Në Kuran s'ka ligj që ndalon ndryshimin e seksit- Ndaj kjo procedurë lulëzon në Iran!

15 Tetor 2015, 12:34Bota TEMA

Në Iran një person s’mund të jetë homoseksual, por ju keni të drejtë të jeni dhe të jetoni pa u përndjekur si transgjinor.

Një shteg në ligj, do të thotë se në vendin rreptësisht-fetar kryhen më shumë operacione për ndryshimin e seksit se në çdo vend tjetër, me përjashtim të Tajlandës.

Dhjetë vjet më parë, Tarane ishte i njohur si Amir.

Kjo ishte para se ajo të takohej me një grua në një kafene që kishte bërë një operacion për ndryshimin e seksit.

“Kur u largova nga kafja, unë nuk isha më Amir,” thotë ajo për Euronews. “Unë kuptova se ku vërtiteshin ëndrrat e mia. Ndjeva se më në fund unë po lirohesha nga prangat e mia”.

Në Iran, marrëdhëniet mes të njëjtit seks  dënohen me vdekje. Por nuk ka asnjë ligj kundër operacioneve për ndryshimin e seksit në Kuran…  dhe procedura ka lulëzuar.

Ayatollah Yousef Saanei thotë se është një rast i asaj që nuk është e ndaluar shprehimisht, ndaj  është e lejuar “. Në Islam, ka një parim që thotë se çdo gjë është e lejuar nëse nuk ka argumente të forta kundër tij ose një ligj që ndalon atë”.

Grupet e të drejtave të njeriut megjtihatë  janë kritike. Ata thonë se njerëzit nuk duhet të detyrohet të ndryshojnë seksin për të mbijetuar./j.h

 

 

4 komente në “Në Kuran s’ka ligj që ndalon ndryshimin e seksit- Ndaj kjo procedurë lulëzon në Iran!”

  1. loku says:

    kurani ndalon cdo gje qe eshte kundra shkaterrimit te shoqerise! eshte libri me perfekt ne bote qe ndalon nga cdo gje te neverishtme!

      1. Trufus says:

        Pirdh se shfryehesh.Libri me i persosur eshte “Enveri yne” i Ramiz Alise.

  2. taso kume says:

    KUSH e beri kuranin nuk e parashikoje shkenca do ecte kaq large,qe k….. e njerit do ja shisnin njeres,dhe mikun e asaj do e perdornin per qepjen e veglave te tjetrit,kjo tregone se feja eshte nje hipokrizi,dhe shkenca ne vende te shpetoje njerzit nga semunjet meret me pislleqe te tilla,pavarsishte se punohet me “dorashka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje