept.

Ky është linku i artikullit të plotë: The assassination complex

Bota.al

13 komente në “Dosjet shpërthyese të droneve/ “Snoudeni i ri” nxjerr zbuluar sekrete ushtarake për luftërat e fshehta të Obamës”

  1. ari says:

    Bravo ”demokracia” amerikane…

    1. analist says:

      Demokracia kur kercenohet patjeter duhet te kete mekanizmat e saj efektiv per t’u mbrojtur. Ketu nuk ka asnje shkelje te parimeve demokratike sepse sikurse konfirmohet edhe nga artikulli, CIA nuk ka autonomi per te vendosur se kush duhet te eleminohet, por kete e vendos Presidenti amerikan, i cili eshte i zgjedhur ne menyre demokratike nga populli amerikan dhe presidenti e ka per detyre te mbroje popullin e tij (pra, votuesit dhe taksapaguesit e tij) nga cdo kercenim i jashtem dhe i brendshem.
      Amerika si shteti me i forte ne bote, patjeter qe pervec miqeve fallco ka edhe armiqt me te forte (Rusin dhe Kinen) dhe me te shumte ne numer (kryesisht popujt arabe dhe sllave). Dhe Amerika duke qene me forta dhe me sherbimin sekret me te forte (CIA-n), patjeter qe do te perdor edhe mjetet me te sofistikuara per te perballuar rrezikun, mjete qe te tjeret nuk i shohin as ne enderr, sikurse eshte perdorimi i dronit. Psh Amerika edhe ndaj armiqve te tij me te fort (Rusit dhe Kines) ka 4 avantazhe ne luften konvencionale: 1) Perdorimi i avionit pa pilot (dronit) per te sulmuar armikun, 2) Perdorimi rrezeve lazer me fuqi shkaterruese te tmershme dhe me precizion te larte, 3) Rraketat/ bombat me e precizion te larte (“kirurgjikale”) dhe 4) fushebetejen dixhitale.

  2. enter''" says:

    Bravo!!! Keta jane heronjte e sotem.

  3. dhoro ne evro says:

    Keta SNOUDENET e kane tepruar…Cdo shtet ka sekretet e tija.Qeveria e SHBA,krahas te tjerave mendon edhe per popullin e vet.Ne shqiptaret jemi deshmitare te operacioneve te shpetimit te qytetareve amerikane,qofte edhe i nje femije…ndaj,respekt per Qeverine e SHBA….

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Amerika nuk ka popull por ka vetem kapital qe I ka shtrire kthetrat mbi ekonomite dhe jetet e popujve te tjere te globit qe nuk kane force te kundershtojne dhe thith te gjitha burimet e mundshme. Ky kapital eshre I vendosur mbi ekonomine e globit por si sanduic ne mes te te dyve qendro popupulli amerikan (pune pa pushime vjetore, konsum te pa nevojshem por gati te imponuar nga tregetaret e paskrupullt, arme zjarri pa kufi per cilindo qe I teket tua zbrazi komshinjeve, kolegeve apo shokeve te klases largim dhe eljenim te masave prej te kuptuarit te puneve te shtetit…. pra dicka e tille por jo popull ne kuptimin e vertet te fjales) qe konverton placken ne para.
      Amerika nuk lufton per popullin por per manjaket e shpifur te kapitalit. “Think tanku” politik I djathte e deklaroi dava te mbaruar punen e luftes se ftohte botrore dhe francis kukuyama shkruajti librin “Fundi I historise”, sipas te cilit njerezimi do te jetonte ne fshatin global te qeverrisur nga ligjet e tregut te lire dhe deshires se kapitalit, ku luftrat do beheshin nje gje e se kaluares, por kapitalizmi duket se nuk njeh ligje tregu por ligje pushke dhe dajaku.

      Mos lini pushta te politikes shqiptare tua shkasin sapunin per djath, se amerika nuk njeh principe lirie e demokracie por vetem ato principe ( perfshi forcen dhe dhunen e papermbajtur) qe I garantojne fitime dhe dominime mbi te tjeret. Dhe kjo eshte loje e brendshme aq sa e jashtme si ne rastet e ketyre listave te vrasjeve qe presidenti I firmos pa problem

      1. Dean says:

        Dhe ti,o Shqiptar i mjer,mendon se Varferine ne Shqiperi e ka shkaktuar ”kapitali Amerikan qe i ka shtrire duart…..bla.bla.blaaaaa…” ?!
        IDIOT,qe nuk u sherove dot Kurre nga akuzuat kunder te tjereve.

