Prapaskena/ Ja si po financon SHBA në mënyrë indirekte ISIS-in

15 Tetor 2015, 13:00Bota TEMA

Tashmë e pohon edhe Financial Times, mercenarët e dërguar nga SHBA po financojnë luftën e ISIS.

Sipas të përditshmes britanike ISIS përveç burimeve financiare nga shitja e veprave të artit apo dëmshpërblimet nga pengjet, ka fituar vetëm vitin e fundit 500 mln dollarë nga shitja e naftës.

Klienti kryesor i tyre është Free Syrian Army, rebelët e stërvitur nga CIA që blejnë karburant për mjetet e tyre pikërisht nga ISIS.

Në hetimin e gjatë të kryer nga FT tregohet se si të ashtuquajturit rebelë që “luftojnë” ISIS janë të “detyruar” të blejnë naftë pikërisht nga ata.

“Është një situatë që të bën të qash dhe të qeshësh. Por nuk kemi zgjedhje tjetër. Askush nuk na furnizon me naftë”, thotë një rebel në Aleppo.

Çdo ditë sipas llogaritjeve të FT, xhihadistët fitojnë 1,5 mln dollarë nga shitja e naftës. Sipas FT sulmet e koalicionit të SHBA-ve kanë bërë shumë pak për të luftuar ISIS dhe mund të konsiderohen një dështim.

Një akuzë shumë e rëndë kjo duke krahasuar bllokadën që ndërkombëtarët i bënë burimeve financiare të AL Kaedës pas sulmeve të 11 shtatorit.

Akuza përforcohet edhe nga Jana Hybaskova, ambasadorja eeuropiane në Irak e cila thotë se “shumë shtete europiane janë furnizuar me naftë pikërisht nga ISIS”.

Sipas saj shtetet kryesore që janë pas trafikut të naftës janë Turqia, Jordania dhe Kurdistani iraken./a.l

9 komente në “Prapaskena/ Ja si po financon SHBA në mënyrë indirekte ISIS-in”

  1. Moza says:

    me duket se te gjithe kete loje SHBA po e ben

    http://bit.do/a-eshte-prapa-ISIS-SHBA

  2. monaliza says:

    As nuk diskutohet qe Strumbullari eshte Amerika .

  3. Hanxhiu says:

    Si more, e bëri Amerika, këtë gjë…???!!! Kam mbetur “pa fjalë” nga këto që po shkruani…!!! Amerika “jonë e Madhe”, simboli “i Demokracicë”, “i sinqeritetit”, ky “ëngjëll mbrojtës” i popujve të Botës, ka bërë këtë gjë…???!!! Ju lutem shumë…shikojeni përsëri shkrimin…!!! Siç duket, Sala ynë (që e paçim, mos humbasim farën), i ka ditur më parë këto gjera, prandaj “e lufton” Amerikën, ndërsa ajo e do fort, “si birin” e saj, siç “donte” edhe Bin Landen (njëherë e një kohë, kur “luftonte” rusët në Afganistan), siç do “bijtë” mjekërroshë të ISIS në “luftën e shënjtë” kundër “hegjemonisë ruse”…(???!!!)

  4. Mbeshtes komentin e Kol Tivarit alias bythcarit.

  5. laku says:

    Jeni bo si gazete Ruse o tema,ku i germoni kto lajme bollshevike se late nam.

  6. Laveri says:

    Kujtoni se çna ka bere ne keto 25 vjet ,shkojne e vijne senatore e biznesmene qe trashen me paret tona ,plus 97ten te dirigjuar nga zyrat e CIA ne Washington

  7. tomsojeri says:

    Po si kujtoni se amerika po ju fal pare ktyre or miq? Jo or laku jo, nuk jan lajme bolshevike kto ,po rroft interneti, qe akoma nuk e kan ven ne zaptim te plot e marim vesh akoma te verteta, se ndryshe “buaj parmende” do na kishin !
    Mir ben o Tema e ju hap syt deleve, se kta amerikanet me miqsin e madhe qe kan me halen me te madhe te shqiptareve,ja nxoren bojen vetes dhe po tregojn kush jan !

  8. David says:

    A thua se gjithe ky artikull nje sihariq apo mishmash allakomunist,apo nje pasoje e mos denimit te krimeve macabre te diktatures komuniste dhe pjellave te tyre qe si dje dhe sot na popoganodjne ndersherin e nje prostitute semaforsh,qe nuke ka nevoje me as per ze e figure se tashme me praktikat e saj ne riciklimin e botes se krim-KORRUPSIONIT-imoralo-politik,nuk len me vend per medushje??????????????????????????????????Booooooooll-meeeeeeeeeeeeeeeeeee,nje fashat qe duket nuk ka nevoje per kalauzer nga pjellat e mostrat e diktuatures komuniste qe c’do dite te vitit,vetem se mashtrojne,grabisin,terrorrizojne ne c’do cep te globit me fuqin e pushteteve,duke shtuar pas viktimat e rradhes se fuftes se felliqur per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit.
    Komunizmi deshtoje si teori e praktike alla Marksiste-leniniste-staliniste-enveriste-milloshevicjane ejt,ngase nuke kishte te ngopur me leke te piset dhe pushtet pakufi brenda djallit,duke u bere pale me krimin dhe e ushqeu ate.
    Askend te mos e genjeje mendja se duke ushqyer ekstremizmin e c’do forme e ngjyre,apo besimi qofte mund t’i shpetoje ndeshkimit,Zoti vonon por kurre nuk harron ta ndeshkoje,cilindo qe eshte pjese e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik apo qe e ushqen ate.Besoni,para Zotit te gjithe jane ASKUSHI,askushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje