Meta në SHBA: Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, me interes strategjik

28 Tetor 2015, 22:40Politika TEMA

Gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, kryetar i Kuvendit Ilir Meta është pritur në takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.

Fillimisht Meta u takua me kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, kongresmenin Pette Sessions, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritjen e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimin e ekspertizës së Kongresit Amerikan për çështjet e hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë.

Në këtë takim u diskutua edhe mbi reformat e rëndësishme që po ndërmerren në Shqipëri, veçanërisht ajo në fushën e drejtësisë, si dhe u shkëmbyen mendime mbi çështje të rëndësishme të sigurisë si situata në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatëve dhe situata në rajon, ku u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti.

Më tej Meta u prit në një takim edhe nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit, Ed Royce, me të cilin bisedoi pikërisht mbi politikën e jashtme dhe sigurinë, konkretisht për rolin e Shqipërisë në NATO dhe kontributin e saj në misionet paqeruajtëse.

Edhe në këtë takim u vlerësua roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, ndërsa u fol për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.

Meta vijoi takimet kokë më kokë me kongresmenin Dana Rohrabacher, me të cilin e vuri theksin tek rëndësia e nxitjes së biznesit amerikan për të investuar në Shqipëri, në sektorë strategjikë.

Një tjetër takim ishte ai me kongresmenin Eliot Engel, të cilin kryetari i Kuvendit e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë, ndërsa nuk ngurroi të shprehej se Shqipëria është një partner luajal i SHBA-ve.

“Do të jemi përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale. Terrorizmi mbetet një problem global dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në kuadër të NATO-s. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë me interes strategjik”, tha Meta.

Në kuadër të konferencës, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u takua edhe me ish-sekretarin e Sigurisë së Brendshme, Michael Chertoff, me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

11 komente në “Meta në SHBA: Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë, me interes strategjik”

  1. tfgs1 says:

    amerikonet i duan shume azeret pasardhes te mbretit Hason…………

    1. Lelegu says:

      “amerikonet”, “hason”, ti tfgs shkruan si fshatar tirone…..kushedi sa i shemtuar do jesh dhe ne pamje…

  2. karandashi says:

    mardheniet shqipni amerik jan teper te ngushta
    si bicim burr gruje
    tashti dihet se burri ja hyp grus
    mbetet te thuhet se kush esht ne pozita siperore e kush posht,ne relacjonin USA Albanija.
    haaaaa!!
    u zut ngusht e?
    epo duhet te mos ta vendosesh veten ne pozita ku s ke rrug tjeter.

    sa shum kar po han
    o shqiptar arjan
    kar amerikan
    mikst me afrikan

    1. Sinan Pashe -Topojani says:

      Une, shqiptari Sinan Pashe-Topojani, vezir i pesefisht ne Perandorine Osmane, sot vendosa t’i sherbej Shqiperise dhe Amerikes kunder pordhodoxeve dhe islamikve te terbuar
      fanatik !

  3. Diu says:

    Po flamurin shqiptar ku e ka ky kok tul qe pranon te beje foto pa flamur,amerikani nuk e harron te vetin.keto jane njerzit qe ka rreth vetes ky kok tul.

  4. Antares says:

    Njeri ne Hong Kong me piktura, tjetri ne Amerike me senatoret e Berishes. Keta jane ata qe ne besojme si budallenje se do te ndryshojne kete vend. Ky soj muti, mut ka per te ngelur gjithe jeten. Me vjen keq per ate popull. I ka lene fatet e tija ne duart e ketyre letyrave. Po nuk pati rreagim popullor qe ti zhuke keta qelbesira njehere e mire nga politika, ai vend ka per te vuajtur gjithe jeten.

  5. karandashi says:

    haaa!!!
    flamurin ja ka vjedh “ballisti”,per me bo nanji dron story tjeter ne franc…
    se ballisti kerkoi ndihma nga njerzit,arriti derisa te blej edhe nji land rover xhip,por nuk i dolen paret me ble flamurin,kshtuqe ja vodhi ilir metes ne valixhe kur po nisej per n aeroport.
    tashi,likja ka pare sa per udhtimin,drekat e darkat ja pagujn bisnesmenet shqiptare ,por per flamurin,esht shpenzim i kot.
    duhet me i bo lutje shtetit me ja zvendsu ne valixhe.por kjo kur t kthehet ne shqipni
    opa,ju shtu edhe nji problem tjeter ballistit ne dosjen penale te tij, vec tentatives se vrasjes se vucicit dhe armbajtjes pa leje,kemi edhe vjedhje te prones se shtetit…
    mjer ballisti i shkret ,ce ka gjet belaja me at flamur.

  6. stela says:

    SA miliona rrushfet i dha Meta ameriqonve, qe i rregulluan biografine , dmth qe e ftuan????

  7. mavria says:

    A TAKOI LIKE FLORIRI SEKRETARIN E TIJ, ALMIR RRAPO NE BURGUN FEDERAL?

    ku ky sekretar i Ilir Metes dhe pinjoll i Partise se Punes dergjet me akuzen per vrasje dhe droge ne SHBA. Kjo eshte pyetja qe duhet t’i bente gazeta DITA Kryeparlamentarit shqyptar qe eshte njekohesisht edhe Kryeryshfetciu dhe Mbreti i Korrupsionit ne vendin tone dhe njekohesisht aleat famoz i djeshem i Sali Vrastarit dhe Sali Kusarit dhe aleat famoz sot i Edvin Artistit me qellimin vetem per te zhvatur dhe vjedhur edha ato pak gjera qe i kane mbetur Vatanit tone te gjore.

  8. Skerdi says:

    Meta ka ikur pa asnje lloj ftese ne Washington. Ka shkuar e ka takuar ca njerez ne menyre komplet private e tani shpik ca lajme per shtypin shqiptar. E verteta eshte qe qe pas zgjedhjeve te 2013, Rama e Meta nuk ftohen zyrtarisht ne Washington duke vazhduar “traditen” e Berishes gjate dy viteve te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje