Filantropi i njohur gjerman Harald Hoepnner ka bërë një protestë të veçantë ditën e djeshme para ndërtesës së Rajhtagut.
Ai ka vendosur një gomone me njerëz për t’u treguar qeveritarëve gjermanë se si ndjehesh të jesh një refugjat.
Hoepnner ka shpëtuar mbi dy mijë persona në gjirin e Libisë duke i transportuar në brigjet greke.
Vetëm dy ditë më parë ai shpëtoi 130 të tjerë.
“Njerëzit kuptojnë vetëm gjërat që shohin dhe prekin. Organizova këtë protestë përpara Rajhtagut për t’u lënë qeveritarëve të kuptojnë se çfarë ndiejnë refugjatët.”, tha Hoepnner./a.l