Hollande kërkon rregulla të qarta me Turqinë

15 Tetor 2015, 17:57Bota TEMA

Presidenti francez, François Hollande, u shpreh sot në Bruksel për vendosjen e “rregullave të qarta” me Turqinë për sa i përket pritjes së refugjatëve, në veçanti për kërkesat e Ankarasë për heqjen e vizave me BE-në për shtetasit e saj.

“Nuk duhet që nën pretekstin që Turqia të na ndihmojë për bllokimin e refugjatëve që janë në këtë vend, të ketë liberalizime të vizave pa asnjë kusht për persona që nuk njohim identitetin ose që nuk mund t’i verifikojmë”, vlersoi Hollande në mbledhjen evropiane që ka për objektiv krizën e migrantëve.

Shefi francez i shtetit mbështeti krijimin e rregullave të qarta me Turqinë.

“Ky vend jo vetëm që duhet të ruajë refugjatët që janë në popullsi apo në kampe dhe që duhen ndihmuar. Por ne duhet gjithashtu të evitojmë që të ketë trafiqe që mund të sjellin drama dhe tragjedi të tjera”, insistoi ai.

Nga ana tjetër Hollande u shpreh se “bashkohet me Merkelin pasi do të ishte shumë e lehtë që sot të mos i vemi në ndihmë Gjermanisë me pretekstin se janë gjermanët që do mbajnë barrën më të madhe”.

“Ka disa momente që duhet të jemi më shumë Evropianë”, vazhdoi ai.

“Gjermania ka bërë përpjekjet më të mëdha dhe sot duhet të kemi një mekanizëm të përbashkët të mbrojtjes së kufijëve tanë”, theksoi presidenti francez./

2 komente në “Hollande kërkon rregulla të qarta me Turqinë”

  1. komunisti parizien says:

    turqit se kane kuptuar akoma qe per pak kohe do behen refugjat si sirianet sot

    1. Apofiritira Metaqirizmeno says:

      hahaha prandaj dhe greket po dynden me autobuza per pune !
      Apo mos ndihen si ne shtepine e tyre ne Turçelli ?!?!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje