Ish-kreu i CIA-s, Allen Dulles (i interesuar nëse LSD mund të përdorej për të programuar vrasës zombi) urdhëroi vrasjen e Presidentit Kennedy

14 Tetor 2015, 13:12Bota TEMA
Ish-kreu i CIA-s, Allen Dulles (i interesuar nëse LSD mund të

A ishte drejtori i CIA-s,  Allen Dulles ai që urdhëroi vrasjen e Presidentit Kennedy?

Ky është pretendimi i gazetarit David Talbot në librin e tij më të ri ku aludon se  shefi i spiunazhit  tradhtoi çdo President të cilit ai i shërbeu.

Gazetari Talbot bën një varg akuzash kundër Dulles, ku thotë se ish-kreu i CIA-s kërkoi që John Fitzgerald “Jack” Kennedy “të hiqej qafe” për  të mirën e  vendit.

Talbot këmbëngul se Alen Dulles mbikqyri eksperimente jashtëzakonisht të rrezikshme në trurin e njeriut, ku ishte veçanërisht  i interesuar në zbulimin nëse “LSD mund të përdorej për të programuar diversant apo vrasës zombielik”.

Ish-drejtori i CIA-s Allen Dulles urdhëroi vrasjen e Presindetit Kennedy,  sepse ai përbënte një “kërcënim për sigurinë kombëtare”,  ku sipas librit,  kreu i “agjencisë më të fuqishme” gjatë Luftës së Ftohtë, kishte kërkuar “eleminimin” e ish presidentin.

Në fushën e shahut të Djallit: Allen Dulles, CIA-s dhe  Ringjallja e Qeverisë Sekrete të Amerikës, Talbot deklaron se Dulles dhe vëllai i tij John Foster Dulles, Sekretari i Shtetit nën ndikimin e Dwight Eisenhower, ndihmuan në minimin e demokracinë amerikane.

Themelues dhe redaktor i përgjithshëm i Salon.com, Talbot thotë gjithashtu se Dulles  u përpoq të bëjë një marrëveshje me Gjermaninë naziste në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore,  që do ta linte Hitlerin jashtë, por shume nga Rajhu i Tretë do të mbeteshin  në krye.

Talbot shkruan: “Uashingtoni është marrë gradualisht përsipër nga drejtuesit e biznesit, Avokatët e Wall Street  dhe bankierët e investimeve.
Gjatë administratës Eisenhower, vëllezërit Dulles do tu jepej përfundimisht licencë e plotë për të ushtruar pushtetin e tyre në arenën globale.
Në emër të mbrojtjes së botës se lirë nga tirania komuniste, ata do të imponojnë një mbretërim amerikan në një botë  “së cilës i kanë shtirë” terrorin bërthamor dhe kamën e brutalitetit.

Vëllezërit Dulles do të  rezultojnë mjeshtra në shfrytëzimin e gjendjes  së ankthit dhe vigjilencës së përhershme që shoqëron Luftën e Ftohtë.
Ai shton se  “Historia Allen Dulles vazhdon të fanit vendin.” Eksperimente për kontrollin e mendjes, tortura, vrasje politike,  mbikëqyrja masive e qytetarëve amerikanë dhe aleatëve të huaj, këto ishin të gjitha mjetet e përdorura gjerësisht gjatë mbretërimit të Dulles”.( Marrë me shkurtime nga Dailymail. Përgatiti: Jonida Hitoveizi)

 

 

 

12 komente në “Ish-kreu i CIA-s, Allen Dulles (i interesuar nëse LSD mund të përdorej për të programuar vrasës zombi) urdhëroi vrasjen e Presidentit Kennedy”

  1. hajdari says:

    Cojini llaf Osames (me falni, Obames) se ben vaki e hap ai dosjen dhe zbulon te verteten. Se eshte djale guximtar, i mencur, i forte…. abronzato

    1. Dritëroi says:

      Zoti Hajdari, jo shkon shumë emri që mbani.

    2. Majlinda says:

      Ky Dulles me Origjin Gjermane, dhe natyrisht qe do perkrahnte Gjermanine naziste te asaj kohe, ka vrare dhe torturuar shume amerikan, nje sharlatan- kriminel ne krye te CIA’s qe as vete Kennedy nuk mund ta hiqte qafe,

  2. hajdari says:

    …. coni edhe prokurorin tone DHALLA, se burrash ai vetem e zgjidh ate pune !
    Pse jo edhe gjyqtarin Xhin Xhoni, me qorape KAR-tier !

  3. nji uj selite te lutem says:

    EDHE KTA per te vra shoket e vet te tmerrshem paskan qen,mos themi te frikshem fare.

  4. Akrepi says:

    Ndaj CIA qe prej themelimit te saj quhet agjencia e puneve te zeza qeveritare
    Pra shtet me vete, por ne emer te shtetit, gjithcka per te kontrolluar gjithcka ne rruzull
    Ka mundesi qe Kennedy tia kete vene syrin ketij me e heq pas gjirit te derrave dhe deshtimit, por Dulles u tregua me i shkathet, me pak ndihme nga Kastro
    Me nje fjale pak nga pak po konfirmohet zyrtarisht se vete shteti vrau shtetin shah-mat

  5. tomsojeri says:

    Kriminel te lindur e sadist qe mbreterokan keshtu ne majen e piramides demokraci ! Ju roft shtatorja gjigande e liris, se tipat si ky Dallas e Huver benin ligjin ne shtetin simbol te demokracis !Krime ,eliminime e burgime ne heshtje kan ber drejtusit e CIA e tani mbas 50 vjetesh po na “hapin” nje “brim” te “shofim”pakez te verteta qe fshiheshin ne “Demokracin amerikane”!Pra nje drejor i CIA urdheron vrasjen e presidentit dhe te vllait te tij me pas ndryshe nga vendet komuniste qe kto behen me urdher te kryetarit apo udheheqsit te partis !!!

  6. mira says:

    Kete shkrim po edhe shume e shume e shume te tjera t’i lexojne trutallashet ne Shqiperi dhe Kosove sepse edhe m.. te bejne amerikanet ne shqiperi dhe Kosove ata thone eshte shume i mire do e hame se eshte amerikan.
    Kur vrasin njeri tjetrin cfare na kane ne??!!

  7. kampaçurreta says:

    NUK ISHTE BUDALLA “DULLA” SHQIPETAR QE GJITHNJE U VENDOSI KUFIRIN TEK THANA,AI I NJIHTE ME DHEMBE E DHEMBALLE,SIGURIMI SHQIPETAR U ERDHI HAKUT KETYRE CIA,KGB,UDB. VDIQ DULLA U SHKRI SHQIPERIA,SKA ME SHQIPETARE,SKA PATERJOTE,SKA ATEDHETAR,KA VEC LEGENE,KUSAR HAJDUTE,ME SHENDET DHIMOKRACINE O POPULL TA GEZONI.

    1. analist says:

      @Mira,
      E para, ky nuk eshte nje version zyrtar, por thjesht nje spekulim i imagjinates se nje gazetari amerikan.
      E dyta, askush dhe asnjehere nuk ka pretenduar se amerikanet jane nje republike engjejsh, sepse aty ka edhe djaj, por qe ne kete vend ata jane me te paket ne numer sesa se ne cdo vend tjeter te botes e tregojne faktet. Amerika ka sfiduar dy kercenimet me te medha qe i kanoseshin lirise dhe demokracise dmth nazizmin dhe komunzimin si dhe sot eshte garanti i paqes ne bote. Pa friken e Amerikes rendi boteror do te binte brenda 24 oreve: Rusi do te pushtonte nje nga nje te gjitha vendet e europes qendrore dhe lindore qe dikur ishin satelite te saj; Serbo do te pushtonte Kosoven dhe Bosnjen; maqedonia do te ndahej mes Serbise, Greqise dhe Bullgarise; Koreja e Veriut do te pushtonte Korene e Jugut; Kina do te pushtonte Tajvanin; vendet arabe do te sulmonin Izraelin etj.
      Se treti, Amerika duke shkelur edhe ligjin nderkombetar dhe pa pasur asnje interes te drejperdrejt ne ceshtje shpetoi popullin e Kosoves nga shfarosja qe po pergatiste Milloshevici ne pranveren e vitit 1999. Mesoje se rregjimi i Milloshevicit po perkatiste operacion ushtarak patkoi (Shoehorse), sipas te cilit, e gjithe popullsia shqiptare e Kosoves ose do te zhdukejn ose do te shpergulej me force nga Kosova, duke lene vetem nje minoritet rreth 50.000 banoresh shqiptare thjesht si relike. Mjafton ky fakt qe cdo shqiptar te jete pro-amerikan, pavaresisht sesa “te keqinj” jane ata me njeri-tjetrin dhe me popujt e tjere. Me shqiptaret ata kane qene gjithmone miqesor dhe na kane mbeshtetur.
      Se katerti, nese Amerika dhe CIA jane kaq te keqinj, ju turqit shqipfoles te Kosoves dhe te shqiperise, provoni edhe njehere shtete dhe sherbime sekrete te mira si psh Rusin/ Serbin dhe KGB/ UDBE-ne, sepse me sa duket periudha 100 vjecare e kesaj prove nuk iu paskesh mjaftuar. Ne fakt ti dhe ata qe mendojne si ti meritoni edhe njehere Rusin/Serbin dhe KGB/UDB-ne e tyre. Dhe kesaj here as baba erDOGani nuk iu vjen ne ndihme sespse ka hallet e veta sepse Rusi cdo dite po i shkel hapesirat (ajrore) dhe ai vetem ankohet ne Bruskel te NATO-ja.

  8. rigenci says:

    O,mira mos je pak driteshkurter ti. Po sipas teje me ke te behemi ne me stalinorruset, te cilet bertasin vritini shwipetaret. Ne cia amerikane ka dashur te na shpetoje nga enveri ,po ne si popull besnik nuk e lame. Pastaj cdo shtet ka punet e tij te zeza nuk behet fjale.

  9. Zeta 63 says:

    Ky lajm nuk mund te jete i plote per shume arsye deficiente! Familja Kennedy ka nje origjine Irlandeze i ati ka qene nje trafikant alkoli i bere milioner dhe simpatizanti i A.Hitlerit. Po thuajse te gjithe pjestaret e familjes Kennedy jane vrare dmth deri me sot e jo vetem mbas vrasjes te presidentit John Fitzgerald Kennedy ne 1963 ne Dallas Texas.Vrasja e Marylin Monros dhe pjesmarrja ne vrasje te Sam GianCarlos siciliani mafioz i shtyre nga ish presidenti si edhe skandali seksual -Kennedy edhe Bob qe e kane perdorur ne te njejten kohe Marylin Monron ne shtrat, tregon shume qarte se J.F.Kennedy nuk ishte vertete ai engjelli shpetimtar i humanitetit qe citoi ne Berlin : une jam nje Berliner. C.I.A dhe F.B.I qe e kane eleminuar te gjithe familjen Kennedi kjo gje tregon qarte se ata e kane cenuar interesin e shtetit amerikan. Vrasja me enigmatike ishte perpara 16 vjetesh ku avioni ku ndodhej Carolyn Besset dhe John Kennedy djali i ish presidentit u rrezua ne nje menyre enigmatike ne oqeanin Atlantik ,mediat aksident, dhe pas nje fare kohe u gjeten edhe mbeturinat e avionit privat dhe trupat e viktimave! E gjithe kjo drame apo tragjedi e familjes Kennedy ka nje shpjegim te dukshem si nje familje e pa deshirueshme nga vete autoritetet Amerikane, qe e kane marre ne paramendim mos ardhjen me ne pushtet nga pjestare te ish familjes Kennedy, ku faktet flasin te gjitha 1963 vrasja e presidentit nga J.Patrick.Oswald dhe me vone te gjithe te familjes te eleminuar njeri pas tjetrit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje