Aksion blic për kapjen e famëkeqit “El Chapo”, ia hedh sërish por plagoset

17 Tetor 2015, 12:58Bota TEMA
Aksion blic për kapjen e famëkeqit “El Chapo”, ia hedh

Polica e Meksikës ka njoftuar se ka kryer një aksion për kapjen e famëkeqit “El Chapo” Guzman, ish-kreut të kartelit të drogës Sinaloa.

Pas informacioneve të banorë të zonës policia u njoftua se El Chapo ndodhej në afërsi të kufirit meksikan.

Por edhe këtë herë ai ka arritur të largohet por duke marrë disa plagë.

Joaquin “El Chapo” Guzman u arratis në 11 korrik 2015 nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë falë një tuneli të gjatë 1,5 kilometra i ndihmuar edhe nga rojet.

Policia meksikane raporton se ai ka marrë plagë në fytyre dhe në këmbë por ka arritur të largohet./a.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje