VIDEO E PLOTE/ Ja arratisja e trafikantit më famëkeq të drogës “El Chapo”

15 Tetor 2015, 13:40Bota TEMA

Është publikuar mbrëmjen e djeshme videoja e plotë e arratisjes së trafikantit më të madh të drogës në Meksikë “El Chapo” Guzman.

Ai u arratis në korrik të këtij viti nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë.

Kjo ishte arratisja e tij e dytë e madhe.

Më herët ai ishte arratisur në 2001 nga një tjetër burg i sigurisë së lartë në Guadalajara.

Guzman ishte lideri i kartelit të drogës Sinaloa, më i madhi në Meksikë.

Ai është në kërkim ndërkombëtar por interpoli ende nuk ka gjetur gjurmë të tij.

Vetëm pak javë më parë i biri zbuloi vendndodhjen e të atit aksidentalisht me anë të një fotoje në rrjetet sociale.

Ai ishte në Kosta Rika por mendohet se ka ikur me kohë nga ai vend.

56-vjeçari u largua nga qelia me anë të një tuneli 1,5 metra të gjerë që kishte hapur vetë me ndihmën e disa rojeve që korruptoi./a.l

3 komente në “VIDEO E PLOTE/ Ja arratisja e trafikantit më famëkeq të drogës “El Chapo””

  1. Janullatos ngrenesi says:

    Tuneli ishte 1.5 km i gjate dhe jo 1.5 m. El Chapo pagoi 7 milione $ per te hapur ate.

  2. Francesk Armadhi says:

    Tuneli ishte i gjate 1.5km e jo 1.5m se ndryshe quhet vrime ! Mbesa e keni patur fjalen per gjeresine apo lartesine !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje