Rusia përgatiti terrenin me anë të ministrit të saj të Jashtëm Lavrov për largimin e presidentit sirian Bashar Al Assad.
Por duket se presidenti sirian nuk është dakord të largohet, të paktën jo për momentin.
“Nuk kam ndërmend të largohem pa u mposhtur gjithë terroristët në Siri dhe vendi t’i kthehet normalitetit dhe rrugët të jenë të sigurta”, ka deklaruar Assad.
Para dy ditësh ministri rus Lavrov deklaroi se nëse populli nuk do të jetë dakord për rizgjedhjen e Assad president atëherë ai do të largohet, por Assad nuk është i këtij mendimi.
Komunikata e lëshuar nga zyra e shtypit të Assad përgënjeshtron zërat se ai është gati të largohet duke kundërshtuar në mënyrë të tërthortë dëshirën e Rusisë për ta larguar atë nga pozicioni i presidentit, post që e mban prej 15 vjetësh.
“Familja Assad nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i Sirisë deri sa të gjendet një zgjidhje për sigurinë e popullit sirian dhe sovranittin e shtetit. Kur të garantohen këto atëherë mund të marrim parasysh largimin”, përfundon komunikata për shtyp./a.l
Ky artikull eshte nje pergjigje per Turk-Arnautet, qe karakterizonin Rusine Arogante, Mesjetare, Komuniste, te njeanshme,…ka me shume demokraci se kaq!!!! Vet i perkedheluri i Rusise detyrohet te dali ne “luften” elektorale.
Bravo Rusise.