Rikthehet Ebola, shfaqen dy raste të tjera në Guine

16 Tetor 2015, 12:06Bota TEMA

Pas infermieres britanike, e cila u shtrua rëndë në spital dy ditë më parë, pas rikthimit të Ebolas, dy persona të tjerë mësohet se janë sëmurë nga virusi i Ebolës në Guine.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se rastet e reja vijnë pas dy javësh pa asnjë rast të konfirmuar të sëmundjes në Afrikën Perëndimore.

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, i ka bërë këto komente sot në Gjenevë.

Afro 10,000 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone, prejse ka shpërthyer ky virus në mars të vitit të kaluar.

Situata, sidoqoftë, është raportuar më e qetë qysh në pranverë të këtij viti.

1 komente në “Rikthehet Ebola, shfaqen dy raste të tjera në Guine”

  1. .. says:

    E dashur Merkel!!!Vije doren ne zemer dhe prano akoma azilante te tjere nga afrika!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje