Katër arsyet pse fitoi Erdogan

2 Nëntor 2015, 16:08Bota TEMA

Gazeta e majtë me orientim qemalist, Hurriet, ka bërë një analizë të rezultateve zgjedhore të Turqisë, ku partia e Erdoganit fitoi bindshëm rreth 50% të votave duke lënë pas partitë tjera kundërshtare. Tani ai mund të krijojë vetë qeverinë, për dallim nga zgjedhjet e 7 Qershorit kur i duheshte edhe një parti tjetër bashkëqeverisëse.

Më poshtë keni katër arsyet e fitores së Erdoganit, të përshtatur nga Bota sot.

1. Orientimi negativ i Bahçelit

Partia nacionaliste turke, MHP, duheshte më tepër të distancohej nga sjellja e kryetarit të saj Devlet Bahçeli, veçanërisht në bisedat e këtij të fundit për të lidhur koalicion me partinë AKP.

Kjo ka ndikuar që një pjesë e votuesve të MHP-së në 7 Qershor, të votojnë në 1 Nëntor për AKP-në, pasi nga pazaret e koalicioneve, mendonin se është njëlloj të votohet si AKP-ja, si MHP-ja.

2. Rritja e sulmeve terroriste nga PKK dhe ISIS

Kohët e fundit sulmet terroriste të organizuara nga Partia Komuniste Kurde dhe Shteti Islami, sollën Turqinë në kujtesën e para disa dekadave ku sulmet ishin të njëpasnjëshme dhe vranë mijëra civilë.

Populli turk mendoi se vetëm krijimi i një qeverie të fuqishme dhe stabile mund të qetësonte situatën në vend.
Distancimi i vakët i partisë pro-kurde HDP nga terroristët e PKK-së, ndikoi negativisht te votuesit e saj.

3. Rritja ekonomike

Arma më e fortë e AKP-së është ekonomia. Retorika e fuqishme ekonomike e AKP-së në zgjedhjet e fundit ndikoi pozitivisht te klasa e me të ardhura të ulta. Populli turk mund ti besonte më tepër partisë së Erdoganit sesa partive tjera në lidhje me fushën ekonomike.

4. Ndryshimi i listave zgjedhore

Partia fituese reflektoi nga rezultatet e 7 Qershorit, duke vendosur në lista personat që pëlqeheshin më shumë nga populli dhe jo partia. Intervenimi i Erdoganit në kongresin e partisë AKP kishte impakt pozitiv dhe tregoi edhe njëherë ndikimin e tij në elektoratin turk.

11 komente në “Katër arsyet pse fitoi Erdogan”

  1. elona says:

    1 eshte arsyeja e vetme:70% e popullsise jane injorante.KAQ.Si ne me Salen dhe turqit me Erdoganin.Por ka renie,dhe ai do bjere,si Sala me shoke.Te shohim a do reflektoje Rama pas rezultatit skandaloz te 2015,me rritje te papare te votave per LSI???

    1. Adriatik says:

      Popuj islamike, qeveritar islamike, bomba, lufte, prapambetje…

      1. Dardan says:

        Adriatik. Shtete muslimane jan edhe keto, Kuvajti Dubai Abu Dhabi Katari Malaizia Indonezia Arabia Saudite Azarbaigjani Kazakistani Turqia. Etj te gjitha keto nder shtetet me te zhvilluara ne planetin toke.

        Ndersa shtetet Orthodokse jan keto, Rumania Moldavia Bullgaria Ukrahina Serbia Rusia Gjeorgjia Armenia. Nder shtetet me te pa dinjitetshme dhe me te vorfne ne bote. Keto shtet vetem pianec e prostituta kan prodhue e prodhojn.

    2. delete says:

      Mos e krahaso Shalqir Berishen me Erdoganin se nuk i jep objektivitet argumentit qe don te ngresh. Turqia e Erdoganit u be brenda 10 vitesh kopshe me lule dhe Turqit kete nuk e harrojne. Perqindje e votave pro Erdoganit do kete luhatje por te supozosh qe Erdogani do kete fatin e Salces vicidolit, kjo tregon qartasi injorancen qe ti ke mbi realitetin turk.

    3. Dardan says:

      Fitoi se ha kthej dinjitetin kombit turke. E bani turkin superfuqi botrore prej ardhjes se erdoganit turqia ka njohur rritje ekonomike dy shifrore, duke thyre te gjitha ligjet dhe teorit e parashikimeve ekonomike. Turqia me erdoganin po njehe vete bum bum bum ekonomik e zhvillimor sot ne turqi po ndodhin disa nga investimet me te medha ne planetin toke nuk ka cende ne bote qe perballon disa nga investimet qe po ndodhin ne turqin e erdoganit si prsh aeroporti 36 miliarde ne ndertim ne stamboll.

      Turqia eshte shenderrue ne kryeqytet te turizmit boteror disa nga hotelet me luksoze ne bote sot i gjen ne bregdetin turke te ndertuara keto dhjet vitet e fundit nga investitor vendas dhe arab te sjellur nga erdogan dhe politika e tije e ster zgjuar,

      Vetem nje shembull kuvajti para se te vinte erdogan ne pushtet kishte vetem 3 miliarde investime ne turqi ndersa qe nga ardhja e erdogan investimet e kuvajtit tashme kan arritur ne 47 miliarde e njeta gje me shtetet tjera arabe, Erdogan ka arritur te thithe qindra miliarda investime nga vendet dhe biznesenet e pasur arab dhe musliman, investime keto qe deri dje shkonin ne evrope dhe amerik ndersa erdogan i solli ne turqi me zgjuarsi prandaj e urrejn evropianet ket burr super inteligjent.

      Kompanit turke tashme kan pushtuar tregjet arabe dhe pothuaj se te gjith tenderat multi miliardesh i fitojn kompanit turke te cilat fale punve ne shtetet e pasura arabe ka qind fishue aktivitetin punsimin dhe me ket edhe fuqin investuse ne turqi. Pasi po fitojn miliarda pa funde ne vendet arabe dhe fitimet poj invetojn ne turqi dhe turqia po perjeton vetem bum bum bum ekonomik.

      Turqia sote eshte lider boteror edhe ne mjeksi shkence teknologji shkollim specializim etj etj etj.

      1. Ben says:

        Dardan fitoi Erdogani ju kosovarve do tju bej gjithve rahat nga 1 xhami per secilin qytetar Kosovar ne oborr te shtepis. …. Po ik mor kar andej se ne na intereson europa heret a von na duhet europa. Ju koqevaret kombinoni shum me turkovllezrit shkoni andej.

  2. the Punisher says:

    Obobobobo ky u del Gerrkeve kater here ne jave, ne enderr. Tre heret e tjera u del Schäuble.

  3. KY I KA DHEN ZHVILLIM TURQIS ME RRITJE 10 PERQIND NE VIT TANI I RRI NE GJUNJE EUROPA TURQIS PERPARA SE DONTE NE BE PO NE TE SHKRETET QE ZGJODHEM KET COPEN E KARIT QE SMER VESH NGA EKONOMIA DHE NGA ASGJE DUHET TI TREGOJME RRUGEN NJE ORE DHE ME PARE PA IK PER LESH FARE

  4. anticensurë says:

    hyrieti o bën lojën e fituesit të sotëm ose është në rradhën e atyre që bërtasin gjithnjë për fituesin!!
    përveç të parës të tjerat janë shumë të diskutueshme!!
    nëse flitet për sulme terroriste mund të quajmë ato që ka bërë erdogani kundër kurdëve në siri!!ai me preteksin se po luftonte ISIS ju vërsul kurdëve që luftonin ISIS dhe në të njëjtën kohë dha leje për ISISin që të sulmonte kurdët në turqi!!që të dyja janë të vërtetuara!!
    retorika për rritjen ekonomike është pak si false,sepse turqia pati një rënje të madhe në vitet e fundit!!kjo për shkak të politikës së ndyrë të “fituesit të sotëm”!
    vendosja e “njerzve të pëlqyer nga populli” është një mënyrë justifikimi për ndoshta manipulim votash!!
    për mendimin tim:
    në turqi demokracia humbi shumë!!
    shkatërrimi i saj do të jetë po qe se bëhen ndryshimet kushtetuese!!
    ato mesa duket sdo të bëhen shumë shpejt!!këtë e vërtetojnë ulërimat e davutit kukull dhe mosdurimi i erdoganit për tu bërë sulltan rexhepi i parë!!

  5. nje lexues normal says:

    Evropa i rri ne gjunje Turqise ?! Idiotesi .

    1. anticensurë says:

      lene mo tejtrin të fluturojë!
      çpunë të prish ty?
      një budall më shumë!nuk është se mbarojnë po ti thuash idiot!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje