Skënderbeu (që ka blerë kampionate), vrer ndaj mediave, Partizanit dhe tifozëve: Ju jeni llum, por ne s’na del dot njeri para

26 Tetor 2015, 17:04Sport TEMA

Ekipi i Skënderbeut ka lëshuar në mënyrë të paprecedentë, një sulm plot vrer dhe fyerje ndaj mediave, Partizanit dhe tifozëve, pas humbjes që pësoi dje.

Ekipi korçar, me një deklaratë zyrtare, përdor një gjuhë halabakësh, duke quajtur tifozët e Partizanit “llum”, ndërsa gazetarët, “gazetarucë.

Ja çfarë thuhet në deklaratën e korçarëve:

Marrim shkas nga çensura në mediat e shkruara të ditës së sotme, ku nuk është paraqitur as edhe një fjali për golin “offside” të ekipit të Partizanit, për të reaguar rreth standarteve të ndryshme që përdorin mediat shqiptare, por edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit për situata të ngjashme. Na vjen keq që, përveçse në “Supersport”, goli “offside” nuk u paraqit në asnjë media të shkruar, kjo për shkak të interesave të drejtuesve të këtyre gazetave. Goli ishte qartësisht pozicion jashte loje dhe ndihmoi ekipin e kuq të fitonte ndeshjen.

Eshtë e pabesueshme se si gjyqtari kryesor, ata anësorë, si dhe të tjerët prapa porte, e kanë të vështirë të dallojnë 3 lojtarë përpara portjerit Orges Shehi. Kjo situatë është qartësisht një mbështetje për të zbritur ekipin tonë nga froni. Këtë e përkrahin edhe disa media, disa “gazetarucë” apo disa zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë të lidhur ngushtë me klubin e Partizanit. Sidoqoftë, është pamundur t’i dalin përpara “urisë” së kampionëve tanë për të fituar titullin kampion dhe për të dominuar çdo kundërshtar. Një aspekt tjetër, ku dëshirojmë të ndalemi, janë ofendimet e tifozëve vendas gjatë gjithe 90 minutave kundrejt presidentit, lojtarëve dhe qytetit të Korçës.

Nëse ato ofendime do të bëheshin në stadiumin “Skënderbeu”, loja do të ishte ndaluar dhjetëra here, por Jemini ka mundësi që dje të kishte vendosur “pambuk” në veshë. Eshtë e pamundur të dëgjosh ato lloj ofendimesh, nga disa tifozë, që i përkasin “llumit” të vendit tonë të dashur, madje të mbështetur nga Klubi i Partizanit, dhe të mos reagosh në asnjë moment.

Madje, nuk pati as këshillimin më të vogël për klubin vendas. Këtu po veprohet qartësisht me dy standarte, në kurriz të ekipit tonë. Pavarësisht luftës së hapur ndaj Skënderbeut, do ta keni të pamundur të na rrëzoni nga froni, do eta kenë të pamundur ta mposhtin ekipin më të mirë në historinë e futbollit shqiptar,” shkruhet në reagimin e publikuar në faqen zyrtare të Skënderbeut në Facebook.

Një deklaratë, që rrallë të ndodh ta shohësh nga klubet serioze në Europë.

Dhe, këto deklarata vijnë nga ekipi që bleu shpëtimin nga rënia një kategori më poshtë.

Ndërsa më pas, bleu edhe kampionatet, sa arriti të bëhet ekip.

Partizani ndërkohë ka reaguar me një deklaratë serioze, duke u shprehur se kjo gjuhë nuk është normale dhe duhen te tregohen më të matur me ato që thonë.

Ndërkohë, në fund të deklaratës së vet, klubi replikon me komentuesit, duke shkruajtur se po të mos duan ata, Partizani nuk kualifikohet as në Europë.

Pra, tregon hapur se në të kaluarën ka bërë trukime, pasi dy sezone më parë mundi Partizanin në Tiranë dhe më pas ia la ndeshjen Laçit në Korçë, çka bëri që kryeqytetasit të mbeteshin jashtë Europe.

62 komente në “Skënderbeu (që ka blerë kampionate), vrer ndaj mediave, Partizanit dhe tifozëve: Ju jeni llum, por ne s’na del dot njeri para”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    Hajduti i njeh mire hajduterite dhe kur ankohet per fshf dicka te vertet ka aty pasi hajdutet kne ngren bashk si fshf dhe duka&zeqo&bode

    1. tifozi says:

      Ky vetem lajm nuk esht por koment fund e krye, nivel shum i dobet gazetarie

      1. Kac islami says:

        Temen e semes u bete ju o kokcare

    2. bode mavria says:

      Korcare. me duken njerez shume Naive.
      Ata e njohin veten me mire se kushdo.
      Dhe per kete i kane kushtuar vetes
      Komedine e fameshme:Karnavalet e Korces.
      Atehere perse shqetesoheni ju o tifoze te
      Partizanit,apo ju o Gazetare?A mund ti thote
      njeriu vetes me shume se Karnaval?

      1. Arvanites says:

        E DHJETE O TEMA …U BETE PALE ME 4 IMBECILE QE SHANE E FYEN NJE QYTET QE ESHTE KRENARIA E SHQIPERISE.Lexojeni mire deklaraten e Skenderbeut…nese dini shqip !

    3. marmalata kuqe te kepuca skenderbeut says:

      tani po flasin morrat qe deri dje shkonin e shikonin ndeshjet e partizanit kundra atyre te tiranes…
      dhe korcaret, si njerez te trashe nga natyra, i pranonin morrat e kuq ne gjirin e tyre. tani mbaji morrat! le te ju krruhet pak koka se vete donit ti mbanit afer per inatin e tiransave.

  2. floriri bode says:

    Keta kujtojne se eshte minister finance Ritvani i tmerrshem! Iku Ritvani, o korçare, por nuk e kam me qytetaret e Korçes, por me tregetaret e futbollit ne Korçe me ne krye Mirelin e Tiranes me brekushe. Kur humbet me loje, golat jane ofsajt, ndersa kur fiton me para, golat jane me djerse apo shurre?

  3. Aliu i Prekazit says:

    K.F Skenderbeu nuk ka blere kampionatin ndonjehere, do apo nuk do gazeta TemA. Eshte skandaloze qendrimi qe mbajne mediat e Kryeqytetit ndaj nje ekipi te nje qyteti tjeter si Skenderbeu qe me merite ka fituar 5 kampionate radhe, po aq sa edhe gjuha ordinere dhe fyerjet ne kor neper stadiumet e Tiranes qe behen ndaj nje qyteti te kulturuar dhe te bukur sic eshte Korca

  4. Eros says:

    Reagim emocional prej tifozi, por nuk eshte fundi i botes. Nuk kane thene ndonje gje te jashtezakonshme, per me teper nuk dihet se kush nga klubi e perdor ate llogari.
    Te turpshme jane korret ofenduse ne stadiume dhe ketu ka te drejte. Kush shan ne menyre vulgare nuk eshte gje tjeter veç llum. Nese goli ka qejne offsite perseri duhet te kishte nje diskutim mediatik dhe ta nxirrnin gjyqtarin gabim, pa pretenduar t’i presin koken.
    Une 10 minuta ndeshje pashe dje kur rezultati ishte 0-1 per Skenderbeun dhe e them me siguri qe Skenderbeu eshte i vetmi ekip qe ben loje te nje niveli te mire ku pasat dhe zbritjet tek porta e kundershtarit vijne era futboll. Ekipet e tjera vec luajne me topa te gjata dhe turru perpara per te bere ndonje gol ne rremuje e siper.
    Gjithesesi kampionati eshte i gjate e asgje nuk eshte vendosur dje.

    1. Cubi says:

      Une pelqej femrat dhe mollet e Korces sa per futbollin eshte bere keshtu kush ka leket blene lojtar dhe blen dhe ndeshjet nuk besoj se eshte ndryshe .

      1. Eros says:

        Kush ka leket blen lojtare, ben ekip dhe s’ka nevoje shume per te blere ndeshjet. Po flasim per cfare shohim keto kohe dhe Skenderbeu krahasuar me ekipet e tjera ka me teper cilesi ne loje dhe i mund ne fushen e lojes dhe jo ne skutat e erreta.

  5. xhaferr.deva. super star says:

    Korca i ka fitu me djers..dhe per kte ska ca thot asnjeri..ok perpara tirona bardheblu zjarrrrrrrrrrr

  6. marion says:

    Skenderbeu nuk eshte ekip korcar,se nuk ka nxjerre asnje lojtasr nga ekipet zinxhir,por i ka blere!
    Me Duken mos u kruani se nga ai keni fituar kot 3 kampionate!!1
    Tere jeten keni patur ekip koopertastive,ndersa tamo po na shisni….PORDHE si shume!!!

    1. xhaferr.deva. super star says:

      O robo pordh po shet ti korca ka skuadren me te forte dheti mos moho te verteten..na thuj me cin je tifoz

      1. Aleksander says:

        S’ja vleka fare,kur edhe gazetari ketu po flet si me qene prej Laprake e po mbron ata kalamojt e kqij qe s’lan gjo pa shajt…goli ishte KOMPLET JASHTLOJE.

      2. Al says:

        Bravo xhaferr pas skenderbeut shof tiranen qe mund te rivalizoje skenderbeun pamvarsisht renditjes dhe problemet qe ka klubi , para skenderbe leri qente te lehin bashke me kete palo gazetar qe here pas here del me ndonje shkrim kundra korces si e si tja uli vlerat keti ekipi qe nuk e ka pasur asnjehere shqiperia ne gjithe historine e futbollit.

  7. Pirxh pirxh se lirohesh says:

    ti gazekar i ketij shkrimi qenke neutral

  8. korcari says:

    Ja per keta gazetaruce flet ekipi i skenderbeut,qe ka bere shkrimin edhe nuk ka vene emrin cili e ka shkruajtur.Dy fjale edhe per marion me lart,a e di sa korcare ka ne skuader skendrbeu?

  9. vu vu vu says:

    E ndoqa ndeshjen nga fillimi ne fund. Nuk jam tifoz i asnjeres skuade, por me pelqen futbolli i bukur. Ndeshja ne fjale ishte e bukur, me ritem te larte dhe me grind. I bukur goli i Salihit te Skenderbeut, por te bukur edhe dy golat e partizanit. Kur u shenuan keta gola, nuk pati asnje reagim per “pavlefshmeri” te tyre, as nga lojtaret e Korces, as nga trajneri i tyre. Pra u quajten te rregullt. Tani po shikoj se njeri gol nuk ishte i rregullut dhe kete e thote ekupi korcar ne menyre zyrtare. Per te ardhur keq. Ashtu sic eshte per te ardhur keq dhe e denueshme per disa reagime aspak sportive dhe njerezore te disa lojtareve te “Partizanit” ndaj lojtarit me ngjyre te “Skenderbeut”, Olianka. M’u duk se kishte nuanca raciste ne reagimet ndaj tij, te cilat duhet te ishin ndeshkuar nga gjyqtari
    U uroj sukses te dyja skuadrave, sepse keshtu futbolli yne behet i bukur.

  10. Bruce says:

    C’eshte kjo gazetari pa piken e turpit dhe pa prova merr ane dhe shkruan ne kllapa Skenderbeu ka blere kampionate? Gjyqi eshte pak, gazetari leshi pa piken e profesionalizmit.

  11. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    E ca pastaj qe ishte offsite???
    Ne kemi offsite qeverine, ramen,duken, ps, pd. E na plasi per nje gol

  12. Bruce says:

    C’eshte kjo gazetari pa piken e turpit dhe pa prova merr ane dhe shkruan ne kllapa Skenderbeu ka blere kampionate? Gjyqi eshte pak, gazetari leshi pa piken e profesionalizmit!!

    1. tifoz futbolli says:

      Skenderbeu mbijetesen ne sezonin 10-11 dhe fitoren e kampionatit nje vit me pas e siguroi pas presionit qe Bode ju bente presidenteve te klubeve,ndryshe tatimoret te biznesi…

      1. Bruce says:

        Po kampionati shqiptar eshte ne mos me i trukuari nga me te trukuarit ktu e 25 vjet te gjithe ekipet kane bere marifete mos beni te tjeret engjej dhe njolloset vetem skenderbeu kur ka pas vite trukimesh shume me flagrante se aq.

        1. Alfons says:

          Nuk e paske ndjek kampionatin ti shoku,se si e ka shpetu bythen Skenderbeu ate sezon,dhe si e fitoi kampionatin 1 vit me pas,nuk ka pas aq vjedhje aq flagrante ne historine e fshf-se,prandaj do mbahet men edhe per shume vite me pas. Per kete falendero Boden,qe ja njollosi suksesin.

          1. Bruce says:

            E kam ndjek shoku e kam ndjek po dhe selektive si ju qe po nxirrni vetem 1 vit te Skenderbeut sikur a thua vetem ky e shkaterroi kampionatin shqiptar ose 2010 u nis trukimi i kampionatit shqiptar nuk behet. Shife mire te pakten te ka nderuar si ne loje ne kampionat shume dinjitoze ne krahasim me mediokritetin e te tjerave si ne Europe qe u fut ekipi i pare shqiptar, flit me mire per trukimin e dhjetra tureve qe ka kalu Tirana Dinamo Partizani etj qe skane kalu as kundershtarin e pare, ajo mban ere pisllik e njolle kombetare.

  13. Bruce says:

    @vu vu Ska lidhje lojtaret dhe trajneri mund te mos ta kene vene re direkt qe ishte offside ate e tregon moviola pas ndeshjes dhe aty reagohet ne menyre zyrtare s’eshte argument as per te ardhur keq, reagimi i klubit per golin shume korrekt.

  14. objektiv says:

    Sado kampionate te fitoje Skenderbeu, nuk do i shqitet kurre njolla e titullit te pare kampion dhe turpi se si e shkaterroi kampionatin me para dhe dhune. Kampionatin e pare ne historine e tij e ka fituar me blerje te shemtuara dhe me DUken ne maje te federates. Askush nuk e harron.

    1. Stefan Ziu says:

      Ti “objektiv” me patjeter je nga lagja Cole e Vlores dhe shok me Shpetim Gjiken!

  15. Taulant says:

    Ky artikull eshte shembull pse Shqiperia nuk do behet kurre , kjo gazete dikur prestigjoze dhe asnje anese eshte kthyer ne zedhensin e qarqeve te caktuara . Nuk e di si mund te publikoje nje media qe e quan veten SHqipetare nje artikull te tille . Pa dashur te hyj ne detajet e ndeshjes partizani e meritoj fitoren , tregoj grinte ne fushe ……..

  16. "BALASHI" says:

    Qyteti i kultures!!! Sa mbarova shkollen e larte me caktuan me pune ne Korçe. E po thash shyqyr lapsit e firmes. Ne vajtjen e pare ne kinema 15 minutat e para vetem vershellehej e bertitej si ne xhungel. U mahnita se kisha degjuar per kulture. Kam pare dhjetra ndeshje ne stadium per 22 vjet qe isha atje. Vetem pellisnin e shanin skuadren tjeter. Po nga mendja nuk me hiqet nje ngjarje. Luante me “Partizanin” qe ishte natyrisht ne avantazh. Safet Berishes te pakalueshem ne qender te mbrojtjes ato kohe i kishte i kishte vdekur nje djale i vogel. Si duket spektatoret e dinin dhe ne kor bertisnin: “Mire te gjeti qe te vdiq djali!”.
    Lutem mos me thoni se e njoh mire ate lloj kulture.
    Sa i perket se ky “Skenderbe” eshte me i mira skuader shqiptare e te gjithe koheve, tregon mosnjohje, nenvleresim, injorance, keqdashje… Skuadrat qe ndesheni tani ne grupe te Uefes jane skuadrat qe ndesheshin ekipet tona para 1990. Tani ka ndryshuar formula e ne turet e para eleminohen skuadrat mediokre. Me keto lloj skuadrash ju kaluat me zotesi. Nuk e mohoj, por futbolli i vertete eshte tani. He fitoni ose barazoni nje ndeshje. Ate qe kane bere ekipet tona elitare para 1990. Flamurtari ka 1 fitore, 1 humbje e 2 barazime me nje Barcelone. Tirana ka barazuar me nje Ajaks te futbollit total qe doli ate vit kampion Europe dhe doli 3 here rresht. Po keshtu “Partizani” me Selltikun ka fitore, Dinamo me ate Sportingun tuaj ka barazuar ne Tirane e ka humbur 1:0 ne Portugali, Vllaznia eshte ndeshur me Austrine e Vjenes… etj…
    Deri sa jeni skuadra me e mire e tere koheve ju duhet te lini gjurme sic kane bere 5 skuadrat qe permenda me lart. Pastaj, me thenien tuaj, i bie qe te harrohen Pano, Bizi, Janku, Millo, Kraja, Shllaku, Resmja, Musta, Zhega, rragami, Sinani, Ndoja, Hafizi, Pernaska, Zeri, Jareci, Demollari, Mexhit Haxhiu, Kushta, Ruci, Kola, i ndjeri Minga, vet trajneri juaj Josa, Muça, Bukoviku, Ali Mema e sa te tjere deri tek legjendat korcare, Vaso, Dembo, Pilika, Kaçi, Xhambazi, Dinella. Edhe Mborjari ishte me i mire ne ate kohe. Keshtu qe mos flisni kot.
    Mendoj se nuk mund ti thuash llum nje mase aq te madhe njerezish.
    Sa i perket kampionateve ju i kini me merite. Pas atij te 1933 ju keni 5 rresht e c’ eshte e verteta kini skuader, por jo me e mire e te gjitha kohrave. Ne s’ gaboj ne kampionatin e 2009-2010 ju ne fund te fazes se dyte ishit 12 pike pas vendit te trete nga fundi. Fazen e trete i “fituat” tere ndeshjet e shpetuat. Nga dallaveret e hengri dikush tjeter me pa te drejte. Pastaj dolet kampion me marifete qe ne i dime. Ne nuk na ka lene kujtesa. Ngjarjet nga 2009 e ketej i dime mire. Ndaj ulni koken e mos u hidhni kot si gjelt kapadai. Te te munde “Partizani” ne fushe te vet nuk eshte risi e fundi i botes. Broçkullat pas ndeshjes tregon se jeni edhe mosmirenjohes e mendjemedhenj.

    1. Pirdh pirdh se lirohesh says:

      Ik o trap bej koment per sportin dhe mos u merr me kinemate, teatrot apo orkestrat e Korçës se duket qe je i frustruar.
      Ne Korce behej muzike ne cdo qoshe rrugice po ti do kesh qene ndonje sigurims apo oficer qe je sjelle si i pari i fshatit prandaj s’ta kane pjerdhur.

      1. Alfons says:

        ne fakt kaqoli ketu je ti

      2. toni sport says:

        OBoooooolllleeeeee cthua me realiste nuk behet ekipi me i mire ne histori?Keni fillu me pjerdh nga goja.Jeni aktualisht ekipi me i mire ne vend por jo ne histori se ka ndryshim shume te madh si nga numri i kampionateve te fituar ashtu dhe nga niveli i kampionatit qe luhet.Para viteve 90 futbolli kishte shume rivalitet dhe niveli i shte super kishte plot talente qe sot ne kete kampionat jane me gishtat e dores.Superiorja nje kampionat medioker ku numri i tifozeve vetem ne derbin e kryeqytetit arrin kapacitet te mjaftueshem kurse ju keni pordhe me gjithese jani kampion me shume se 4 mije vete nuk keni ndeshje per ndeshje.E them me bindje qe do e fitoni kampionatin thjesht jeni me te miret por mos beni si viktima sepse nuk eshte humbja e pare edhe vjet humbet por nuk bet ze.Jeni me simpatike kur sflisni.

    2. janina+korfuzi tonat says:

      Sa paske shkrujt mer jar

    3. korcari says:

      Duhet te jesh vlonjat patjeter?e ke bere gjoksin vrime duke shkruajtur budallalleqe.Nuk ta ka fajin skenderbeu qe humbe kampionatin,e shikon gjendjen ku je ketu edhe 6 vjet.Sa per ato qe shkruan me lart,nuk logjikohet ose nuk krahasohet formula e uefas[gjetet pretendim tani formulen e uefas]eshte futboll modern, eshte futboll fizik,nje skuader luan me shume se 60 ndeshje a e kupton,doni apo nuk doni ju historia shkruhet nga ngjarjet qe ndodhin,edhe jo nga sugjerimet,shkruaj kete shkruaj ate.Sa per ate kulture,qe na thua qe bertitej si ne xhungel,e ke gabim ose e ke nga smira.Sepse ajo kulture te ka dhene ty sot,ato germa qe shkruan budallalleqe;Edhe mos na permend emra te futbollisteve qe mereshin me zorr, te luanin per skuadrat e kryeqytetit.Kthehemi tek futbolli;skenderbeu eshte skuadra e pare shqiptare,viti i krijimit 1909,skenderbeu eshte skuadra qe ka fituar kampionatin e pare shqiptar,kjo eshte historia.Skenderbeu eshte skuadra e pare shqiptare qe luan ne grupet e europa lig.Prandaj mbylleni gojen te njollosni nje qytet te tere,qe ju ka dhene edhe po ju jep,dicka qe nuk i kini pasur ndonjehere.Historia jemi ne; 5 here rrjesht kampiona,shijoni skuadren me te mire qe ka pasur ndonjehere shqiperia…………..

      1. bobi says:

        -Po ne kampionatin e pare qe ka fituar mos luante vetem Skenderbeu(nqs ka qene i pari i bie te kete luajtur vetem)?
        -Po ne Europa League keni ne plan te beni ndonje pike(shyqyr qe shenuat nje gol)?
        -Sa per kampionatin qe i vodhet Flamurtarit nuk e thone vetem vlonjatet si tifoz,por e thote gjithe Shqiperia qe ai kampionat do jete kampionati me i shemtuar ne historine e futbollit tone.Turpi me i madh i sportit shqiptar.

    4. totila direktan prenos says:

      “BALASHI ” !
      Konciz ,ne komentin tend ,te tjerat nuk kane rendesi .

    5. Stefan Ziu says:

      Genjeshtar! Genjeshtar. Genjeshtar. Genjeshtar.
      Ne ate kohe qe pretendon ti, policija nuk te linte te duartrokisnje apo te gezoheshe ne rastin e shenimit te ndonje goli.
      Sa per ate se ke qene ne kinemane e Korces, me patjeter shpif, benjen, mashtron dhe me keqdashje shkruan keto genjeshtra.
      Ti as ne ender nuk i ke pare kinemane dhe teatrin e Korces.
      Cfar do qe te beni, sido qe te shpufni, gte mblidheni jo nhjje gazete e ddy tre gazetaruce, por gjith gazetat e Shqiperise dhe gjith TV e Shqiperise, marshimin e Skenderbeut nuk e ndalni dot.
      Iku koha kur sundonin dhe ne sport Petrit Dumja dhe kadri Azbiu.
      Tani vlen paraja.
      Shikoni ne c’gjendje eshte Flamurari i Shpetim burgaxhi Gjikes, shikoni Tironen e tironcave qe s’ka ndeshje ne te cilen tifozet nuk e kontestojne skuadren e tyre te dhjere.
      Shikoni dhe Skenderbeun klub model nga paraqitja e lojtareve , nga stadiumi me i bukur ne Shqiperi dhe nga tifozerija me e edukuar.
      DONI TE BENI PERPARA, DONI TE PERPARONI NE CDO FUSHE TE JETES, HAJDENI MESONI NE KORCE! dOB T’JU MESOJME FALAS! ASHTU SI BENIM NE KOHEN E ENVERIT KUR VININ FSHATARTE DHE QYTETARE NGA GJITHE SHQIPERIJA PER TE MESUAR SI JETOHET!

    6. Bruce says:

      Po mire mo po Tirana Dinamo Partizani e ku di une te tere skuadrat qe kane luajtur turet nga champions ne europa league si ka mundesi qe kto 25 vjet (me formulat e reja te Uefas) skane kalu as te parin, ishin me mediokret qe mund te ekzistonin dhe neper ture shqepeshin me goleada? Skenderbeu me 5 mundesi qe ka pas eshte paraqitur denjesisht tek 1 penalltite ia mohuan europa league (dmth vetem fati) vjet i skualifikoi arbitri ndersa sivjet arriten grupet nje tur ne avance dhe te flasesh keq per Skenderbeun? Po mor po me e sukseshmja eshte viteve post-komunizem ne Shqiperi per ate cka ka arritur dhe turp per kto analiza ku inati e mbyt njohjen e meritokracise.

    7. Kacureli says:

      Z Balash besoj se ti nuk je nje balash, si ne ate kohe qe ne korce njeshin me kete emer se ne pjesen e flokeve , kishin pulle te bardhe kur ishin brune dhe te zeze kur ishin bjonde , sa per qytetin e kultures ti vertet ke pare shume ndeshje por nuk ke pare shume , jete ne korce se besoj do jesh nga ata te sigurimit ose pjella e tyre qe dhe ke hyre pa bilete ne stadium , por vec nje gje po te kujtoj ne qytetin e serenatave ti ke qene vec nje spektator i huaj dhe asgje tjeter , partizani eshte nje skuader qe ne baze te emerit te tij ne ate kohe , ka fituar shume kupa se ishte partizani dhe kaq .. po per skenderbeun qe fitoi kupa me djerse dhe me mundimin e blerjeve te klubit , se dhe ato djerse jane apo jo Z balash . sa per kinemate , skane lidhje me sportin , po ti je nje nga ata qe eshte e kote te flasesh per nje qytet qe eshte mijra vjecar ne kulture dhe arkitekture . nje fjale e qemoceme ishte qe nuk nxiret dhjame nga balashi , thoshim ne ne korce . kampjonati nuk eshte nje ndeshje por nje kampionat , dhe le te fitoje zotesia dhe jo mllefi e njerezve balashe si puna tende .. sa per gjuhen e perdorur ne portalin e Skenderbeut per mua ka dhe njeres qe ne demokraci ngaterojne mirsjelljen me disfaten ose me lodhjen e ekipit , por dhe te pa afte ne politiken sportive . jane skuadra te medhaja dhe humbin jo skenderbeu qe vej nga nje ndeshje ne vend te huaj , normalisht ndeshja duhet te luhej , pas 140 oresh pasi skuadra ishte e lodhur . nejse pune balashesh .

  17. gazetare leshi says:

    ju gazetaret jeni me rrumpalle se tifozet.Nuk e di kush e administron faqen e kf skenderbeut por ato qe thone jane te verteta dhe ju si gazetare jeni me skandalozet jo profesionista nga te gjithe.

  18. liku says:

    Goli I dyte I Partizanit ishte I pavlefshem .
    Ne momentin e gjuajtjes , 2 lojtare te Partizanit ishin ne pozicion jashte loje pasiv para portes ne rrezen e gjuajtjes se topit. Me regullat e reja ky quhet pozicion jashte loje.

    Sa per shitblerejet :
    Skenderbeu ne kohen e Bodes , me presione te medha , shkaterroi skuadren e Dinamos , duke I marre lojtaret , duke e detyruar te linte ndeshjet , e te bente gjithfare trukesh qe te favorizohej Skenderbeu.
    Kush I ka pare ato kampionate I di keto fakte.

    Po nuk ka problem. Edhe kombetares sone o I pelqen te kualifikohet me ndeshje te blera. Edhe shqiptareve sikur po u pelqejne keto pazare.

    Futbolli ketu eshte I piset , qe nga klubet e deri te kombetarja.

    1. Stefan Ziu says:

      lIKU
      Ato qe thua ti kunder Skenderbeut dhe qe prtendon se i dine te gjithe jane genjeshtra.
      ATE VIT DINAMO SHITI LOJTARET ME TE MIRE, DHE DINAMON NUK E MUNDI VETEM SKENDERBEU PO E MUNDEN POTHUAJSE SE SHUMICA E SKUADRAVE QE MERNIN PJESE NE KAMPIONAT. E MUNDI DHE BALLSHI DHE DURRESI DHE TE TJERA.
      KINI INAT, POR INATI TREGON BUDALLALLEKUN E ATIJ QE INATOSET.

      1. liku says:

        Dinamon e fundosi Skenderbeu.
        Bode me shoke I bene presion Dinamos per te favorizuar Skenderbeun.

        Ne 1 kampionat kur Skenderbeu ishte per te rene nga kategoris , Dinamo ishte ne vend te pare me 18 pike diference nga vendi I dyte qe ne muajin janar. Qe nga ai muaj e deri ne fund te kampionatit , Dinamo nuk fitoi asnje ndeshje . Cdo gje e luajti sipas avazit te Skenderbeut . si rrjedhim ate vit , Skenderbeu shpetoi nga renia nga kategoria.
        Keto jane pohuar ne nje interviste ( per te levizionet e vendit te tij ) edhe nga Trajneri Argjentinas qe drejtonte skuadren e Dinamos , kur permendte edhe emrin e Bodes. Intervista I referohet ndeshjes Skenderbeu-Dinamo , ku pjesa e pare perfundoi 0-2 ne favor te Dinamos. Ne pushim te ndeshjes ( sipas trajnerit te Dinamos ) , nje zyrtar I larte I qeverise (Bode) zbret ne dhomat e zhveshjes se Dinamos dhe ben Presion. Pjesa e dyte dhe gjithe ndeshja perfundojne 3-2 per Skenderbeun. Mos harroni , behet fjale per nje kampionat ku deri ne Janar , Dinamo kishte fituar cdo ndeshje dhe ishte 18 pike para vendit te dyte.

        Ne kampionatin tjeter ( qe eshte edhe I pari I fituar nga Skenderbeu ) , Dinamo nje super skuader , per cudi detyrohet te largoje te gjithe lojtaret cilesore drejt Skenderbeut . Kompleksi I stervitjes I dinamos I merret klubit. Presidentit te Dinamos , I vihen gjoba te medha , I behen presione dhe ai me ne fund e le klubin. Dinamo , ne meshire te fatit bie ne kategorine e dyte., ku dergjet edhe sot.

  19. keskebeu says:

    ore rrota e gazetarise. KE prova ti per karlliqet qe shkruan apo karlliku shkruan cte doje e s’mban pergjegjesi.

  20. albani says:

    Deklarate normale.
    Perse te djeg ty kjo deklarate more gazetaruc i temes?
    Normalisht qe goli ne qofte se ka qe ne pozicion jashte loje duhej te pasqyrohej ne kronikat sportive te mediave te shkruara dhe kabllore,dhe mese normale qe ate pjese te tifozeve qe geerthasin dhe shajne si kafshe i kane cilesuar si llum te shoqerise,LLUM dhe me te madhe biles.

    1. korcari says:

      O ALBAN E DJEG,sepse jane vete llumi i asaj gazetarie,qe ne 90 minuta ne nje ndeshje futbolli shahej nje qytet i tere edhe keta[gazetarucet edhe gjyqtari,nuk reaguan sic reagojne kur ndeshja luhet ne korce]qe te gjithe e kane pranuar,qe ne korce nuk ke frike te luash futboll,se mos te vije ndonje karige ne koke.

  21. Ledia says:

    Artikull tipik I percjelle gazetes nga Erjon Brace. Mire qe Nero nuk I thote dot “jo” Braqe ziut, po te pakten te vendose nje emer gazetari te tipit “Boran Bora” qe te behet tamam si ZP ne vakt te vet. Turp

  22. korcari says:

    ku eshte skandali ketu ju jini vertet gazetaruce goli ishte i pa rregulllut dhe ju nuk folet asgje

  23. MERIT says:

    Pse gjithe kjo urrejtje,…mo Mero,.jo pa blere dhe champons legaue, apo uefa cup..cfare energjie harrxojne shqiptaret per te vedhur vrere per njeri tjetrin ,dhe nxites jane mediat e varfera.

  24. tironci says:

    Gazeta Tema financohet nga presidenti i Partizanit, nepermjet kompanise Top Bast ku eshte aksioner.

  25. mimoza tufa says:

    o balash vertet balash do jesh ti nuk e di se ku eshte korca dhe flet per kulture ndersa per artikullshkruesin do jete ndonje idjot nuk ka faj

  26. ndermema says:

    Atehere kur cdo ekip luante me brumin qe nxirrte vete,Skenderbeun e mbaj mend vetem ne kadegorine e dyte.Partizani,Dinamo,Tirana,Vllaznia,Flamurtari jane skuadrat qe kane bere historine e futbollit shqiptar.Tani se si u bene Skenderbeu dhe Kukesi,kete cudi e krahasoj me nje lajm me siper ku thuhet se nje malok nga Leshi i quajtur Aleksander ka pushtuar bregdetin e Golemit.Tani ndodhin shume cudira.

    1. jam says:

      Cudirat ndodhnin ne kohen qe flet ti o i nderuar.Ne kohen e diktatures Skenderbeun e kane trajtuar njejt si trajtoheshin te ”deklasuarit” dhe ”reaksionaret”.Mos fol pa e ditur se si eshte e verteta.Ato skuadra qe permend ti,sidomos ato tiranase ishin te perkedhelurat e sistemit (partizani i ushtrise dhe dinamo e sigurimit) dhe te dilje para tyre per byrone politike ishte turp dhe tradhti aq me teper nese kete e bente Skenderbeu qe kishte ne radhet e tij futbolliste me ”biografi te keqe”.
      Tashti kur cdokush mund te investoje dhe pretendoje te respektohet investimi i tij (per aq sa kjo teori zbatohet ne Shqiperi) duket se cili eshte ekip i vlefshem,ai qe ka me teper arritje dhe vazhdueshmeri.Ky eshte ekipi korcar.Ne vend te pretendojme qe dhe ekipet e tjera te rritin nivelin ne shkallen e skuadres korcare,(aq me mire nese e superojne ate nivel) ne mundohemi te hedhim balte dhe te prishim dhe ate pak realitet te bukur qe ka futbolli yne,njejt si me kombetaren ku drejtuesit e fshf u shqyen dhe u grisen kush ti merrte meitat e kualifikimit.

  27. ABBEY says:

    partizani esht ekip koti edhe kur humbet mediat meren nje jave me te,kjo f.sh.f po te doje edhe terbunin e nxjerr kampion

  28. aureli says:

    Skenderbeu eshte mesuar te fitoje me mbeshtetje nga arbitrat dhe nga federata. Tani qe u rikthye Partizani i madh ta shikojne sa vlejne. Nuk i lane demat te marrin fryme dhe nese nuk do te terhiqeshin pjesen e dyte ne mbrojtje te rezultati do tu kishin bere edhe 2 gola te tjere. Pse nuk flisni per faullat e padhena per Partizanin ngjitur me vijen e zones se rreptesise, po per penalltine e padhene nga Jemini kur topi i drejtuar per ne porte u prek me dore te hapur nga mbrojtesi korçar. Ky partizan eshte per kampion dhe korça tani ti shohe targen Partizanit. Para lojes se vrullshme te demave ngordhet dhe nuk mundet te shkonit nje here ne porte gjate gjithe pjeses se pare, veç golit per merite te Salihit, ndersa Partizani pati 3-4 raste te pastra per te shenuar perveç golave qe beri. Pranoni se Partizani ju mundi me merite dhe kete e pranoi vetem Josa , por take-tukja tani qe ju mbyll goja te flase vete nxjerre tellallet. Le te vazhdoje me komente si t’ja kete qejfi . Partizani do te ece perpara pa u ndalur ne rrugen e titullit kampion.

  29. kernacka korce says:

    Skenderbeu si plaku Mere.
    Iku Bode me Redbullin.
    Sa per golat shume te bukur por te thuash llum tifozerine e Partizanit qe ndez Stadiumet e mban ne kembe idene e te qenit Tifoz kur Skenderbeu vegjetonte neper Kategori inferiore para se ta merrte Redbulli dhe shefi planit te koperatives se Orenjes e Kostenjes Ridvan Bode.
    Tifozeria ne stadium nuk e ka me njerzit apo qytetin e kernackave dhe serenatave por me Llumin e zgjiosur te sistemit te korruptuar qe e ka mbajt Skenderbeun keto vite ne keto nivele .

  30. Ed tironci says:

    Ju qe shkatarrut dinamon…ju ekip bajge qani tani?para se te behej BODJA..politikan…ishit kurrkushi…bastarder!!!

  31. shkodrani says:

    Ky artikull shkruesi anonim, a ka fakte qe Skenderbeu ka blere kampionate?
    Nese ka, pse nuk i denoncon ne Prokurori?
    Turp per gazeten qe boton shashka te tilla. Zoti Mero.
    Nuk shitet gazeta duke botuar artikuj te tille pa pergjegjesi.
    Prandaj shkruesi nuk e ve emrin e tij, sepse pastaj duhet te mbaje pergjegjesi ligjore per ato qe shkruan.
    Ne te kundert mbaje pergjegjesine ti o Mero Trimi.
    Per mua nuk ka rendesi fare se kush fitoi dhe kush humbi, por ne nje ndeshje ku etika dhe miresjellja shkelen me te dyja kembet, atehere mos pacim dhe mos pafshim fare ndeshje futbolli qe vetem ndeshje futbolli nuk jane ndeshje te tilla.
    Nderi dhe morali mbi te gjitha per ne shqiptaret, perjashto artikullshkruesin dhe tifozet palace qe shajne ashtu.

  32. Like googol says:

    partizan vetem ne shqiperi dhe ne serbi ka , ju dhjje……emrin”……… partzan qe kerkonte lirimin e ballistit hhaaaaaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje