Ambasadori rus në Tiranë: Operacionet në Siri do të vazhdojnë

26 Tetor 2015, 17:34Bota TEMA

Që prej 30 shtatorit, Rusia kryen çdo ditë rreth 60 bombardime nga ajri në Siri, ku sipas Moskës objektiva janë bazat dhe vetë anëtarët e ISIS-it. Alexander Karpushin, ambasador i Federatës Ruse në Tiranë, në një intervistë për Top Channel thotë se, “operacioni i forcave ushtarake ajrore po zhvillohet mbi parimet e të drejtave ndërkombëtare”.

“Motivi kryesor i vendimit të Qeverisë ruse, për nisjen e sulmeve ndaj grupeve të njohura ndërkombëtarisht si terroriste në Siri, është mbrojtja e interesave kombëtare të Rusisë kundër rrezikut të terrorizmit. Lufta me banda terroriste në largësi. Para së gjithash bëhet fjalë për Shtetin Islamik dhe grupe të tjera me të njëjtin karakter, që organizojnë akte terroriste dhe shkatërrojnë monumentet e kulturës antike. Ideologjia e ISIS-it nuk mund të quhet myslimane, sepse ajo është në kontradiktë me parimet kyç të Islamit. Veç kësaj, ajo po kompromenton Islamin tradicional, si atë të degës së sunitëve, ashtu edhe atë të shiitëve. Prandaj, operacioni i Rusisë, një vend që numëron më shumë se 20 milionë myslimanë është i drejtë në një nivel të lartë, sepse ka si qëllim mbrojtjen e Islamit tradicional. Prania dhe veprimtaritë e Rusisë në Siri janë absolutisht të ligjshme, gjë që nuk mund ta themi për koalicionin e kryesuar nga SHBA-të. Qeveria e ligjshme e Sirisë iu drejtua Rusisë me porosi për ndihmë ushtarake teknike, në mbrojtjen kundër agresionit të jashtëm dhe në ruajtjen e unitetit të vendit. Presidenti i Rusisë ka lejen përkatëse të Parlamentit rus për shfrytëzimin e Forcave të Armatosura jashtë shtetit”, u shpreh diplomati rus në Tiranë, Karpushin.

Ambasadori rus, gjatë intervistës thotë se, operacionet e deritanishme janë të suksesshme.

“Koha që ka kaluar nga fillimi i operacionit vërtetoi efektivitetin e tij. Që nga 30 shtatori, forcat ruse kanë kryer mbi 900 fluturime ushtarake, duke goditur më shumë se 1000 objektiva të grupimeve ndërkombëtare terroriste të ISIS-it apo të tjerëve. Doja të vija në dukje se, objektivat për goditjet ajrore janë të caktuara në mënyrë të përpiktë jashtë qendrave të banimit dhe vetëm mbi bazë të të dhënave zbuluese të vërtetuara, që vijnë nga burime të ndryshme. Ministria ruse e Mbrojtjes, në regjim të përhershëm ofron raportet e goditjeve ajrore të objektivave të ISIS-it në Siri, të cilat janë edhe me akses të hapur”, tha ambasadori rus në Shqipëri.

Pavarësisht kërkesave për t’i ndërprerë bombardimet, ambasadori rus Alexander Karpushin thekson se ato do të vijojnë.

“Në të vërtetë, menjëherë pas fillimit të operacionit të forcave ushtarake ajrore ruse kishte thirrje dhe kërkesa të tilla. Por, deri më tani nuk ka asnjë provë ose shembull, se Rusia qëllon grupe që gjoja luftojnë kundër ISIS-it. Po fillon procesi i konsolidimit të të gjitha forcave progresive dhe mobilizimi i tyre për luftën kundër terrorizmit. Për këtë dëshmon takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë, SHBA-ve, Turqisë dhe Arabisë Saudite në Vjenë, ku u diskutuan çështjet e koordinimit të përpjekjeve të këtyre vendeve në luftën kundër terrorizmit, të formimit të koalicionit të gjerë antiterrorist, për të përballuar rrezikun global nga ana e Shtetit Islamik. Takimi tjetër do të zhvillohet atje pas një jave. Prandaj, procesi i bashkimit të përpjekjeve të shteteve të civilizuara në luftën kundër terrorizmit po avancon”, vijoi më tej ambasadori rus në Tiranë.

Ndërsa për hetimin e zhvilluar në Holandë, për rrëzimin në Ukrainë të avionit të “Malaysian Airlines”, ambasadori e konsideron atë si të kryer përciptazi dhe jobindës.

“Nuk janë shfaqur dëshmi të rëndësishme. Regjistrimet e bisedave të dispeçerive ukrainase, të dhënat mbi fluturimet e avionëve, të dhënat nga regjistruesit autimatikë të ‘Boeing’-ut. SHBA-të nuk kanë paraqitur të dhënat e satelitëve zbulues, që në atë moment ndodheshin pikërisht mbi Donbass. Komisioni holandez deklaroi se, avioni gjoja ishte qëlluar me sistemin kundërajror ‘BUK’, me raketë që është në shërbim të ushtrisë ruse dhe, gjoja raketa ishte lëshuar nga qyteti Snezhnoe, i kontrolluar nga militantët. Në të njëjtën kohë, kompania ‘Almaz-Antej’, e cila ka projektuar dhe prodhon sistemet ‘BUK’, duke u bazuar në hetimin e detajuar çon prova të pakundërshtueshme për të kundërtën. Sipas analizës së karakterit të dëmit të avionit dhe të elementëve dëmtues të raketës, është provuar se avioni ishte qëlluar me raketë të prodhimit sovjetik të vitit 1986. Në Rusi, gjithë këto raketa ishin çmontuar dhe shpërbërë që në vitin 2011, kurse në Ukrainë, raketa të tilla janë ende në përdorim. Rusia është absolutisht e gatshme për një bashkëpunim të tillë”.

7 komente në “Ambasadori rus në Tiranë: Operacionet në Siri do të vazhdojnë”

  1. I gjati me 1 koqe says:

    Kete deklarate e beri perpara se te shikonte “dhembet” e ushtrise tone apo me pas?

  2. Aliu i Prekazit says:

    Bravo Rusi, shtypi keta plehrat e ISIS, terroristet, qe po pergatitin te rrembejne pushtetin e botes! Amerikanet po tradhetojne vlerat e qyteterimit perendimor, duke pergatitur nje model njeriu UNISEX, qe ta kombandojne me pas permes hoxhallareve te ISISit!

    1. Amerikani says:

      O Ali qe po tè kapa do te qi,po akoma me ruset e kinezet o pasardhes kooperativash?

      1. Aliu i Prekazit says:

        Me hongesh Karaducin 18 cm o gjoja Amerikan! Kush te tha ty qe jam me ruset apo kinezet o islamiku i mehalles se bythes?!

  3. Kritiku says:

    Kush jane keta trapa te Top Channel qe nuk lane asnje te huaj qe te marrin ne interviste? Vetem ne Shqiperi ambasadoret e huaj, jane objekt mediash dhe japin mendimet e tyre kuturu dhe kudo.
    Keta qe quhet gazetare, ku e kane bere shkollen dhe a e kane idene se çfare eshte puna e gazetarit? Me çfare te drejte keta trapa, marrin persiper marredhenie dipllomatike me perfaqesuesit e ambasadave te ndryshme? Ambasadoret e huaj kane per detyre vetem qe te mbajne lidhje dipllomatike me instituticionet perkatese dhe jo te perzihen me palo gazetare ne intervista idiote.
    Keni pare ju ne ndonje shtet tjeter qe nje ambasador i huaj te marre pjese vend e pa vend ne çdo studion televizive?
    Na mbyti injoranca!

    1. Taulant Bulla says:

      Qenke koqe kandari komplet or miku i bythes!

    2. Jane intervista te porositura. Nuk i rruhet top-it ti kerkoje interviste ambasadorit rus por ambasadori rus do i kete kerkuar top-it te japi interviste e cila me teper ka efekt propagandistik qe ja jemi dhe ne ne shqiperi, kemi dhe ne ndikimin tone etj etj. Ambasadori rus mesa duket ka marre porosine te testoj opinionin publik ne shqiperi se sa ndikohen nga kjo lloj propagande dhe sa ndikim ka rusi ne shqiperi pas kaq kohesh. Ambasadori jep intervisten dhe nderkohe skalioni j dyte e i trete filorus ben perpunimin e opinionit dhe testimin se sa e forte eshte ndjenja antiruse ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje