Një kualifikim historik për në finalet e Europianit dhe kjo sjell shumë kënaqësi për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi i cili ishte i ftuar në emisionin “Football Night” të gazetarit Gianluca di Marzio ku foli për këtë arritje.
“Kualifikimi në Europian është gëzimi më i madh në karrierën time.
Më të vërtetë një ekpseriencë shumë e bukur.
Mendoj se iu kam shpërblyer të gjithë dashurinë që më fali populli shqiptar.
Ata janë njerëz të mëdhenj, të cilët në të kaluarën kanë vuajtur shumë.
Ata meritojnë që të kenë gëzime të tilla”, u shpreh De Biasi.
“Gjatë festimeve isha në skenë dhe ndieja një kënaqësi të madhe kur shikoja të tjerët që ishin aq të lumtur dhe po festonin.
Rinovimi i kontratës?
Ajo automatikisht rinovohet deri më 2017.
Tani do të diskutojmë disa gjëra, pasi deri më tani kam fituar pak (qesh).
Ëndrra për të fituar Europianin?
Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, por gjëra të tilla vetëm sa na shtojnë presionin”.
Debati me Manajn:
“Bëra një deklaratë në lidhje me të, duke thënë se se ai na telefonon për të shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e projektit tonë.
Ai ndihet shqiptar dhe dëshiron që të japë kontributin e tij në Kombëtare dhe kjo gjë më pëlqen.
Ndoshta ai e mori në mënyrë të gabuar deklaratën time dhe e gjitha ishte një keqkuptim.
A mund të ketë një ftesë?
Mendoj se po. Ai duhet të dëshmojë këtë në fushë duke luajtur edhe me Interin”.
Më pas, De Biasi jep disa deklarata mbi Kombëtaren italiane dhe Serie A.
“Conte është një trajner i madh dhe është duke bërë një punë të madhe.
Seria A? Më ka rënë në sy loja e Napolit dhe Fiorentinës. Janë duke bërë një futboll shumë të mirë. Napoli me ardhjen e Sarri-t arriti te gjejë balancin, ndërsa Sousa u përshtat jashtëzakonisht mirë në kampionatin italian. Ai është intelegjent dhe arrin të nxjerr më të mirën nga lojtarët“, përfundoi De Biasi.
Na hapi barkun ky De Biasi. E ku eshte merita e tij, apo qe i dha tre pike Ballisti. Kesaj i thone solli lumi nje kercu. Meritat e tij do te shikohen ne France se sa pike do te marri dhe cfare loje do te demostrojne lojtaret ne fushe. Mos i jepni as dhe nje shtese rroge se cdo gje deri me tani nuk eshte bindse ne se jemi vertet nder me te miret apo eshte nje rastesi.
Edhe gazeta e pranoj mw ne fund qe ka te drejte zoti Duka.
De Biasi do te vazhdoje me kombetaren pasi eshte ne kontrate dhe e mbeshtet ne projektin e tij per me tej. Me ne fund u dorezyan gazetat qe duan ti prishin pune kombetares.
Duka je me I miri.
BRAVO GANI ABAZI
BRAVO KUQEZINJ PER SHPIRTIN E GATES
BRAVO TIFOZAT E MREKULLUESHEM
BRAVO PRESIDENTI FSHF
NA BETE KRENAR
Me pelqeu mbreme ne emisionin dhe tregoi respektin e madhe qe ka per Shqiperine dhe drejtuesit e federates. De Biazi po jep shume por edhe pp merr nga ky sukses.
Vlera e tij je treg eshte rritur tashme bravo bravo bravo
De Biasi ka respektin e zotit Duka dhe e vleresoj maksimum per punen e bere.
Sigurisht ai ka respekt per ne si vend, fale kjo prej asaj marreveshje qe ka me institucionin e futbollit.
Tani je shqiptar sinjor Giani,duhet te mesohesh me pagat tona.Halli eshte te mos i vjedh Duka si ka bere deri tani.
Shyqyr qe te kemi ty o Brace, shpetimtar i kombit, qe lufton korrupsionin me FB. Si do t’ia benim pa ty????
Une e pashe emisionin tek Sky 1 te gjithe, nga fillimi deri ne fund.
Duhet theksuar qe De Biasi mban gjithmone nje qendrim shume korrekt ndaj Shqiperise, edhe kundrejt ndonje provokimi me humor dhe dashamires te gazetareve pjesmares ne panel.
Ndoshta shkrimit tuaj i mungon nje detaj qe duhet permendur.
Pyetjes (ne forme ankete) per teleshikuesit e SKY-it:
“A DO TE ISHIT DAKORD QE PAS ANTONIO CONTE-s NE BANKINEN E KOMBETARES ITALIAN TE VENDOSEJ DE BIASI”,
teleshikuesit u pergjigjen ne 70% te tyre,pro De Biasit.