      2. David says:

        Gazeta Tema duhet te ndryshoje,nga sot qe quhet zeri popullit,qe prej dekadash ushqente dhe stoliste vetem diktaturen komuniste si pishtare ne brigjet e Adriatikut.Mjaft me,me demagogji bajate dhe te deshtuar qe nuk i sherben progresit njerezore por vetem djallit.
        Me rrespekt e nderim per miljona njerez te pafajshem qe ja moren jeten diktaturat komuniste-nazifashiste e militariste fundamentaliste bashke me mostrat e bijte e tyre si dje dhe sot.
        USA ka qene dhe do te mbetet mbrojtesi i Lirse,Demokracise dhe Progresit Njerezor.
        Nuk digjet jorgani per nje plesht o Tema dhe ju shkrivane qe vazhdoni ti bini fyellit te prishur komunizmit e nazifashist ,apo atij fundamentalis.
        Sa shqiptareve te pajshem dhe fatkeq ja mori jeten diktatura komuniste, apo bijte e mostrat e tyre deri me sot?
        Vetem grabitja dhe tjetrimi i prones me fuqine e pushteteve ka lene pas mbi 15000 viktima te pafajshme,pa harruar mijra te vrare e te gjymtyer me 1997-8 dhe tragjedite ne dete e toke si Otranto,Gerdeci apo 21 janari etj.Behuni njerezore o te perdale sa nuk ehte vone.
        Kerkoni llogari per to dhe ne mos paci burrerri,te pakten mos hymnizoni nje palo politike te deshtuar apo te shkermoqur ne vite,qe vazhdon qeveris duke mashtruar,grabitur,terrorrizuar e shtuar pas viktimat e rradhes nen moton,”nga i jati,tek i biri,nipi,apo mbesa dhe nje djalle e gjysem”pa I hyre gjemb ne kembe per mijra superkrime e superkorrupsione ne vite.
        Fatkeqesisht trimerite tuja me fuqine e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,i povojne vetem te ndershmit,dhe drogmenet,e prostitutat e semaforeve,por mos harroni dita e gjykimit po afron dhe fundi per ju do te jete nje fund I turpshem dhe pa kthim,sikurse i milloshevicit,sadamit e gaddafit me shoke.Besoni o mostra e pjella te jashteqitjes shqiptare ne vite.
        Sado vrere qe ju te publikoni,nuk mbullohet DIELLI ME SHOSHE.

  4. WTF! says:

    OMG?! te hedhesh bomben ne njerez te pafajshem pa t’u dridhur dora e pa pyetur se ne turme mund te kete edhe femije, vetem sepse nje terrorist mund te jete mes tyre? dhe me pas t’i quash “armiq te vrare ne aksion”? Edhe femijet e vrare keshtu i quakan? Dhe te mendosh qe keto vrasje i miratoka, as me pak e as me shume, por vete Kryetari i “Demokracise me te madhe ne bote”? jam pa fjale!!!!

  5. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Pra thene ndryshe: Kush ua beri peshqesh berishen, nanon dhe meten?” Po jeten dhe pasurite e ramizit kush ua sigiroi???

  6. Shpresoj qe amerikanet te zhdukin te gjithe xhihadistet shqipfoles. I bejne nder te madh vendit. RROFTE AMERIKA!

  7. David says:

    Berishen,nanon,meten dhe soj sorollopin e politikes shqiptare nuk u a beri peshqesh askush nga jashte,por e zgjodhet Ju me indiferentizmin tuaj,apo thenjen popullore,”larg qytetit tim,larg lagjes time,larg bythes time”dhe kjy eshte produkt i nje heshtje e te quajturve INTELEKTUALE,profesore e doktorre,apo e nje populli qe hesht perpara c’do cperfytyrimi njerezor nga politikane te dites ne vite qe pa frike e paturpesi riciklojne vetem boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tri pushtetet pa I hyre gjemb ne kembe per mijra krime e superkorrupsone deri me sot.Ky popull fatkeqesisht pa tjeter do te provoje e shijoje pasojat e heshtjes se Tij.
    Nje popull qe hesht eshte i detinuar te vuaje,jo nga te tjeret,por nga vete heshtja e tij,o un..ti…ne te gjithe…..,nga ato fatkeqe.

  8. gino says:

    Ky nuk eshte lajm i ri.Keto gjera dihen prej kohesh.Mos harxhoni kohen duke lexuar perseritje te ketij lloji.Rrofte amerika !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje