Alarm në Siri: Po përhapet kolera mes emigrantëve, rrezik edhe për Europën

26 Tetor 2015, 15:35Bota TEMA
Alarm në Siri: Po përhapet kolera mes emigrantëve, rrezik edhe

Sikur të mos mjaftonin shkatërrimet nga lufta civile, sirianët tashmë duhet të përballen edhe me kolerënn.

Shoqata “Syrian American Medical Society”, shoqata më e madhe sanitare në Siri, ka lëshuar alarmin pas vdekjes së një fëmije pesëvjeçar në provincën e Aleppos.

I intervistuar nga mediat britanike mjeku Ahmad Tarakji deklaroi se fëmija vdiq nga kolera dhe ajo shumë shpejt mund të përhapet në gjithë vendin.

Madje ai theksoi se shumë shpejt mund të shndërrohet në një kërcënim ndërkombëtar.

Ai tha se sëmundja është e kurueshme por për shkak të luftës në Siri është thuajse e pamundur trajtimi i gjithë rasteve.

“Një numër i madh i njerëzisht mund të jetë preku. Zakonisht kolera prek refugjatët dhe një fakt tjetër që nuk ndihmon aspak është se në 80 përqind të rasteve kolera nuk shfaq asnjë simptomë”, tha Tarakji.

Ajo përhapet nëpërmjet baktereve në ujë dhe në Siri favorizohet nga fakti se nuk ka pastrim të mirë të ujit për shkak të mungesës së infrastrukturës së dëmtuar nga lufta.

Në javët e fundit në Irak janë raportuar 1200 raste ndërsa në Siri 7 raste vetëm në një ditë./a.l

3 komente në “Alarm në Siri: Po përhapet kolera mes emigrantëve, rrezik edhe për Europën”

  1. tfgs1 says:

    cojini tek byrazeret e Zikes………….

    1. xxxx says:

      Tek byrazeret “greke” ose jevgjitet e Egjeut do te ishte me e sakt o korrak sufllaqesh shurrtore Janulles

    2. xhaferr.deva. super star says:

      Jane njerz o kurvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje